Data:08/09/10

 
Untitled Document
Meditimi rreth bagėtive

Programi: Arti i meditimit

Prezantues: Doktor Xhasim Mutaua

Tema e episodit: Meditimi rreth bagėtive

 

Selam alejkum.

 

Ju urojmė rishtazi mirė se keni ardhur nė kėtė episod tė ri tė programit tuaj “Arti i Meditimit”.

 

Tema e episodit tonė tė sotėm ėshtė “Meditimi rreth bagėtive”.

Bagėtitė janė bėrė njė pjesė e pandashme e jetės sonė dhe jeta e njeriut do tė ishte e varfėr dhe e brishtė, pėr tė mos thėnė edhe e pamundur pa bagėtitė. Prej tyre njeriu pėrfiton sėtepėrmi.

Kafshėt nė pėrgjithėsi janė nga gjėrat qė e lidhin njeriun me Krijuesin e tij.

 

Allahu krijoi njeriun, bimėsinė dhe botėn shtazore, tokėn dhe relievin e larmishėm tė saj qė formohet nga luginat, fushat, ultėsirat, malet dhe kodrat.

 

Lypset qė ne tė meditojmė lidhur me tė gjitha kėto krijesa tė Allahut tė Lavdishėm dhe Lartmadhėrishėm, prej tė cilave janė edhe bagėtitė.

Nga bagėtitė, nė kėtė episod, e kemi fjalėn mė nė veēanti pėr dhentė...

 

Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- pėrcjell nė njė transmetim tė tij se: "Nuk ka patur asnjė profet pėrveēse ka qenė bari dhensh”. Sahabet fisnikė -Allahu qoftė i kėnaqur me tė- e pyetėn Profetin -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-: “Edhe ti o i Dėrguar i Allahut? Profeti u pėrgjigj: “Edhe unė.”

 

Pra vetė Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- ka qenė bari dhensh dhe nė fakt nuk ka patur asnjė profet qė tė mos ketė qenė bari dhensh. Kjo pasi kujdesi pėr dhentė ėshtė njė shkollė e madhe pjesė e tė cilės qenė tė gjithė profetėt. Prandaj kur lexojmė nė biografinė proetike gjejmė se Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- ka qenė bari dhensh dy herė; herėn e parė kur ishte i vogėl teksa jetonte tek Fisi Benu Sead, asokohe ai i ruante dhentė me njė nga vėllezėrit e tij tė gjirit; ndėrsa hera e dytė nė tė cilėn Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- ishte bari dhensh ka qenė kur gjendej nė Meke dhe dhentė i ruante nė disa pllaja aty pranė Mekes.

 

Ky ėshtė njė realitet qė duhet ditur dhe nė tė duhet medituar thellė, ruajtja e dhenve ėshtė njė shkollė ku ēdo profet ka hyrė.

 

Nėse do qėndrosh, ndjekėsh tė ecurin e tyre dhe do hetosh dhentė nga afėr; atėherė do nxjerrėsh shumė konkluzione inetersante. Vihet re pėr shembull, se qėndrimi i tyre dhe drejtimi, kur ato zhvendosen apo kullosin, ėshtė unik. Nuk ka ndonjė tė mbetet nė drejtim tjetėr. Madje drejtimi i tyre i unifikuar ka tė bėjė shumė me lindjen dhe perėndimin e diellit, ashtu qė nė agim ato kullosin nė drejtim tė perėndimit dhe nė perėndim nė drejtim tė lindjes. Teksa kullosin dhe lėvizin nė tufė, nė mesin e tyre mbizotėron fryma e solidaritetit. Tė vegjėlit ecin ngjatė nėnės, orientohen nė tufė tek kullotat e reja, nuk shtyhen e cyten. Tė tilla janė tufat e dhenve.

 

Njė gjė dihet mirė, se ruajtja e dhenve ka nevojė pėr durim; ruajtja dhe pėrkujdesja pėr dhentė ka nevojė pėr asketizėm, jetė tė vrazhdė dhe pėr maturi; ndaj dhe kjo shkollė ka patur vendin e saj nė historitė dhe ngjarjet njerėzore.

 

Ismaili -paqja e Allahut qoftė mbi tė- ishte dashi i sakrificės, dhe pėr shlyerjen e barrės sė sakrificės nga Ismaili -paqja e Allahut qoftė mbi tė-, vetė Zoti i botėrave zbriti njė dash nga qielli.

 

Specia e dhenve ėshtė njė specie e lashtė qė daton nė hershmėritė e jetės nė tokė.

 

Tė gjithė ne e dimė historinė e Musiat -paqja e Allahut qoftė mbi tė- me dhentė, sesi punoi bari dhensh pėr njė periudhė realtivisht tė gjatė kohore sipas marrėveshjes sė bėrė, plot dhjetė vjet. Ishte kjo punė dhjetė vjeēare nė shėrbim tė deleve paja qė ai po pėrgatiste qė tė martohej me njė nga vazjat e pronarit tė deleve me tė cilin ishte pėrmbushur marrėveshja nė fjalė. Sėrisht fakti se Musai -paqja e Allahut qoftė mbi tė- qe lidhur ngushtė me ruajtjen e dhenve del qartė nė pah nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “O Musa, ē'ėshtė ajo gjė qė ke nė tė djathtėn tėnde? Ai (Musai) tha: "Ėshtė shkopi im mbi tė cilin mbahem, dhe me tė u shkund (gjethe drunjsh) dhenve tė mia...” [20:17-18] Pra shikoni sesi Musai -paqja e Allahut qoftė mbi tė- e pėrdorte shkopin e tij nė dobi tė dhenve tė tij.

 

Gjithashtu shumė prej nesh kanė dėgjuar pėr historinė e Daudit -paqja e Allahut qoftė mbi tė- kur i erdhėn dy personat tė gjykonte midis tyre; njėri prej tyre kishte nėntėdhjetėenėntė dhen dhe tjetri kishte njė tė vetme. Grindja e tyre, tė cilėn ata erdhėn dhe ia treguan Daudit -paqja e Allahut qoftė mbi tė-, qėndronte nė faktin se ai qė kishte nėntėdhjetėenėntė dhen i kishte kėrkuar tjetrit qė kishte vetėm njė, qė t’ia bashkangjiste atė nėntėdhjetėenėntė dhenve tė tija; si puna e njė kompania me dy aksioner ku njėri posedon nėntėdhjetėenėntė aksione dhe tjetri posedon njė tė vetėm, dhe ai qė posedon sasinė prej nėntėdhjetėenėntė njėsishė don t’a bėjė tė tijin edhe aksionin e vetėm tė mbetur. Daudi iu kthye atij qė kishte njė dele tė vetme dhe i tha, nuk ėshtė e drejtė kėrkesa e tij qė delen tėnde t’ia bashkangjisė atyre tė tijave. Me fjalė tė tjera i tha tjetrit, ti ke nėntėdhjetėenėntė dele dhe do edhe atė njė tė vetme qė ai tjetri ka; kjo nuk shkon.

 

Realiteti ėshtė se ne duhet qė tė reflektojmė karshi kėtyre historive, personazh tė tė cilėve janė jo paqėllim pikėrisht delet, dhe kjo pėr faktin se qenia e tyre ėshtė krijuar e tillė qė pėrcjell mesazh vėrtet tė rėndėsishėm pėr sojin njerėzor.

 

Duhet medituar gjithashtu nė faktin sesi kėto bagėti janė burimi i ushqimit tonė tė shijshėm dhe me vlera tė patjetėrsueshme vitale si pėrmes mishit tė tyre ashtu edhe pėrmes qumėshtit tė tyre; pa harruar vlerėn e leshit tė tyre... Madje njeriu diti tė pėrfitoj edhe prej jashtėqitjes sė tyre.

 

Nėse ulesh tė meditosh mbi dhentė do gjesh se specia e tyre ėshtė natyrizuar e tillė qė pėrcjell tek medituesi vlera vėrtetė tė mėdha. Prej kėtyre vlerave ėshtė fakti se ruajtja dhe pėrkujdesi pėr ta e bėn njeriun tė pėrfitoj shumė dhunti dhe vlera tė dobishme shpirtėrore tė patjetėrsueshme; madje aq tė mėdha dhe tė patjetėrsueshme janė vlerat qė pėrftohen saqė nuk pati asnjė profet qė tė mos edukohej pėrmes kėsaj shkolle... Prej kėtyre vlerave pėrmendim ato tė jetės sė thjeshtė, asketizmit, maturisė; gjė kjo qė shihet qartė tek bariu i dhenve, sesi ai qė nga agu i ditės e deri nė perėndim tė saj bėn durim dhe shėtit qetėsish dhentė e tij kullotė mė kullotė. Mendimi i tij dhe angazhimi i tij ėshtė i qetė... Jeta e tij ėshtė e qetė dhe modeste... Sjelljet e tij janė tėrėsisht nėn efektin e qetėsisė sė tufės pėr tė cilėn ai kujdeset...

 

Nėse do t’i hedhim njė vėshtrim personave me jetėgjatėsinė mė tė madhe nė nivel botėror, do gjejmė emrin e njė japonezi i cili jetoi 113 vjetė, njė holandezi qė jetoi 112 vjetė, pėrkrah rasteve tė tjera tė shumta nėn kėtė rang jetėgjatėsie; raste pėr tė cilat studimet nxorrėn se atributi i pėrbashkėt i gjithė kėtyre personave qė jetuan kaq gjatė ishte falja, toleranca, zemėrmirėsia, maturia, durimi dhe jeta e thjeshtė; teksa tė gjitha kėto cilėsi janė cilėsi tė cilat bariut pa kuptuar ia dhuron tufa e tij e dhenve pėr tė cilėn ai kujdeset. Ndaj dhe barinjtė i gjen njerėzit qė natyrshėm i posedojnė kėto cilėsi aq tė vėshtira pėr t’ua arrirė nga pjesa tjetėr e njerėzve; ata posedojnė pra cilėsinė e faljes, tolerancės, zemėrmirėsisė, maturisė, durimit dhe thjeshtėsisė. Kuptohet pra se ku qėndron sekreti i faktit qė nuk ka patur asnjė profet pėrvese e ai ka qenė bari, nisur nga vlerat me tė cilat e tillė gjė pasuron...

 

Mjafton tė shohėsh njė herė tė vetme nė panoramėn qė sundon tufėn teksa kullot, pėrfshirė malet pėrqark, qiellin e mrekullueshėm pėrsipėr, pllajat e gjėra; dhe ndėrkaq qetėsohesh; stimulohesh tė meditosh dhe mendosh; prandaj -e ritheksojmė- nuk pati profet e tė mos ruante bagėtitė... Vėrtet qė ruajtja e dhenve t’a stimulon shtimin e besimit, freskimin dhe ripėrtėritjen e tij; e bėnė njeriun mė tė ndjeshėm, mė meditues, mė mendues; gjė qė pėr pasojė i shėrben shtimit tė besimit...

 

Teksa sodit tufėn e dhenve shikon se vetė ngjyra e tufės ėshtė e sinkronizuar dhe pėrshtatur shumė bukur nė telajon e panoramės sė gjallė qė tė del parasysh...

 

Teksa sodit sesi disa prej deleve rrinė ulur teksa disa tė tjera kullosin tė vjen ndėrmend procesi i ripėrtypjes tek ky soj i gjallesave qė ka krijuar i Madhi Zot. Kullotja e tyre ėshtė njė tip depozitimi i ushqimit qė rezervohet pėrsosmėrisht nė parastomak dhe qė pas kullotjes nga aty ushqimi i depozituar del dhe ripėrtypet... Kjo ėshtė evidente pėr bagėtitė, ndėrkohė qė njeriu procedon nė njė strukturė tė tillė fiziologjike ku tė ushqyerit e tij bėhet evident pėrmes njė pėrtypje tė vetme paēka se shumė prej tyre e rėndojnė stomakun e brishtė i cili vetėm njė pėrtypje mund tė pėrballojė... Prandaj e gjejmė Profetin -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- t’a pėrshkruaj besimtarin se atij i duhet tė ngop njė stomak, kurse jobesimtarit i duhet tė ngopė disa stomakė... Edhe nė kėtė krahasim nėse meditojmė gjejmė ēfarė mund tė shėrbejė si stimulim i sjelljeve tona, qoftė edhe tė atyre tė karakterit human fiziologjik qė kanė tė bėjnė me tė ushqyerin...

 

Njė tjetėr vlerė morale qė tė dhuron ky profesion fisnik ėshtė besnikėria e pashtirur; ashtu qė bariu po tė donte tė abuzonte me tufėn e tij do tė abuzonte kur tė donte, porse e vėrteta ėshtė se barinjtė janė njerėzit mė besnik, dhe kjo sepse ata jetojnė nė njė mjedis dhe situatė qė stimulon besnikėri, nė njė mjedis ku veē tyre dhe Krijuesit nuk gjendet askush tjetėr. Bariu ka dorė tė lirė tė abuzojė me tė mirat e bagėtive, mishin apo qumėshtin e tyre; por siē thamė, vetė qenia e tij nė njė mjedis ku ēdo gjė tė bėn tė meditosh rreth Krijuesit, e bėn bariun tė ketė frikė dhe ndrojtje prej Tij dhe tė tregohet njeri besnik. Bariu mė mirė, shpesh, gjatė dhe mė me imtėsi se ēdokush tjetėr dėshmon sesi Krijuesi bėn ndėrrimin e natės me ditėn. Shenjat e Zotit qė e rrethojnė nga tė katėr anėt i forcojnė atij besimin i cili njė prej vlerave tė tij mė tė mėdha dhe tė patjetėrsueshme ka besėn.

 

Sa cekėm hedh dritė nė fakt, vetėm lidhur me disa prej vlerave tė ēmuara qė pėrēon dhe skalit puna baritore; prandaj -e ritheksojmė- nuk pati profet e tė mos ruante bagėtitė...

 

Njeriu ėshtė shumė i nevojshėm qė tė meditojė, qoftė edhe pėr disa momente, tė meditojmė rreth ēdo gjėje; siē e pamė edhe ajo gjė qė duket e rėndomtė ka ndikimin e saj tė patjetėrsueshėm nė vlerat e paēmueshme tė cilat i shėrbejnė lumturisė sė njeriut... Tė meditojmė lidhur me kafshėt, me bagėtitė, por ndėrkohė tė mos harrojmė tė meditojmė edhe rreth vetvetes sonė ku na fton tė meditojmė vetė Allahu i Lartėsuar duke n’a thėnė nė Kuran: “Edhe nė vetet tuaja, a nuk po vėshtroni?!”

 

Pastaj lypset tė meditojmė edhe subjektet: historitė, ngjarjet dhe pozicionimet e ndryshme nė tė cilat ne ose tė tjerėt jemi vėnė dhe vazhdojmė tė vihemi. Tė meditojmė tek dobitė e patjetėrsueshme tė adhurimeve! Tė meditojmė rreth gjithė kėsaj, pasi meditimi ka rolin e vet tė patjetėrsueshėm nė shtimin e besimit, nė pėrforcimin e lidhjeve tona njerėzore me Zotin tonė...

 

E pra arti i meditimit mbi situatat dhe gjėrat qė n’a rrethojnė, ėshtė njė adhurim i harruar tė cilin jemi shumė tė nevojshėm t’a ripėrtėrijmė sot. 



  Dërgo Merre Kthehu
 
   

© copyright www.ikratv-alb.net 2007