Data:08/09/10

 
Untitled Document
El-Afuvvu (Mėkatfalėsi)

El-Afuvvu (Mėkatfalėsi)

Emri qė do tė trajtojmė nė kėtė temė, ka lidhje tė forta me njė nga netėt mė tė dashura tek Zoti, natėn e Kadrit. Ky emėr, ėshtė emri El afuv-vu. Madje, profeti a.s na ka mėsuar qė kėtė natė, tė lutemi me lutjen:”O Zot ti je Mėkatfalės, e pėlqen faljen, prandaj na fal neve!”

Emri i Zotit El afuv-vu, ėshtė pėrmendur pesė herė nė Kuran. Katėr herė shoqėrohet me ermin El-Gafur dhe njė herė me emrin Elkadir. Thotė Zoti nė Kuran:”Me tė vėrtetė qė Zoti ėshtė Mėkat falės dhe Gjithėfalės.” (Nisa 43)

Kurse ajeti ku pėrmendet i shoqėruar me emrin Elkadir, ėshtė:” All-llahu ėshtė Mėkatfalės dhe i Plotfuqishėm.” (Nisa 149)

Kjo temė do tė pėrqendrohet nė katėr pika kryesore:

v Kuptimi i emrit El-afuv-vu.

v Ndryshimi mes emrit El-afu-vu (Mėkatfalės) dhe El-Gafuru (Gjithėfalės) dhe disa emrave tė pėrafėrt nė

kuptim.

v Ē’lidhje ka ky emėr, me natėn e Kadrit?

v Si ta pėrjetojmė kėtė emėr nė jetėn tonė?

Le tė fillojmė me kuptimin e emrit El-afuv-vu. Ai rrjedh nga folja “Afa” e cila ka dy kuptime kryesore: Kuptimi i parė ėshtė qė t’i japėsh dikujt, me vullnet tė lirė, nga pasuria jote hallall, pa tė kėrkuar. Ky ėshtė qėllimi me fjalėn “tepricė” nė ajetin e mėposhtėm:

“Tė pyesin ty edhe se ē’do tė japin. Thuaj: “Tepricėn!” (Bekare 219)

Kuptimi i dytė i foljes “Afa” ėshtė fshirja, zhdukja dhe eleminimi i gjurmėve. Kėshtu emri i Zotit El-afuv-vu do tė thotė, Ai qė i fshin gjynahet, shenjat dhe gjurmėt qė lėnė kėto gjynahe. Nė tė njėjtėn kohė, Ai ėshtė i kėnaqur dhe tė jep nga tė mirat e Tij, pa ia kėrkuar.

v Ndryshimi mes emrit El-afu-vu (Mėkatfalės) dhe El-Gafuru (Gjithėfalės) dhe disa emrave tė pėrafėrt nė

kuptim. Emri El-afuv-vu ėshtė mė gjithėpėrfshirės sesa emri El-Gafuru.

Kur folėm mbi emrin e Zotit El-Gafuru, thamė qė ėshtė Ai qė t’i mbulon gjynahet dhe tė metat nė kėtė botė, t’i mbulon nė Botėn tjetėr dhe nuk tė ndėshkon pėr kėto gjynahe. Kjo, edhe pse kėto gjynahe janė vepruar dhe janė tė regjistruara nė regjistrat e veprave tė tua.

Kurse kur flasim pėr emrin El-afuv-vu ėshtė njėlloj sikur nuk ke vepruar gjynahe dhe sikur nuk ke asnjė tė metė. Kjo pasi tė ėshtė falur dhe tė ėshtė fshirė nga regjistri i veprave, njėlloj sikur tė mos kishte ekzistuar mė parė. Kėshtu Zoti ua mbulon tė metat disa prej robėrve tė Tij dhe nuk i ndėshkon nė Botėn tjetėr. Kurse disa robėrve tė tjerė, Ai ua fal kėto tė meta dhe ua fshin nga Regjistrat e veprave, sikur tė mos ekzistonin mė parė. Kjo, edhe nėse dikush mund tė ketė vepruar nga gjynahet e mėdha.

Qė ta sqarojmė mė mirė ndryshimin mes kėtyre dy emrave, le tė marrim njė shembull:

Le tė imagjinojmė njė fletė tė mbushur me gjynahe dhe tė meta dhe nė krah tė secilit prej tyre, ndodhet ndėshkimi qė Zoti ka caktuar pėr kėdo qė vepron atė gjynah. Nė fund tė kėsaj flete shkruhet:”Personi qė ka vepruar kėto gjynahe, nuk do tė ndėshkohet pėr ato qė ka vepruar.” Por kjo fletė ėshtė prezente dhe tė kujton ato qė ke vepruar, edhe pse Zoti t’i mbuloi dhe nuk tė ndėshkoi pėr to. Ky ėshtė emri i Zotit, Egafuru. Nė njė fletė tjetėr, janė tė gjithė gjynahet qė ke vepruar dhe nė krah tė tyre ndėshkimi pėr secilin. Ajo qė ndodh ėshtė se kjo fletė, riciklohet dhe kthehet e bardhė siē ishte mė parė, duke fshirė tė gjithė gjynahet qė ndodheshin tė regjistruara. I tillė ėshtė emri i Zotit El-afuv-vu.

Kushdo qė punon nė institucione shtetėrore apo kompani private, e din se sa herė tė mungosh pa arsye apo tė vonohesh pa arsye, kėto quhen shkelje dhe regjistrohen nė dosjen tėnde pėrkatėse. Edhe pse eprorėt e tu mund tė t’i falin, ekzistenca e tyre nė dosje tė shqetėson dhe tė streson. Ajo qė do tė tė bėnte tė ndiheshe i qetė, ėshtė vetėm kur eprori tė marrė shkrepsen dhe tė djegė fletėt ku janė regjistruar shkeljet dhe gabimet e tua. 

Pėr kėtė, kur Aisheja e pyeti profetin a.s:”Me ēfarė tė lutem, nėse e arrij Natėn e Kadrit?” ai iu pėrgjigj:”Thuaj:” O Zot ti je Mėkatfalės, e pėlqen faljen, prandaj na fal neve!”

Po tė shohim nė historinė e Jusufit a.s, do tė gjejmė qė vėllezėrit e tij janė fajtorė pėr vuajtjet e tij. Nė fund tė historisė, pasi Jusufi a.s bashkohet pėrsėri me vėllezėrit, u thotė:

“Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundėr jush, All-llahu ju faltė! Ai ėshtė mė mėshirues i mėshiruesve!” (Jusuf 92) Ky ajet tregon qė Jusufi a.s nuk i qortoi dhe nuk u hakmorr pėr sjelljet e vėllezėrve ndaj tij. Por kjo nuk tregon se ai e harroi atė qė kishin vepruar vėllezėrit dhe e konsideroi sikur tė mos kishte ndodhur. Kėto fjalė nuk tregojnė se Jusufi a.s e konsideronte tė harruar atė qė kishte ndodhur. Kurse nė fjalėt e mėposhtme, duket qartė diēka e tillė:“O babai im, kjo ėshtė domethėnia e ėndrrės sime tė mėparshme. Zoti im e bėri realitet, e mua mė dhuroi mirėsi kur mė nxori prej burgut, e juve u solli nga shkretėtira, pasi djalli pat futur pėrēarje mes meje dhe vėllezėrve tė mi.” (Jusuf 100)

E veēanta e kėtij ajeti, qėndron nė atė se Jusufi a.s nuk flet mbi pusin ku e hodhėn vėllezėrit e tij, por flet mbi burgun. Kėtė e bėn me qėllim qė tė mos i lėndojė. Ai e konsideronte njė kapitull tė mbyllur dhe tė harruar atė qė kishte ndodhur mes tij dhe vėllezėrve.

Diēka e tillė pothuajse i ndodh secilit prej nesh. Ka raste kur e falim dikė pėr njė faj qė ka bėrė, por nuk ia harrojmė tė keqen. Ka raste tė tjera, kur fajin dhe gabimin e tij, e konsiderojmė tė harruar dhe nuk e pėrmendim kurrė, sikur tė mos ekzistonte fare.

v Si i fal dhe i fshin Zoti i Madhėruar gjynahet dhe tė metat tona?

Kjo, duke tė bėrė ty dhe melekėve qė ta harroni gjynahin qė ke vepruar. Gjynahi qė veprove, fshihet pėrfundimisht nga regjistri i veprave dhe e harron dhe meleku i krahut tė djathtė. Ditėn e Kijametit, Zoti nuk tė pyet dhe nuk tė kėrkon llogari pėr atė gjynah. Ėshtė njėlloj sikur tė mos e kishe vepruar.

“E do tė vijė secili njeri e bashkė me tė edhe grahėsi edhe dėshmitari.” (Kaf 21)

Edhe vetė meleku nuk do e kujtojė dot atė qė ke vepruar, nėse ta ka falur dhe ta ka fshirė El-afuv-vu. Nėse do tė supozonim se dikush do pėrpiqej t’ia kujtojė melekut, se ky njeri ka dhe njė gjynah tepėr tė rėndė, melekut nuk do i kujtohej, pasi Zoti e ka fshirė nga regjistri i veprave dhe nga kujtesa e melekėve.

Ditėn e Kijametit do tė ketė njerėz tė cilėt do tė vijnė me regjistrat e veprave tė bardhė si bora. Kjo pasi Zoti ua ka falur dhe ua ka fshirė tė gjithė gjynahet qė kanė vepruar qė nga dita qė lindėn dhe deri ditėn qė vdiqėn.

Nata e Kadrit ėshtė njė natė, nė tė cilėn tė jepet njė mundėsi e tillė. Nė kėtė natė, ke mundėsi qė regjistrin e punėve ta fillosh nga fillimi, nga zeroja.

“Sot Ne ua mbyllim gojėt atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse kėmbėt e tyre dėshmojnė pėr atė qė punuan.” (Jasin 65) Nėse Zoti t’i fal dhe t’i fshin gjynahet, ti do tė pėrjashtohesh nga ky ajet.

Ditėn kur tė ringjallen tė gjithė krijesat, edhe ti o vėlla do tė ringjallesh dhe do tė pajisesh me tė gjitha organet qė ke pasur nė kėtė botė. Do tė tė jepet dhe kujtesa dhe do tė kujtosh gjithēka qė ke vepruar nė kėtė botė, pėrveē atyre gjynaheve qė t’i ka falur Zoti dhe t’i ka fshirė. Edhe pse ti i ke vepruar dhe ke vuajtur nga kėto gjynahe, nuk i kujton tashmė, pasi tė janė fshirė nga regjistri i veprave dhe gjithashtu tė janė fshirė nga kujtesa jote. Njė fshirje e tillė e gjynaheve, mund tė ndodhė pėr shkak se ti e arrite natėn e Kadrit, e adhurove Zotin dhe Ai t’i fali gjynahet.

Ashtu siē ėshtė Nata e Kadrit, natė e faljes dhe fshirjes sė gjynaheve, ėshtė dhe Dita e Arafatit. Fudejl ibn Ajjad, nė kėtė ditė e luste Zotin me pėrkushtim qė ta falė dhe t’ia fshijė gjynahet. Ėshtė zakon qė me tė ardhur mbrėmja e asaj dite, njeriu tė gėzohet pasi shpreson nė faljen dhe mėshirėn e Zotit. Kurse Fudejl ibn Ajjad me tė ardhur mbrėmja filloi tė qajė. Kur e pyetėn mbi shkakun, ai u tha:”Mė vjen turp nga Zoti pėr ato gjynahe qė kam vepruar, edhe nėse mi ka falur dhe mi ka fshirė Zoti.”

Padyshim qė tė arrish njė gradė tė tillė, ku tė falen dhe tė fshihen gjynahet sado tė rėnda tė kenė qenė, ka si kusht kryesor pendimin nga kėto gjynahe.

Beduinėt e shkretėtirės, kur caktojnė vendin ku do tė ngrehin ēadrat e tyre pėr njė periudhė kohe, bėjnė disa gėrmime, kalale dhe gropa, pėr sistemimin e ēadrave dhe mallrave. Kur vjen koha pėr t’u larguar drejt njė vendi tė ri, ata nuk i mbushin gropat dhe nuk i sheshojnė kodrat e dheut, por i lėnė ashtu siējanė. Po tė vish nė tė njėjtin vend pas njė viti, do tė shohėsh se tė gjithė gropat dhe kodrat janė sheshuar nga rėra e shkretėtirės. Nė tė njėjtėn mėnyrė, Zoti i fshin gjynahet dhe tė metat e robėrve tė Tij tė mirė. Ashtu siēvė nė lėvizje erėrat, tė cilat mbushin gropat e hapura nga beduinėt, ashtu Zoti fshin dhe mbulon tė metat e robėrve tė Tij.

Diēka tjetėr e veēantė e emrit El-afuv-vu ėshtė se Ai jo vetėm qė t’i fal dhe t’i fshin gjynahet, por ėshtė dhe i kėnaqur me ty.

Njė shembull tjetėr pėr tė kuptuar ndryshimin e emrit El-afuv-vu dhe Elgaffaru, ėshtė se Ditėn e Kijametit, do tė vijė njė besimtar dhe do tė paraqitet para Zotit. Me tu afruar pranė, Zoti do lėshojė njė perde, me qėllim qė njerėzit e tjerė tė mos e dėgjojnė bisedėn mes Tij dhe robit tė Tij. Zoti do e pyesė robin:”A e kujton filan gjynahu? Po filan gjynahu?....” Njeriu do pėrgjigjet me “Po” pėr ēdo pyetje, derisa tė mendojė se ėshtė nga tė humburit me gjithė gjynahet e pėrmendura. Por nė fund, Zoti do i thotė:”Unė t’i mbulova kėto gjynahe nė dynja dhe unė t’i mbuloj dhe t’i fal ato nė kėtė botė. Njė falje e tillė ka tė bėjė me emrin Elgaffaru. Kurse do tė ketė njerėz tė tjerė qė Zoti do u thotė:”O filan, Unė jam i kėnaqur me veprat e tua nė dynja, prandaj shko dhe hyr nė xhenetin qė kam pėrgatitur pėr ty.” Cilėn prej kėtyre do tė zgjedhėsh ti o vėlla?

El-Gafuru, mund tė t’i falė gjynahet, por nuk ėshtė i kėnaqur me ty. Kurse El-afuv-vu, t’i fal gjynahet, t’i fshin ato dhe ėshtė i kėnaqur me ty. Ėshtė njėlloj si njė gotė e cila ėshtė e papastėr dhe e palarė. Ti e merr, e lan mirė dhe e mbush me mjalt ose diēka tė ėmbėl. E gjitha kjo, pasi ti o njeri je krijesa mė e dashur tek Zoti. Ai e krijoi xhenetin, pėr kėnaqėsinė dhe lumturinė tėnde. Zoti e krijoi tokėn dhe gjithēka nė tė, e nėnshtroi pėr dobitė e njeriut. Si ėshtė e mundur qė Zoti tė don, kurse ti o njeri largohesh prej Tij?! Si ėshtė e mundur qė Zoti kėrkon miqėsinė tėnde, kursi ti i kthen shpinėn?! Si ėshtė e mundur qė Ai tė fal dhe t’i fshin gjynahet, kurse ti nuk e adhuron dhe nuk i bindesh?! 

Sufjan Eltheuri, thotė:”Lutja mė e pėlqyeshme pėr mua natėn e Kadrit, ėshtė ajo me tė cilėn na porosit i dėrguari i Zotit. Gjatė gjithė kėsaj nate, unė pėrsėris lutjen:”O Zot ti je Mėkatfalės, e pėlqen faljen, prandaj na fal neve!”

Sulejman Eldarimij, thotė:”Nėse Zoti do mė pyesė mbi gjynahet e mia Ditėn e Kijametit, unė do i kėrkoj faljen dhe mėshirėn e Tij. Kjo, pasi nuk kam rrugė tjetėr, pėrveēse t’i kėrkoj faljen.”

v Ē’lidhje ka ky emėr, me natėn e Kadrit?

Para se tė flasim mbi lidhjet e kėtij emri, me natėn e Kadrit, le tė flasim mbi lidhjet qė ka ky emėr, me emrin e Zotit El-Tevvab (Pranues i pendimit).

ēdo njėri prej nesh bėn gabime dhe gjynahe. Besimtari dhe njeriu i mirė, sa herė qė vepron gjynahe, pendohet dhe i kėrkon Zotit falje. Ajo qė ndodh, ėshtė se sa mė shumė tė veprosh gjynahe dhe tė pendohesh, fillon tė tė vijė zor qė t’i kėrkosh Zotit falje dhe mėshirė pėr gjynahet. Fillon tė krijohet njė barrierė dhe pengesė, e cila tė bėn tė tė vijė turp qė tė pendohesh dhe t’i kėrkosh Zotit falje. Fillon tė krijohet njė barrierė mes teje dhe Zotit e cila tė bėn ta braktisėsh pendimin.

Zoti, duke dashur qė t’i tė pendohesh dhe tė kėrkosh falje gjithmonė, tė bėn njė dhuratė tė shtrenjtė, e cila do i thyejė tė gjitha barrierat mes teje dhe Zotit. Kjo dhuratė ėshtė nata e Kadrit dhe falja e gjynaheve nė kėtė natė. Tė arrish kėtė Natė, do tė thotė qė tė tė fshihen tė gjithė gjynahet e vepruara mė parė dhe tė thyhen barrierat qė tė pengonin tė pendoheshe. Kėshtu emri i Zotit El-afuv-vu tė udhėheq sėrish drejt emrit El-Tevvab (Pranues i pendimit). Ka njerėz qė jetojnė me dhjetėra vite larg Zotit dhe nuk u shkon mendja qė tė pendohen pėr gjynahet dhe tė fillojnė njė faqe dhe jetė tė re. Zoti ua mundėson fshirjen e tė gjitha gjynaheve, vetėm pėr njė natė, atė tė Kadrit. Duke ditur qė nė kėtė natė tė falen dhe tė fshihen tė gjitha gjynahet, udhėzohesh drejt pendimit dhe pendohesh pėr gjithēka ke vepruar.

Sado tė mėdhaja qofshin gjynahet e tua, sado e gjatė tė jetė periudha tė cilėn e ke jetuar tė mbushur me gjynahe dhe ke jetuar larg Zotit, nėse Natėn e Kadrit e kalon me adhurim, lutje, istigfar, pendim… tė gjithė gjynahet tė falen dhe tė fshihen. Thuaj sa mė shumė nė kėtė Natė:”O Zot ti je Mėkatfalės, e pėlqen faljen, prandaj na fal neve!”

Shumė herė, kur pėrmenden gjynahet e mėdha nė Kuran, pėrmendet dhe falja e Zotit. Thotė Zoti nė Kuran:”Dhe kur i premtuam Musait (ti japim Teuratin) pėr dyzet netė, ju adhuruat viēin, duke qenė tė padrejtė. Mė pas ju falėm me qėllim qė tė falenderoni.” (Bekare 50-51) Pra gjynahu qė kishin bėrė, kishte nevojė pėr faljen e Zotit.

“Me tė vėrtetė qė ata qė lanė (fushėn e betejės) atė ditė kur u takuan dy ushtritė, ishte shejtani ai qė i shtyu pėr shkak tė gjynaheve qė kishin bėrė, por Allahu ua fali atyre gabimin.” (Al Imran 155)

Gjynahet e mėdhaja dhe telashet nė tė cilat e ke futur veten, kanė nevojė pėr emrin e Zotit, El-afuv-vu qė t’i falė dhe t’i fshijė pėrgjithmonė.

Edhe nėse je konsumues droge apo alkoli, edhe nėse ke kryer imoralitet… nėse pendohesh, e lut Zotit tė tė falė, pėrkushtohesh, thua shpesh:”O Zot ti je Mėkatfalės, e pėlqen faljen, prandaj na fal neve!” tė jesh i sigurtė se Zoti t’i fal kėto gjynahe, madje i fshin pėrgjithmonė nga regjistri i veprave, sikur tė mos ekzistonin fare.

Thotė Zoti nė Kuran:”ēfarėdo e keqe qė mund t’ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqija), e pėr shumė tė tjera Ai u falė.” (Esh-shura 30)

Njė e veēantė tjetėr e Natės sė Kadrit, ėshtė se ajo ėshtė nata nė tė cilėn caktohen tė mirat dhe fatkeqėsitė qė do i ndodhin secilit prej nesh, pėr njė vit. Sa gjė e bukur ėshtė qė nė natėn qė zbulohet pėr melekėt, caktimi i atyre qė do tė ndodhin nė tokė pėr njė vit, tė tė falen dhe tė tė fshihen gjynahet e kaluara!

Falja dhe fshirja e gjynaheve tė robėrve tė Zotit, pėrveēse bėhet nga dashuria e Zotit pėr njerėzit, bėhet dhe

pėr njė shkak tjetėr tė rėndėsishėm. Duke ditur qė njeriu ėshtė pėrgjegjės pėr mbarėvajtjen e rregullit nė tokė, ai ka nevojė pėr ripėrtėritje tė besimit, energjive dhe lidhjeve tė tij me Zotin. Njė njeri qė jeton vetėm me gjynahe, ėshtė njė njeri i lodhur dhe i pa aftė pėr tė kryer kėtė rol. Nata e Kadrit ėshtė njė natė nė tė cilėn umeti musliman, pėrtėrin energjitė e tij pėr vitin e ardhshėm.

Duke u lutur:” O Zot ti je Mėkatfalės, e pėlqen faljen, prandaj na fal neve ti nuk lutesh vetėm pėr veten tėnde, por lutesh pėr tė gjithė umetin musliman.

Tani le tė pėrmendim disa hadithe kudsij, qė flasin mbi faljen e Zotit:

 “Ēdo ditė deti i kėrkon leje Zotit duke i thėnė: O Zot, mė lejo qė ta pėrmbys njeriun pasi ai ushqehet nga furnizimi Yt dhe falenderon dikė tjetėr. Qiejt i thonė: O Zot na lejo qė ta shkatėrrojmė njeriun, pasi ai ushqehet me furnizimin Tėnd dhe falenderon dikė tjetėr. Toka i thotė: O Zot, me lejo qė ta pėrpij njeriun pasi ai ushqehet me furnizimin Tėnd dhe falenderon dikė tjetėr. Por Zoti u pėrgjigjet: I lini, pasi dhe ju nėse do i kishit krijuar do ti mėshironit.”

Nė njė hadith tjetėr thuhet:” Kur njė rob gjynahqar ngre duart drejt qiellit duke thėnė: O Zot, melekėt e fshehin zėrin e tij. Njeriu e pėrsėrit pėrsėri dhe melekėt ia fshehin pėrsėri zėrin atij... Nė herėn e katėrt, Zoti do thotė: Deri kur do e fshihni zėrin e robit Tim? Tė pėrgjigjem o robi Im, Tė pėrgjigjem o robi Im, Tė pėrgjigjem o robi Im.”

“ O biri i Ademit, tė krijova me dorėn Time dhe tė dhashė nga mirėsitė e Mia, kurse ti kundėrshton urdhėrat e Mia dhe nuk mė bindesh?! Nėse do tė kthehesh nga Unė do tė tė pranoj. Ku do tė gjesh zot si Unė, mėshirues dhe mėshirėbėrės?”

“ O robi im, tė nxorra nė jetė nga asgjėja. Tė pajisa mė shikim, dėgjim, zemėr dhe mendje. O robi im, Unė tė mbuloj (gjynahet) kurse ty nuk tė vjen turp prej Meje?! Robi Im, Unė tė kujtoj, kurse ti mė ke harruar?! Mua mė vjen turp prej teje, kurse ty nuk tė vjen turp prej Meje. Kush ėshtė mė bujar se Unė? Kush ėshtė ai qė ka trokitur nė derėn Time dhe nuk ia kam hapur? Kush mė ka kėrkuar dhe nuk i kam dhėnė? A koprac jam Unė qė njeriu tregohet koprac ndaj Meje?”

Shkoi njė njeri tek profeti Muhamed a.s dhe i tha:”O i dėrguar i Zotit, unė kam shumė gjynahe. Nėse pendohem dhe i kėrkoj falje Zotit, a mundet qė tė mi falė ato?” Profeti a.s iu pėrgjigj:”Po!”  Burri e pyeti pėrsėri:”O i dėrguar i Zotit, a i fal edhe pabesitė dhe poshtėrsitė e mia?!” Profeti a.s iu pėrgjigj:”Ai i fal edhe pabesitė dhe poshtėrsitė e tua!” I habitur, burri e pyeti pėrsėri:”O i dėrguar i Zotit, edhe pabesitė dhe poshtėrsitė e mia?!” Profeti a.s iu pėrgjigj pėrsėri:”Ai i fal edhe pabesitė dhe poshtėrsitė e tua!” Duke u larguar, burri qante dhe thoshte:”Zoti ėshtė mė i madhi. Ai fal pabesitė dhe poshtėrsitė e mia!”

Shkoi njė beduin tek profeti a.s dhe e pyeti: “O i dėrguar i Allahut, kush do u kėrkojė llogari njerėzve ditėn e kijametit?” Profeti a.s ia ktheu: “Zoti”. “Vetė Zoti?” – e pyeti pėrsėri beduini. “Vetė Zoti” –iu pėrgjigj profeti a.s. Beduini buzėqeshi kur e dėgjoi kėtė. Profeti a.s e pyeti: “Pėrse buzėqesh o vėlla?” Ai ia ktheu: “O i dėrguar i Allahut, Bujari kur ka nė dorė diēka fal, dhe kur kėrkon llogari pėrsėri tė fal.” Profeti a.s i tha: “Ashtu ėshtė, nuk ka kush tė jetė mė bujar se Allahu.”  

Nga falja e Zotit, ėshtė se Ditėn e Kijametit, do tė vijnė fėmijėt dhe foshnjat qė kanė vdekur tė vegjėl dhe do u thuhet qė tė shkojnė nė xhenet. Por ata do tė refuzojnė qė tė hyjnė nė xhenet pa prindėrit e tyre. Atėherė, Zoti do i falė prindėrit e tyre dhe do tė urdhėrojė qė tė bashkohen dhe tė hyjnė nė xhenet sė bashku. Padyshim qė ne qajmė dhe ndjejmė dhimbje kur na vdes njė fėmijė, por Zoti kėtė dhimbje na e kompenson me faljen dhe mėshirėn e Tij Ditėn e Kijametit.

Njė falje e veēantė do tė jetė dhe pėr umetin musliman, Ditėn e Kijametit. Thotė profeti a.s:”Mė janė paraqitur kombet qė do tė vijnė ditėn e kijametit. Pashė profetė qė kishin me vete vetėm njė njeri. Pashė njė profet tjetėr qė kishte vetėm dy burra pas. Pashė profetė tė tjerė qė me vete kishin njė grup njerėzish. Mė pas mu paraqit para syve dicka e zezė (koka njerėzish) shumė e madhe. Unė thashė:”Umeti im, umeti im.” Por dikush mė tha:”Jo, ky ėshtė Musai me popullin e tij, por shiko nė horizontin tjetėr.” Pashė dhe gjeta njerėz mė shumė. Atėherė mė thanė:”Ky ėshtė umeti yt. Me ta janė 70.000 qė do tė hyjnė nė xhenet pa llogari dhe pa u ndėshkuar.” Unė i kėrkova Zotit qė ti shtojė dhe Zoti i shtoi me ēdo njė mijė, 70.000 tė tjerė.”  

Njė falje tjetėr nė Ditėn e Kijametit, do tė jetė dhe pėr ata njerėz qė pėr shkak tė gjynaheve, do tė hyjnė nė zjarr. Thotė profeti a.s:“ Do tė hyjnė besimtarėt nė xhenet, por do tė ketė njerėz nga umeti im qė do tė jenė nė zjarr. Atėherė do tė thėrras: “O Zot, umeti im, umeti im.” Zoti do mė thotė: “O Muhamed, shko dhe nxirr nga zjarri kė ka pasur besim sa njė kokėr elbi.” Do tė shkoj, do i nxjerr dhe pėrsėri do tė thėrras: “O Zot, umeti im, umeti im.” Zoti do tė mė thotė: “O Muhamed, shko dhe nxirre nga zjarri kė ka pasur besim sa njė thjerrėz.” Do tė shkoj, do i nxjerr dhe pėrsėri do tė shkoj poshtė Arshit dhe do tė thėrras: “O Zot, umeti im, umeti im.” Zoti do tė mė thotė: “O Muhamed shko dhe nxirr nga zjarri kė ka pasur sa njė atom besim.” Do tė shkoj dhe do tė nxjerr shumė prej tyre, por do tė mbeten dhe shumė prej umetit tim nė zjarr tė cilėt nuk kanė pasur besim as sa njė atom, por do mė vijė zor qė tė shkoj dhe ti kėkoj Zotit mė shumė. Atėherė Zoti do tė thotė: “Ndėrmjetėsuan profetėt, ndėrmjetėsuan melekėt, ndėrmjetėsoi i dashuri Im Muhamedi. Tani nuk ka mbetur veēse Mėshiruesi i mėshiruesve. I kam falur tė gjithė ata qė kanė mbetur nė zjarr nga umeti i Muhamedit. “ Do vendosė Zoti dorėn e tij nė zjarr dhe do tė nxjerrė kė ka mbetur aty nga umeti i Muhamedit, tė cilėt kanė thėnė qoftė dhe njė herė la ilahe il-la llah, muhamed resulu llah. Kur tė dalin nga zjarri, do tė dalin me trupin si qymyri. Do tė lahen nė njė lum i cili quhet lumi i jetės dhe do tė duken sikur mbijnė nga toka. Mė pas do u thuhet: “Shkoni dhe hyni nė xhenet.” Nė ballin e tyre do tė jetė e shkruar” Kėta janė tė shpėtuarit e Zotit nga zjarri”. Kur tė hyjnė nė xhenet, banorėt e xhenetit do u thonė: “Kėto janė xhehnemlinjtė qė kanė dalė nga zjarri.” Por Zoti do u thotė: “Nuk janė xhehnemlinj, por janė tė shpėtuarit e Mėshiruesit.”

v Si ta pėrjetojmė kėtė emėr nė jetėn tonė?

Kėshilla dhe mė e rėndėsishme ėshtė; Fali njerėzit me qėllim qė tė tė falė Zoti ty dhe tė t’i fshijė gjynahet dhe tė metat.

Ai njeri qė i ėshtė bėrė padrejtėsi nga ortaku, le tė falė! Ajo grua tė cilėn e ka shkurorėzuar burri pa tė drejtė dhe ėshtė sjellė keq me tė, le tė falė!

Profeti a.s nė njė hadith thotė:“Dy njerėz nga umeti im, do tė vijnė ditėn e kijametit dhe do tė gjunjėzohen para Arshit. Njėri prej tyre do thotė: “O Zot, merrma hakun nga ky qė mė ka bėrė padrejtėsi!” Zoti do i thotė tjetrit: “Jepja hakun!” Por ai do i pėrgjigjet: “O Zot, mė janė mbaruar tė mirat e mia.” Zoti do i thotė tė parit: “I janė mbaruar tė mirat.” “O Zot, - do i thotė i pari- merr nga tė kėqiat e mia dhe hidhja atij!” Por Zoti do i thotė: “A nuk do tė dėshiroje diēka mė tė mirė?” “Ēfarė ėshtė ajo o Zot?” – do pyesė ai. “Ngrije kokėn dhe shiko!” – do i thotė Zoti. Do e ngrejė kokėn dhe do tė shohė njė pallat prej diamanti dhe floriri, gjė qė nuk kish parė tė tillė mė parė.

I habitur do e pyesė Zotin: “I kujt shehid ėshtė ky o Zot?” Zoti do i pėrgjigjet: “Ėshtė i atij qė mundet ta paguajė ēmimin e tij.” Njeriu do e pyesė: “Po kush mundet ta paguajė ēmimin e tij o Zot?” “Ti “– do i thotė Zoti. “Po si o Zot-“ do e pyesė njeriu?

“Duke e falur vėllanė tėnd”- do i pėrgjigjet Zoti. “E kam falur o Zot, e kam falur” – do tė thotė njeriu.

Zoti do i thotė: “Merre vėllanė tėnd dhe hyni sė bashku nė xhenet!”

Vajza e Ebu Bekrit dhe gruaja e profetit Muhamed a.s, u akuzua padrejtėsisht pėr ēėshtje nderi. Ai qė ndikoi nė pėrhapjen e kėsaj akuze, ishte vetė djali i dajės sė Aishes, Mustah ibn Esaseh. Ebu Bekri, i jepte Mustah ibn Esases njė rrogė mujore, pasi ai rridhte nga njė familje e varfėr. Pasi u vėrtetua pafajsia e Aishes, Ebu Bekri thotė:”Pėr Zotin, nuk do e ndihmoj mė Mustah ibn Esasen. Ai nuk e merriton diēka tė tillė.” Por atė ditė u shpall verseti i Kuranit qė thotė:“Tė mos betohen tė pasurit nga mesi juaj, se nuk do t’u japin tė afėrmve, tė varfėrve dhe atyre qė pėr hir tė Zotit lanė vendlindjet e tyre. Por le t’i falin dhe t’a kalojnė kėtė. A nuk dėshironi qė Zoti t’ju falė dhe juve?” (Nur 22)

Ebu Bekri kur e dėgjoi kėtė verset tha:”Sigurisht, unė dua tė mė falė Zoti” dhe vazhdoi ta ndihmojė Mustah.

Nėse je grindur me vėllanė, djalin e xhaxhait… harroji grindjet, zėnkat dhe fjalėt dhe natėn e Kadrit, pajtohu me to. Mos prano tė tė zėrė gjumi nė kėtė natė, pa folur me ata qė nuk flisje mė parė. Nėse ndodheni larg njėri-tjetrit dhe vizita ėshtė e pamundur, merre nė telefon.

Natėn e Kadrit, Umer ibnul Hattabi qėndroi nė mes tė njerėzve nė xhami dhe u tha:”O njerėz! Nė kėtė Natė, unė i kam falur tė gjithė ata qė mė kanė bėrė padrejtėsi dhe nuk do i mbaj inat askujt.” Mė pas ngrinte duart lart dhe thoshte:”O Zot! Unė fala, tani mė fal Ti mua!”

Fali nė kėtė Natė tė madhe tė gjithė ata qė tė kanė bėrė padrejtėsi o vėlla dhe o motėr! Fali qė tė tė falė Zoti dhe tė fitosh xhenetin.

”O Zot Ti je Mėkatfalės, e pėlqen faljen, prandaj na fal neve!”

 

 

 

 

 

 
  Dërgo Merre Kthehu
 
   

© copyright www.ikratv-alb.net 2007