Shenjat e Ditės sė Kiametit
Dikush, mund tė pyesė:"Mirė, meqė besimi mbi jetėn
pas ringjalljes qenka kaq i rėndėsishėm, pėrse duhet tė merremi me shenjat e
Ditės sė Kiametit, tė vogla qofshin apo tė mėdha?! Pėrse tė mos merremi me
gjėra e projekte madhore, si fuqizimi i ekonomisė islame, rilindjes sė umetit,
zhvillimin e arsimit etj...?! Pėrse u dashka tė merremi dhe t'u flasim njerėzve
mbi shenjat e Ditės sė Kiametit dhe Dexhali, ndėrkohė qė ata janė tė
prapambetur, pa arsimuar dhe tė varfėr?!
Kėsaj pyetje i ėshtė pėrgjigjur qartė dhe prerė dijetari
Umer El-eshkar, Zoti e shpėrbleftė me tė mira. Ai ka shkruar shumė libra qė
kanė tė bėjnė me jetėn pas vdekjes dhe shenjat e Ditės sė Kiametit, libra tė
cilėt unė i konsideroj si mė tė mirėt nė kėtė fushė.
Nuk ka dyshim qė ne nuk do i neglizhojmė ēėshtje tė tilla
si fuqizimi i ekonomisė islame, rilindjen e umetit, zhvillimin e arsimit etj...
Ne i besojmė baraspeshės dhe ekuilibrit nė gjithēka. Ashtu siē do tė merremi me
zhvillimin e umetit, do tė studiojmė dhe hulumtojmė edhe mbi ngjarje qė kanė tė
bėjnė me jetėn tjetėr.
E keqja qėndron kur humbet ky ekuilibėr dhe myslimanėt
merren vetėm me njė ēėshtje. Sot ka myslimanė qė janė thelluar dhe zhytur vetėm
nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me xhindėt, magjitė e shejtanėt, duke mos pasur
asnjė kontribut tjetėr nė jetė, nė urdhėrimin pėr mirė dhe ndalimin nga e
keqja.
ēėshtja e studimit tė jetės pas vdekjes, nuk ėshtė diēka
qė mund ta zgjedhim apo refuzojmė sipas dėshirės. Diēka e tillė pėrbėn thelbin
dhe njė nga shtyllat e besimit tė fesė sonė. Pra, tė merresh me studimin e
jetės pas vdekjes, ėshtė detyrė dhe jo luks. A nuk ėshtė vetė i dėrguari i
Zotit a.s, ai qė ua mėsonte shokėve tė tij dhe myslimanėve tė asaj kohe ēėshtje
tė tilla?! A nuk ėshtė ai qė na ka folur shkoqur dhe qartė mbi fazat e jetės
pas vdekjes?! A mund tė guxojė dikush tė thotė se Profeti a.s merrej me ēėshtje
tė botės tjetėr, duke neglizhuar ēėshtje qė ishin mė tė rėndėsishme dhe gėzonin
prioritet?! Ne vazhdojmė tė ndjekim metodėn e tė dėrguarit tė Zotit a.s dhe
metodėn e shokėve tė tij qė e ndoqėn me rigorozitet. Ajo qė bėjmė ne, ėshtė
njėfarė ekuilibri, mes obligimeve tė pėrditshme dhe atyre qė kemi pėr t'u
informuar mbi gjėra qė do tė ndodhin Ditėn e Kiametit dhe pas vdekjes. Kėtė
ekuilibėr na e kėrkon edhe Zoti nė Kuran, ku thotė:"Por pėrpiqu me atė
qė tė ka dhėnė Allahu tė fitosh jetėn e botės sė ardhshme, duke mos harruar
pjesėn tėnde nė kėtė botė." (Kasas, 77)
Ky ėshtė ekuilibri qė kėrkohet prej nesh. Ėshtė e vėrtetė
qė nė historinė tonė islame, tė afėrt dhe tė largėt, kanė ekzistuar njerėz qė
ēėshtje tė tilla i kanė pėrdorur padrejtėsisht pėr qėllime pėrfitime. Disa prej
tyre, abuzonin me hadithet qė flasin mbi ardhjen e Mehdiut, duke pretenduar se
filan person ishte Mehdiu qė pritej tė shfaqej. Shumė njerėz u shkuan pas dhe
janė zhvilluar luftėra mbi kėtė pretendim. Padyshim qė kjo ėshtė njė gafė tė
cilėn e refuzojmė. Por, ekzistenca e njerėzve dhe gafave tė tilla, nuk ka pėrse
tė na shtyjė nė ekstremin tjetėr, tė refuzojmė gjithēka qė ka tė bėjė me
shenjat e Ditės sė Kiametit. Madje, gafa dhe gabime tė tilla, duhet tė na
motivojnė t'i shtojmė dijet tonė nė kėtė fushė, me qėllim qė tė ndriēojmė mendjen
e njerėzve qė tė mos mashtrohen nga thirrjet dhe pretendimet e dikujt nė tė
ardhmen.
Veē sa pėrmendėm, sot jemi dėshmitarė qė shkencėtarėt mė
tė mėdhenj tė kohėve moderne, janė tė angazhuar me studimin e historisė,
astronomisė, gjeologjisė etj... E gjitha kjo, pasi natyra njerėzore ėshtė e
tillė qė nuk gjen prehje, derisa ta zbulojė enigmatiken, tė panjohurėn dhe tė
fshehtėn. Gjithēka qė pėr njeriun ėshtė e panjohur dhe e dyshimtė, pėrbėn njė
motiv pėr tė kėrkuar dhe hulumtuar rreth saj. Njeriu ka prirje tė ēuditshme pėr
tė zbuluar mbi tė ardhmen e tij, gjė e cila nuk ekziston nė tė njėjtėn masė
lidhur me tė kaluarėn. E shoqja e ish presidentit Regan, herė pas here mblidhte
fallxhorė dhe parashikues tė fatit, me qėllim qė tė zbulonin tė ardhmen dhe
fatin e tyre. Kjo ndikoi dhe nė vendimet e vetė ish presidentit, gjė e cila u
shndėrrua nė njė skandal mediatik asokohe.
Nėse edhe njerėzit e shtresave tė larta i kushtojnė
rėndėsi tė ardhmes dhe fatit tė tyre, gjė tė cilėn e bėjnė nėpėrmjet burimeve
tė dyshimta, ne si myslimanė informohemi mbi tė ardhmen tonė nė botėn tjetėr,
duke u mbėshtetur nė burimin hyjnor, Kuranin famėlartė dhe traditėn profetike.
Nėse ata shpenzojnė miliona pėr tė zbuluar fatin me anė tė fallxhorėve dhe
astrologėve dhe nuk kanė asgjė tė sigurt, ne e posedojmė informacionin me pak
mund dhe kohė.
Studimi dhe informimi mbi shenjat e Ditės sė Kiametit, na
ndihmon dhe na e lehtėson besimin nė botėn e tė padukshmes, gajbit. Besimi na
shtohet mė shumė, kur shohim se disa nga kėto shenja qė janė sinjalizuar nga
profeti Muhamed a.s, kanė ndodhur pas vdekjes sė tij dhe shumė prej tyre
vazhdojnė tė ndodhin. Ne e besojmė profetin Muhamed a.s edhe pa u vėrtetuar
profecitė e tij mbi shenjat e Ditės Kiametit, por kjo na e shton besimin dhe
sigurinė akoma mė shumė. Ėshtė e njėjta gjė me historinė e Ibrahimit a.s, kur i
kėrkoi Zotit t'i tregojė si i ngjall tė vdekurit.
"Kur
Ibrahimi tha: O Zoti im! Tregomė si i ngjall tė vdekurit! Zoti i tha: A
nuk beson? - Besoj - iu pėrgjigj Ibrahimi, por dėshiroj tė mė qetėsohet
zemra. (Bekare, 260)
Nė shumė hadithe, Profeti a.s na orienton dhe udhėzon mbi
mėnyrėn si tė sillemi nė ēaste krizash, konfliktesh dhe fitnesh.
Veē kėsaj, Profeti a.s u fliste myslimanėve mbi ndodhi tė
paimagjinueshme pėr kohėn e tyre, megjithatė, kėto ndodhi sot janė normale. Ai
u fliste mbi ngjarje tė ndryshme, ku nocioni i kohės do tė ishte i ndryshėm nga
ai qė ishin mėsuar myslimanėt. Kėshtu, ai u fliste mbi shfaqjen e Dexhallit, ku
asokohe njė ditė do tė jetė sa njė vit, pastaj sa njė muaj, pastaj sa njė javė.
Njė nga myslimanėt, kur e dėgjoi kėtė, e pyeti:"O i dėrguar i Allahut!
Nėse e arrijmė atė ditė qė do tė jetė sa njė vit, si do tė falemi? A do tė
falemi pesė namaze sa pėr njė ditė?!" Profeti a.s iu pėrgjigj:"Jo.
Faluni duke e llogaritur kohėn!"
Sot flitet shumė pėr mundėsinė e udhėtimit nė mars dhe
ndoshta shumė shpejt njerėzit mund tė udhėtojnė dhe ta vizitojnė marsin. Kjo ka
ngritur shumė ēėshtje pėr diskutim, mbi mėnyrėn si do tė falemi atje, si do e
llogarisim kohėn, nga do tė drejtohemi etj... Prandaj, studimi i kėtyre dijeve
dhe pėrcjellja tek brezat e ardhshme, na ndihmon neve dhe brezat qė do tė
vijnė.
Siē e cekėm dhe mė lart, studimi dhe hulumtimi mbi
ndodhitė pas vdekjes, e motivojnė dhe nxisin besimtarit pėr vepra tė mira,
sukses dhe rendimente tė larta nė punė. Bota tjetėr ėshtė njė ndėr motivet mė
tė mėdha pėr ta nxitur besimtarin pėr vepra tė mira. Thotė Zoti nė Kuran:"Nxitoni
drejt faljes sė gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapėsira e tė cilit ėshtė
sa qiejt e Toka dhe qė ėshtė pėrgatitur pėr tė devotshmit." (Al Imran,
133)
Kur njeriu ėshtė i sigurtė se do tė shpėrblehet mirė pėr
mundin, ai pėrpiqet dhe jep maksimumin e tij. Thotė Profeti a.s nė njė
hadith:"Nxitoni pėr vepra tė mira, para se t'u vijnė fitnet, qė i
ngjajnė errėsirave tė natės. Asokohe, do tė ketė njerėz qė gdhihen besimtarė
dhe ngrysen jobesimtarė, ngrysen besimtarė dhe gdhihen jobesimtarė. Ata shesin
fenė e tyre, pėr anėn materiale tė kėsaj bote." (Transmeton, imam
Muslimi)
Nėse ti o vėlla tė ka dhėnė Zoti pasuri, mos u trego
dorėshtrėnguar, por jep sa tė mundesh pa u vonuar. Nėse Zoti tė ka dhėnė
shėndet dhe forcė fizike, shfrytėzoje pėr tė arritur rezultate sa mė tė larta.
Nėse je i ri/e re, bėni gjithēka qė tė mėsoni Kuranin pėrmendėsh, pasi kur tė
plakeni nuk do mundeni mė.
Thotė Profeti a.s:"Shpejtoni pėr tė vepruar shtatė
gjėra! Mos vallė prisni ndonjė fukarallėk ēoroditės, pasuri qė tė turpėron,
sėmundje rrėnuese, vdekje tė dhimbshme, pleqėri sfilitėse, vdekje tė shpejtė,
dexhallin qė pėrfaqėson sherrin e pritur, Orėn (Kiametin) e cila ėshtė
mashtruese dhe e ithėt." (Transmeton imam Tirmidhiu)
Transmeton Ebu Hurejre se njė burrė vajti tek Profeti a.s
dhe i tha:"O i dėrguar i Allahut! Cila ėshtė sadakaja qė shpėrblehet mė
shumė?" Profeti a.s iu pėrgjigj:"Ėshtė ajo sadaka qė jepet kur je
i shėndetshėm, lakmon pėr mė shumė, i frikėsohesh fukarallėkut dhe shpreson
luksin. Por mos e zvarrit ēėshtjen, derisa shpirti tė arrijė gurmazin tėnd dhe
tė thuhet:"I jepni filanit kaq dhe filanit aq."
Mos prit qė tė vdesėsh dhe pasuria tė shpėrndahet mes
trashėgimtarėve tė tu, por jepe dhe ndihmoji tė varfrit dhe nevojtarėt ndėrkohė
qė je akoma i shėndetshėm dhe nė jetė.
Vallė,
a nuk jua zgjatėm jetėn aq sa tė mund tė mendohej ai qė donte tė kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmėruesi?"
(Fatir, 37)
Thotė Abdullah ibnu Abasi lidhur me kėtė ajet:"Zoti u
drejtohet tė moshuarve:"A nuk ua zgjatėm jetėn sa mbushėt gjashtėdhjetė
vite jetė..."
Transmeton Ebu Hurejre se Profeti a.s ka thėnė:"Zoti
i ka dhėnė afat tė mjaftueshėm njė personi qė ka mbushur gjashtėdhjetė vjeē."
Pra, nėse njeriu mbush moshėn gjashtėdhjetė vjeēare, ai i
ka konsumuar tė gjithė mundėsitė dhe shanset pėr tė ndryshuar. E lusim Zotin
t'i zgjasė jetėt tona dhe t'i mbushė me vepra tė mira!
Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:"Mosha e
ithtarėve tė umetit tim ėshtė mes gjashtėdhjetave dhe shtatėdhjetave."
Nėse besimtari mysliman i arrin tė gjashtėdhjetat, ėshtė
mirė tė mos mendojė mė pėr biznesin, depozitat bankare, trojet etj... por ėshtė
mirė tė mendojė si tė ndėrtojė pallate nė xhenet, si ta zbukurojė me sa mė
shumė pemė dhe lulishte etj...
Mes frikės dhe shpresės
Ėshtė e
vėrtetė qė tė flasėsh mbi vdekjen, Ditėn e Kiametit dhe ndodhitė pas
ringjalljes janė tė frikshme, por besimtari jeton mes frikės dhe shpresės.
Thotė Zoti nė Kuran:" Vetėm prej Meje duhet tė frikėsoheni."
(Bekare, 40)
"Vėrtet,
ndėshkimi i Zotit tėnd ėshtė i ashpėr!" (Buruxh,
12)
"I
tillė ėshtė dėnimi i Zotit tėnd, kur ndėshkon vendbanimet qė bėnin gjynahe. Me
tė vėrtetė, dėnimi i Tij ėshtė i dhembshėm dhe i ashpėr." (Hud, 102)
Pa
dyshim, nė kėto (ngjarje) ka kėshillė pėr atė qė i
druhet dėnimit tė Ditės sė Gjykimit. Ajo ėshtė Dita nė tė cilėn do tė tubohen
tė gjithė njerėzit; ajo ėshtė Ditė e dėshmuar. Ne e shtyjmė atė vetėm qė tė
plotėsohet afati i caktuar. Kur tė vijė ajo ditė, njeriu mund tė flasė vetėm me
lejen e Tij. Disa prej tyre do tė jenė tė mjerė e disa fatlumė. Ata qė do tė
jenė tė mjerė, do tė hyjnė nė zjarr, ku do ti
presin
veē ofshamat e vajtimet." (Hud, 103-106)
"atė
Ditė njeriu do tė ikė nga i vėllai, nga e ėma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe
nga fėmijėt e vet. Atė Ditė, secili prej tyre do tė ketė aq shqetėsim pėr
veten, sa
do ti
mjaftojė." (Abese, 34-37)
"O
njerėz, frikėsojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orės (sė
Kiametit), ėshtė vėrtet njė ngjarje e madhe! Ditėn, qė do tė shihni atė, ēdo
grua me fėmijė nė gji do ta harrojė fėmijėn e saj dhe ēdo grua shtatzėnė do ta
hedhė barrėn e vet. Njerėzit do ti shihni si tė dehur, ndonėse ata nuk do tė
jenė tė dehur, por dėnimi i Allahut ėshtė i ashpėr." (Haxh, 1-2)
Por kjo
frikė ėshtė e justifikueshme, pasi si rrjedhojė besimtari fiton xhenetin e
amshuar. Thotė Zoti nė Kuran:" Pėr ata qė i frikėsohen paraqitjes para
Zotit tė vet, do tė ketė dy kopshte!" (Rahman, 46)
Kjo frikė
ėshtė motivi themelor pėr vepra dhe punė tė mira.
Zoti i
pėrshkruan banorėt e xhehenemit nė Kuran dhe thotė:"Ata do tė afrohen,
duke biseduar me njėri-tjetrin e duke thėnė: Mė parė, Ne kemi pasur frikė nė
familjet tona (nga gjykimi i Allahut), por, Allahu na ka dhuruar mėshirė
dhe na ka ruajtur nga era pėrcėlluese (e Zjarrit). Ne qysh mė parė i
jemi falur Atij. Ai ėshtė vėrtet Bamirės dhe Mėshirėplotė." (Tur,25-28)
Thotė Profeti a.s:Ėshtė rrėnduar qielli dhe ka tė drejtė
tė rėndohet. Nė ēdo pėllėmbė vend gjendet njė melek me ballin pėrtokė, nė
sexhde pėr Zotin. Pėr Zotin! Nėse do tė dinit atė qė di, do tė qeshnit pak dhe
do tė qanit shumė, nuk do tė kėnaqeshit me gratė tuaja nė shtrat dhe do tė
dilnit rrugėve duke iu pėrgjėruar Zotit tė lartėsuar."
Ėshtė mėshirė e Zotit qė njeriu harron dhe neglizhon edhe
gjėrat qė i di. Ėshtė mėshirė e Tij qė njeriu nuk i ka parė kėto gjėra me sytė
e tij. Tė gjithė e dimė qė shumė njerėz humbasin mendjen dhe arsyen kur shohin
pamje rrėnqethėse dhe tė frikshme. Nėse Zoti do na e tregonte zjarrin e
xhehenemit, do na ikte mendja nga frika dhe tmerri.
Thotė Profeti a.s:"Njeriu nuk do tė ndjehet i qetė
Ditėn e Kiametit, derisa tė pyetet mbi jetėn si e harxhoi, rininė si e kaloi,
pasurinė nga e fitoi dhe ku e harxhoi, fizikun ku e mundoi."
Transmeton Ebu Hurejre, se kur Profeti a.s lexoi njė ditė
ajetin:"Atė Ditė ajo do tė tregojė lajmet e saj" (Zelzele, 4)
na pyeti:"A e dini cilat janė lajmet e tokės?!" Ne u
pėrgjigjėm:"Zoti dhe i dėrguari i Tij e dinė mė sė miri." Profeti a.s
tha:"Lajmet e saj janė se toka do tė dėshmojė pėr ēdo njeri pėr veprat
qė ka bėrė mbi sipėrfaqen e saj. Ajo do tė thotė:"Filan ditė ka vepruar
kėshtu e ashtu."
Transmeton Ebu Seid El-hudrij, se i dėrguari i Zotit a.s
tha njė ditė:"Si ta shijoj jetėn, ndėrkohė qė meleku pėrgjegjės pėr
bririn, e ka kapur nė dorė atė dhe ka vėnė veshin pėr tė dėgjuar kur tė
urdhėrohet pėr t'i fryrė."
Duke parė se shokėt e tij u frikėsuan, Profeti a.s u tha:"Thoni:"Na
mjafton Zoti qė ėshtė garantuesi mė i mirė."
Padyshim qė tė flasėsh pėr jetėn pas vdekjes ėshtė e
frikshme, por kjo frikė ėshtė motivuese pėr vepra tė mira dhe nuk ėshtė frikė
demoralizuese. Thotė Profeti a.s:"Kush frikėsohet, ecėn dhe natėn dhe
kush ecėn natėn, arrin nė shtėpi."
Arabėt e kishin zakon qė tė udhėtonin natėn, pėr shkak tė
temperaturės sė lartė ditėn.
Kush i frikėsohet vdekjes dhe jetės pas vdekjes, nuk pret
pleqėrinė qė tė bėjė vepra tė mira, por e shfrytėzon rininė siē duhet. Thotė
Profeti a.s:"Malli i Zotit ėshtė i shtrenjtė, pasi malli i tij ėshtė
xheneti."
"Thuaj:
O robėrit e Mi, qė i keni bėrė keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresėn nė
mėshirėn e Allahut! Allahu, me siguri, i fal tė gjitha gjynahet. Vėrtet, Ai
ėshtė Falėsi i madh dhe Mėshirėploti." (Zumer,
53)
Ne nuk duhet tė harrojmė se Zoti ynė ėshtė i dashur, i
dhembshur dhe i gjithėmėshirshėm. Frikė duhet tė kenė ata qė e mohojnė Zotin
dhe e kundėrshtojnė Atė. Kurse besimtari, edhe pse ka gjynahe dhe tė meta, nuk
demoralizohet dhe nuk e humb shpresėn.
"mėshira Ime pėrfshin ēdo gjė" (Araf, 156)
Vėllezėr dhe motra! Kthehuni nga Zoti juaj dhe shpresoni
nga dashuria dhe dhembshuria e Tij!
"Kush
bėn njė vepėr tė mirė, do tė shpėrblehet dhjetėfish. Kush bėn njė vepėr tė
keqe, do tė dėnohet vetėm sipas gjynahut qė ka bėrė dhe nuk do ti bėhet
kurrfarė padrejtėsie." (En'am, 160)
Thotė Kush mė afrohet njė pėllėmbė, i afrohem njė
krah. Kush mė afrohet njė krah i afrohem njė pash dhe kush ecėn drejt Meje, do
tė vrapoj drejt tij. Kush del para Meje me gjynahe sa madhėsia e tokės, por nuk
ka adhuruar tjetėr kėnd veē Meje, do i ofroj madhėsinė e tokės me falje."
(Imam Muslimi)
Transmeton Xhabir Zoti qoftė i kėnaqur me tė se njė
beduin vajti tek i dėrguari i Zotit a.s dhe e pyeti:"O i dėrguar i
Allahut! Cilat janė dy obligimet?" Profeti a.s u pėrgjigj:"Kush
vdes pa i shoqėruar Zotit rivalė, ka hyrė nė xhenet. Kush vdes duke i shoqėruar
Zotit rivalė, ka hyrė nė zjarr."
Njėsimi i Zotit, ka si shpėrblim final xhenetin, edhe pse
mund tė ndėshkohet njė farė kohe pėr gjynahet qė ka vepruar. Kurse politeizmi
dhe idhujtaria, ka si ndėshkim zjarrin.
Transmeton Enesi Zoti qoftė i kėnaqur me tė se Profeti
a.s njė herė kishte Muadhin pas tij nė deve. Nė njė moment, Profeti a.s i
thėrret Muadhit:"O Muadh!" Ai iu pėrgjigj:"Urdhėroi o i
dėrguar i Allahut!" Profeti a.s i thėrret pėr tė dytėn herė:"O
Muadh!" Ai iu pėrgjigj:"Urdhėroi o i dėrguar i Allahut!"
Profeti a.s i thėrret pėr tė tretėn:"O Muadh!" Ai iu
pėrgjigj:"Urdhėroi o i dėrguar i Allahut!"
Me kėtė, Profeti a.s sikur i thoshte:"Kij vėmendjen
se do tė tregoj diēka qė duhet ta mbash mėnd."
Mandej, Profeti a.s i tha:"Nuk ka rob qė dėshmon
se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i dėrguari i
Tij, me sinqeritet qė buron i buron nga zemra, Zoti ia ka bėrė haram zjarrit qė
ta djegė."
Muadhi, i mrekulluar nga ky sihariq, e pyeti:"O i
dėrguar i Allahut! A t'ua tregoj njerėzve kėtė sihariq, qė tė gėzohen?"
Profeti a.s iu pėrgjigj:"Atėherė do mbėshteten tek
ky hadith (dhe do lėnė punėt e mira)."
Profeti a.s u frikėsua se mos mbėshteten tek ky sihariq,
do veprojnė gjynahe, do tė vdesin nė kėtė gjendje dhe dėnohen me xhehenem.
Muadhi nuk e tregoi kėtė hadith veē pak ēaste para se tė
vdesė. Ai e tregoi para se tė vdesė, nga frika qė kishte se mund tė bėhej ortak
me ata qė e mbajnė dijen pėr vete dhe nuk e pėrhapin qė tė pėrfitojnė njerėzit.
Hadithi i mėsipėrm, ėshtė transmetuar nga imam Buhariu dhe Muslimi.
Nė njė hadith, Profeti a.s thotė:"Dėshmoj se nuk
ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se unė jam i dėrguari i Allahut. Nuk ka rob qė
del para Zotit me kėtė dėshmi, pa asnjė fije dyshimi nė tė dhe qė tė mbahet larg
xhenetit."
Ne bėjmė gjynahe dhe gabime, pasi e tillė ėshtė natyra
njerėzore. Thotė Profeti a.s:"Nėse nuk do tė bėnit gjynahe, Zoti do tė
krijonte krijesa tė tjera qė bėnin gjynahe, i kėrkonin Zotit falje dhe Ai i
fal."
Fakti qė gabojmė dhe bėjmė gjynahe, nuk ka pėrse tė na
demoralizojė dhe tė humbasim shpresat nga mėshira dhe dhembshuria e Zotit. Ne
duhet tė pėrjetojmė si frikėn dhe shpresėn. Kur tė flasim mė hollėsisht mbi
jetėn pas vdekjes, do tė shohim se Zoti sa herė qė pėrmend zjarrin, do ta pasojė
me xhenetin, pėrveē ndonjė rasti tė rrallė. Kush jeton duke u mbėshtetur vetėm
nė faljen dhe mėshirėn e Zotit, mund tė rrėshqasė nė gjynahe dhe tė meta. Kush
jeton i mbėshtetur nė hadithe dhe ajete qė flasin mbi dėnimin e Zotit dhe
xhehenemin, mund tė humbasė shpresėn dhe optimizmin. Ne do i qasemi ndodhive tė
jetės pas vdekjes, duke pėrdorur herė tekste shpresėdhėnėse dhe herė tekste
frikėsuese.