Fragmente nga jeta e Tabiinėve
Emisioni 29
Tema e emisionit: Imami Muhamed ibnu Wasi El-Esedij 2
Prezantues: Tarik Suvejdan
Fillojmė me emrin e Zotit, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit.
Falenderimet mė tė sinqerta i takojnė Zotit tė Madhėruar, paqa dhe mėshira e Tij qoftė mbi profetin Muhamed a.s, familjen dhe shokėt e tij tė nderuar.
Ne vazhdojmė tė jemi me dijetarin e nderuar, qė i pėrket brezit tė tabiinėve Muhamed ibnu Vasi El-Esedij.
Nė temėn e kaluar, ne folėm mbi pjesėmarrjen e tij nė ushtrinė e Jezid ibnu Muhel-leb. Kurse nė kėtė temė do tė flasim mbi historinė e tij me Kutejbe ibnu Muslim El-Bahilij, njė nga komandantėt muslimanė legjendarė, tė cilėt arritėn tė nėnshtrojnė vendet e lindjes.
Nė emisionin e kaluar pėrmendėm qė kur ushtria muslimane u afrua me rajonin Buhara, popullsia vendase u mobilizua dhe formoi njė ushtri tė madhe, pėr ti bėrė ballė ushtrisė muslimane, nėn komandėn e Kutejbes.
Ushtria vendase arriti ti bėjė ballė ushtrisė muslimane, tė cilėn e bllokoi pėr dy muaj rresht.
I gjendur para njė situate tė tillė, komandanti musliman kėrkoi ndihmė dhe forca tė reja. Mes forcave qė i erdhėn nė ndihmė, ishte dijetari dhe zahidi i devotshėm Muhamed ibnu Vasi El-Esedij. Ndihma i erdhi ushtrisė muslimane nga tė gjithė tokat islame.
Me tu rrjeshtuar dy ushtritė pėrballė njėra-tjetrės, muslimanėt konstatuan se numri dhe armatimi i ushtrisė muslimane ishte mė i madh. Ushtria armike dukej e fuqishme dhe madhėshtore. Kjo bėri qė shumė ushtarė tė frikėsohen para njė realiteti tė tillė.
Duke ndjerė qė morali i ushtrisė sė tij po rrėnohej dhe dobėsohej para njė panorame gjithė madhėshti tė ushtrisė armike, komandanti musliman Kutejbe ibnu Muslim filloi tė kalojė mes rreshtave tė ushtrisė muslimane dhe njėsive luftarake, tė cilėve u kujtonte Botėn tjetėr dhe xhenetin. Megjithatė, frika dukej qartė nė fytyrat e luftėtarėve tė tij.
Duke e konstatuar kėtė, ai thirri:Kam dėgjuar se nė ushtrinė tonė ėshtė dhe Muhamed ibnu Vasi El-Esedij.
Po u pėrgjigjėn disa zėra.
Kutejbe i pyeti:Ku ndodhet?
Ndodhet nė anėn e djathtė tė ushtrisė u pėrgjigj dikush.
Kutejbe pyeti sėrish:Ēfarė ėshtė duke bėrė?
Dikush foli:Ėshtė ulur i mbėshtetur nė heshtėn e tij, me sytė tė ngulitur drejt qiellit dhe me gishtin lart. A dėshiron ta thėrrasim qė tė paraqitet para teje o komandant?
Kutejbe i tha:Jo, lėreni tė lutet dhe ti pėrgjerohet Zotit. Pėr Zotin, gishti i Muhamed ibnu Vasi El-Esedij, ėshtė mė i dashur pėr mua se njė mijė shpata nė duart e njė mijė luftėtarėve tė rinj dhe tė fuqishėm. Lėreni tė lutet, pasi atij i pranohen lutjet!
Lajmi qė Muhamed ibnu Vasi El-Esedij i pranohen lutjet, filloi tė pėrhapej mes muslimanėve, gjė e cila ndikoi nė rritjen e moralit tė tyre.
Ushtria muslimane u takua me ushtrinė armike dhe kjo ndodhi nė njė ditė tė stuhishme. Zemrat e luftėtarėve muslimanė u qetėsuan dhe u mbushėn plot shpirt luftarak. Ata vazhduan tė luftojnė gjatė gjithė ditės. Me tė filluar tė errėsohej, filluan shenjat e ēoroditjes dhe thyerjes tek ushtria armike. E frikėsuar dhe e tmerruar nga ajo qė mund ta priste, ushtria armike filloi tė shpėrndahej nė tė katėr anėt, duke ia mbathur nga tė mundej. Tė vrarėt nė mesin e tyre ishin tė shumtė.
Komandanti i ushtrisė armike, duke parė humbjen e pashmangshme, kėrkoi paqe nga muslimanėt.
Duke e parė nė interes njė marrėveshje paqeje me kėtė popullsi pasi me depėrtimin e ushtrisė nė thellėsi tė tokave tė tyre, rreziku i njė kundėrsulmi nga ana e banorėve ishte i mundshėm Kutejbe e pranoi kėtė dhe marrėveshja u arrit mes dy palėve. Marrėveshja theksonte qė tė gjithė ata ushtarė qė ishin zėnė robėr nga muslimanėt, do tė mbeteshin tė tillė, derisa tė paguanin nė kėmbim tė lirisė.
Mes robėrve tė luftės ishte dhe njė princ dhe komandant i fuqishėm, i cili kishte njė rol dhe ndikim tė madh nė stimulimin e ushtrisė. Ai ishte i bėshėm dhe shumė i fuqishėm.
Ai kėrkoi tė takohej me Kutejben, komandantin musliman dhe ky i fundit pranoi. Me ta sjellė para tij, ai i tha:Unė jam princ dhe kėrkoj qė tė paguaj pėr tė fituar lirinė.
Kutejbe e pyeti:Sa paguan pėr kėtė?
Ai i tha:Pesė mijė enė floriri.: Ēmimi i tyre ishte afro njė milionė dinarė floriri asokohe dhe njė shumė e tillė ishte tepėr e madhe.
Kur dėgjoi kėtė, komandanti musliman u kthye pas dhe pyeti tė pranishmit:Po ju, ēfarė mendoni?
Ata u pėrgjigjėn:Diēka e tillė do i shtonte tė ardhurat tona. Veē kėsaj, ne jemi fituesit e kėsaj beteje dhe asgjė tjetėr nuk na bėn dot ballė.
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij ishte i pranishėm gjatė kėtyre bisedimeve, por nuk foli fare dhe nuk dha asnjė mendim.
Kutejbe, duke e vėnė re diēka tė tillė, u kthye nga ai dhe i tha:Po ti o babai i Abdullahut, ēfarė mendon mbi diēka tė tillė?
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij u pėrgjigj:O prijėsi ynė! Askush nga ne nuk kemi dalė nga tokat dhe shtėpitė tonė pėr tė grumbulluar sa mė shumė pasuri. Ajo qė na ka nxjerė ėshtė vetėm kėnaqėsia e Zotit dhe pėr tė pėrhapur dritėn e Tij nė kėto territore.
Kutejbe tha:Zoti tė shpėrbleftė me tė mira! Pėr Zotin nuk do e lejoj tė frikėsojė dhe tmerrojė qoftė dhe njė grua muslimane pas kėsaj dite, edhe sikur ta paguajė lirinė e tij me tė gjithė pasuritė e kėsaj bote. Mė pas, urdhėroi qė ai tė vritej dhe u vra.
Ky ishte njė rast, ku Muhamed ibnu Vasi El-Esedij, orientonte dhe udhėzonte komandantėt muslimanė, drejt asaj qė ishte mė e mirė dhe e dobishme.
Lidhjet e tij tė drejtpėrdrejta, ai nuk i kishte me komandantėt e ushtrive, por vetėm me guvernatorėt dhe valinjtė.
Njė nga guvernatorėt me tė cilėt kishte marrėdhėnie mė tė mira, ishte ai i Basras, Bilal ibnu Ebi Burde.
Njė ditė, ai vajti tek guvernatori, i veshur me rroba tė vjetra leshi. Kur e pa kėtė guvernatori, i tha:Ēfarė tė ka detyruar tė vishesh me rroba tė tilla o baba i Abdullahut?!
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij u hoq sikur ishte i angazhuar me diēka dhe nuk i dha pėrgjigje. Guvernatori u habit nga kjo sjellje dhe e pyeti sėrish:Pėrse nuk mė pėrgjigjesh?
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij i tha:E ēfarė tė tė them? Tė tė them qė e bėj si shenjė zuhdi dhe pėrkushtimi, kam frikė se do mbivlerėsoj veten time, gjė tė cilėn e urrej. Tė tė them qė e bėj nga fukarallėku, mė duket sikur i qahem dhe i ankohem Zotit pėr gjendjen time, gjė tė cilėn e urrej. Kėshtu, zgjodha heshtjen.
Guvernatori u kujtua qė po bisedon me njė njeri tė devotshėm, tė pėrkushtuar dhe zahid. Pas pak, ai e pyeti:A ke ndonjė nevojė qė tė tė ndihmojmė?
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij i tha:Pėrsa i pėrket nevojave tė mia, unė jam betuar qė tė mos i kėrkoj askujt tė mė ndihmojė pėrveē Zotit qė ka nė dorė gjithēka. Por kam ardhur pėr njė hall tė njė vėllai musliman.
Pasi guvernatori e ndihmoi pėr hallin qė kishte ardhur, e pyeti:Ēfarė mendon pėr caktimin e Zotit?
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij tha:O guvernatori ynė i nderuar! Zoti i Madhėruar nuk do i pyesė njerėzit pėr caktimin e Tij, por do i pyesė pėr veprat e tyre.
Ndėrkohė qė ata bisedonin, erdhi koha e drekės. Guvernatori e ftoi Muhamed ibnu Vasi El-Esedij, tė afrohej dhe tė hanin, por ky i fundit refuzoi duke u justifikuar se kishte njė arsye qė tė mos hante. Guvernatori u zemėrua me kėtė dhe i tha:Pėrse urren tė hash nga ushqimi unė o baba i Abdullahut?
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij i tha:Mos e thuaj diēka tė tillė o guvernatori ynė! Guvernatorė dhe pushtatė tė tillė tė mirė si ju, janė mė tė dashur pėr ne dijetarėt, se vetė fėmijėt dhe familjet tona. Shkaku qė unė nuk po ha, ėshtė se i jam dhėnė tėrėsisht adhurimit dhe pėrkushtimit ndaj Zotit.
Duke pasur parasysh dijet, urtėsinė, gjykimin e drejtė, intuitėn etj... atij iu kėrkua mė shumė se njė herė qė tė pranojė postin e gjykatėsit, por qė ai e refuzoi. Ai druhej se mos gjatė gjykimeve, mund tė gjykonte padrejtėsisht.
Njė herė, kryepolici i Basras, e ftoi dhe i tha:Guvernatori i Basras mė ka urdhėruar qė tė tė detyroj qė ta pranosh postin e gjykatėsit.
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij i tha:I thuaj guvernatorit qė tė mė lėrė tė qetė nga njė barrė e tillė! Kur kryepolici i rrėfeu guvernatorit refuzimin e tij, ai i kėrkoi dhe tre herė tė tjera qė tia kėrkojė diēka tė tillė. Por nė ēdo herė, Muhamed ibnu Vasi El-Esedij refuzonte.
Herėn e katėrt, kryepolici i tha:Ėshtė hera e katėrt qė vij dhe tė kėrkoj tė pranosh postin e gjykatėsit. Nėse do refuzosh dhe kėtė herė, do tė torturoj dhe godas me kamzhik, derisa tė pranosh.
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij i tha:Nėse e bėn diēka tė tillė, e bėn se ke forcėn nė duar. Pėr Zotin tė torturohem nė kėtė botė, e kam mė tė lehtė se tė torturohem nė botėn tjetėr.
Kryepolicit i erdhi turp nga kjo, i kėrkoi falje dhe e la tė lirė. Mė pas, i ēoi fjalė guvernatorit qė njerėz si Muhamed ibnu Vasi El-Esedij nuk e pranojnė kėtė post dhe pėr kėtė nuk mund tė detyrohen.
Pėrveē zuhdit, ai ishte njė referncė e fortė nė urtėsi, menēuri, kėshillim, zbutjen e zemrave... pėr tė gjithė njerėzit. Shumė njerėz tė tjerė, ishin tė ditur, por nuk ishin zemėrbutė dhe tė dhembshur siē ishte Muhamed ibnu Vasi El-Esedij.
Njė burrė, vajti tek ai njė ditė dhe i tha:Mė kėshillo o Muhamed ibnu Vasi El-Esedij!
Ai i tha:Tė kėshilloj qė tė jetosh si mbret nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
Burri i habitur i tha:E si mund tė arrihet kjo?!
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij iu pėrgjigj:Refuzoji tė mirat e kėsaj bote, tė ndihesh si mbret para tyre nė kėtė botė dhe mbret nė botėn tjetėr me shpėrblimin qė do tė japė Zoti.
Njė burrė tjetėr, i tha njė ditė:O baba i Abdullahut! Unė tė dua dhe tė respektoj pėr hatėr tė Zotit.
Ai ia ktheu:Tė dashtė Zoti, pėr hatrin e tė cilit mė ke dashur. Dhe u largua. Burri iu vu nga pas. Ngaqė nuk e ndjeu, burri e dėgjoi tė pėshpėrirste me vete:O Zot! Unė tė kėrkoj tė mė mbrosh nga dashuria e njerėzve pėr hatrin Tėnd, ndėrkohė qė Ti mė urren.
Sa herė qė i dėgjonte njerėzit ta lėvdojnė pėr adhurimin dhe pėrkushtimin e tij, ai u thoshte:Pėr Zotin! Nėse gjynahet do tė kishin erė, asnjėri prej jush nuk do tė mund tė mė afrohej pėr shkak tė erės sė rėndė qė do tė mė vinte nga gjynahet.
Gjėja mė e dashur dhe qė i jepej tėrėsisht, ishte Kurani, leximi dhe studimi i tij. Ai i kėshillonte dhe stimulonte nxėnėsit e tij qė ta lexojnė dhe mėsojnė Kuranin. Ai u thoshte:Kurani ėshtė njė lulishte e cila tė shoqėron kudo qė tė jesh.
Gjithashtu, ai i porosiste qė tė mjaftoheshin me pak ushqim gjatė ngrėnies. Ai u thoshte:Kush han pak, kupton mė shpejt dhe e kuptojnė tė tjerėt. Ka zemėr tė pastėr, tė butė dhe plot dhembshuri. Tė ngrėnit e tepėrt e rėndon njeriun dhe ia vėshtirėson kryerjen e detyrave.
Historitė e tij mbi devotshmėrinė janė tė shumta. Njė ditė, e panė nė treg, duke shitur gomarin e tij. Dikush e pyeti:A do ishe i kėnaqur qė kėtė gomar ta kisha unė? Muhamed ibnu Vasi El-Esedij iu pėrgjigj:Unė po e shes ngaqė nuk isha i kėnaqur me tė. Atėherė si tė ndihem i kėnaqur duke e pasur ti?!
Muhamed ibnu Vasi El-Esedij e kaloi jetėn duke u drojtur nga gjynahet e tij dhe gjithė frikė pėr ēastet kur do tė dalė para Zotit Ditėn e Kijametit.
Sa herė qė dikush e pyeste:Si u gdhive? ai i pėrgjigjej:Jam gdhirė mė pranė vdekjes, shpresė vakėt dhe plot gjynahe.
Kur u sėmur para se tė vdesė, tė gjithė njerėzit vajtėn dhe e vizituan. Shtėpia e tij gumėzhinte nga njerėzit e shumtė qė shkonin pėr vizitė. Me kėtė rast, ai iu drejtua njėrit prej miqve tė tij dhe i tha:Mė thuaj! Ēfarė dobie do mė sjellin kėta njerėz, atė ditė kur tė kapem nga koka dhe kėmbėt dhe tė hidhem nė zjarr?! Mė pas filloi tė lutej:O Zot! Unė tė kėrkoj falje pėr ēdo vend ku jam ulur, ndėrkohė qė nuk duhej tė ulesha. O Zot! Unė tė kėrkoj falje pėr ēdo vend ku jam larguar, ndėrkohė qė nuk duhej tė largohesha. O Zot! Unė tė kėrkoj falje pėr ēdo vend ku kam hyrė, ndėrkohė qė nuk duhej tė hyja. O Zot! Unė tė kėrkoj falje pėr ēdo vend ku kam dalė, ndėrkohė qė nuk duhej tė dilja. Tė kėrkoj falje pėr ēdo fjalė negative qė kam thėnė, pėr ēdo vepėr tė keqe qė kam vepruar. Unė tė kėrkoj falje pėr tė gjithė gjynahet e bėra nga unė. O Zot, unė pendohem dhe tė lutem ta pranosh pendimin tim. O Zot, unė tė lutem qė tė mė pėrshėndesėsh me selam, kur tė dal para Teje.
Ai vazhdoi tė lutej, derisa vdiq.
Ky ishte Muhamed ibnu Vasi El-Esedij, dijetari i pėrkushtuar, i devotshėm, i urtė dhe zahid. Ai nuk ndihej i qetė nga fakti qė kishte gjynahe dhe qė Zoti mund ta ndėshkonte. Ishte ky dyshim ai qė e shtynte dhe stimulonte pėr mė shumė devotshmėri, pėrkushtim dhe adhurim.
Ėshtė traditė dhe shenjė dalluese e besimtarit qė tė jetojė mes frikės dhe shpresės. Tė frikėsohet nga gjynahet dhe tė shpresojė mėshirėn dhe faljen e Zotit tė Madhėruar.
Zoti e mėshiroftė Muhamed ibnu Vasi El-Esedij dhe na bashkoftė me tė nė xhenetet e Tij.
Paqja e Zotit qoftė mbi ju!