Data:08/09/10

 
Untitled Document
Argumentet e Besimit nė Botėn Tjetėr

Tema e Ciklit tė Emisioneve: Faktet e Besimit dhe Mrekullitė e Tij

Tema e Episodit: Argumentet e Besimit nė Botėn Tjetėr

Ideator dhe Udhėheqės i Programit: Abdul Mexhid Ez-Zendani

 

Selam alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu.

Falenderimet janė pėr Allahun, Zotin e botėrave, salavatet dhe selamet janė pėr Profetin tonė, Muhamedin -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-, familjen, dhe shokėt e tij tėrėsisht.

 

Besimi Islam predikon se kjo botė ėshtė krijuar pėr njeriun, ndėrsa njeriu ėshtė krijuar pėr Botėn Tjetėr.

Njeriu nuk erdhi nė kėtė ekzistencė thjesht pėr tė vdekur, porse vdekja vetėm sa e transferon njeriun nė jetėn e varrit qė ėshtė stacioni i parė i jetės sė Botės Tjetėr.

Njerėzit nė varėsi tė asaj qė vepruan me udhėzimet hyjnore i pret Xheneti –Parajsa– ose Xhehenemi –Ferri–.

Pėr ēdo person qė pėrqafon besimin Islam dhe e bėn atė model tė jetės sė tij, besimi nė Botėn Tjetėr ėshtė njė e vėrtetė e pamohueshme qė ėshtė skalitur thellė nė zemėr dhe nė mendje.

Pa tė besuarin nė Botėn Tjetėr njeriu nuk mund tė rradhitet nė rradhėn e muslimanėve dhe as nė rradhėt e pasuesve dhe ndjekėsve tė mbarė librave tė tjerė qiellor.

Nėse njeriu nuk beson nė Botėn Tjetėr atėherė ai quhet jobesimtar dhe e meriton ndėshkimin e Allahut sepse nė kėtė mėnyrė ky person ka pėrgėnjeshtruar fjalėn e Zotit nė Kuranin Famėlart dhe nw mbarė librat e Tij. Pikėrisht lidhur me kėtė Allahu i Lartėsuar thotė nė Kuranin Famėlartė: “…kush nuk beson nė Allahun, nė engjėjt e Tij, nė librat e Tij, nė profetėt e Tij dhe nė Botėn Tjetėr, i tilli ka humbur njė humbje tė largėt (ka rėnė nė humbėtirėn e mosbesimit”. 

 

E pra kush dėshiron t’a rradhis vetveten nė rradhėt e besimtarėve duhet patjetėr qė tė besojė nė Botėn Tjetėr.

 

???Tek besimi nė Botėn Tjetėr hyn: “besimi nė jetėn pas vdekjes ku hyn sprova e varrit si dhe lumturia ose vuajtja qė e pret njeriun nė jetėn e varrit nė varėsi tė besimit dhe veprave tė tij; besimi nė shenjat qė do ndodhin para Kijametit –shkatėrrimit tė universit– dhe pas tyre besimi nė ndodhinė e Kijametit dhe nė llahtaritė e tij; besimi nė gjithė sa pėrmend besimi Islam nė lidhje me ringjalljen; besimi nė episodet e gjykimit prej tė cilėve janė shpėrndarja tek ēdo njeri e librit nė tė cilin janė rregjistruar hollėsisht tė gjitha veprat e jetės sė njeriut, peshimi i veprave tė njerėzve nė njė peshore formėn dhe mėnyrėn e funksionimit tė sė cilės e di vetėm Allahu i Lartėsuar; besimi nė Haudin (liqenin) prej ujit tė tė cilit, para se tė kalojnė urėn e Siratit, do t’u jap tė pinė ujė besimtarėve tė vėrtetė vetė profeti Muhammed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-; besimi nė urėn e Siratit mbi tė cilėn do t’i duhet tė kalojė ēdo njeriu dhe qė ėshtė njė urė e tendosur pėrmbi Xhehenem qė lidh tokėn e gjykimit me Xhenetin; besimi nė Xhenet –Parajsė– dhe lumturimin nė tė; besimi nė Xhehenem –Ferr– dhe dėnimin nė tė si dhe besimi nė tė gjitha ēėshtjet e tjera qė kanė lidhje me Botėn Tjetėr dhe qė janė pėrmendur nė Kuran dhe nė thėniet e sakta profetike tė profetit Muhamed - lavdėrimi dhe paqja e All-llahut qoftė mbi tė -.”

 

Kėto tė vėrteta tė besimit Islam mbėshteten nga njė sėr argumentesh tė cilat ne do t’i trajtojmė nė vijim.

 

Idhujtarėt e Mekes ishin njerėzit qė mė shumė se ēdokush tjetėr qenė angazhuar t’a pėrgėnjeshtronin Profetin Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-. Me qėndrimin e tyre tė rreptė nė pusi tė kapjes tė qoftė njė shansi tė vetėm qė do t’i mundėsonte ata t’a pėrgėnjeshtronin profetėsinė e Muhamedit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-; ata mund tė konsiderohen pa frikė pėrfaqėsuesit mė tė rreptė tė kundėrshtarėve tė Shpalljes Hyjnore nė tė gjithė kohėrat.

 

Njė tentativė prej tentativave tė pėrgėnjeshtrimit qė ata tentuan t’i bėjnė Profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- ishte ngjarja e tij e Israsė dhe Miraxhit (Natėngjitja Qiellore).

 

Porse Profeti Muahamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- i sfidoi ata me argumentimin e vėrtetėsisė sė ngjarjes nė fjalė, duke sjellur argumente tė pakontestueshme se ai udhėtoi me tė vėrtetė natėn nė fjalė pėr nė Xhaminė Aksa dhe po nė atė udhėtim u ngjit nė Sidretul Muntehe, nė pikėn qiellore mė tė afėrt me Allahun ku ai foli direkt me Allahun dhe ku nuk ka  arritur para tij asnjė krijesė tjetėr, madje edhe vetė engjėlli Xhebrail u ndal para se Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- tė vazhdontė mė tej dhe i tha se ai nuk kishte leje tė shkonte mė tej.

 

Tė argumentuarit e udhėtimit natėn pėr nė Xhaminė e Shenjtė Aksa shėrbeu nė vetvete si argument pėr pjesėn tjetėr tė udhėtimit, pėr ngjitjen e Profetit mbi shtatė qiejt pėr nė Sidretul Muntehe, nė skajin kulminant tė gjithėsisė, mė tė afėrtin nė mes gjithėsisė dhe Zotit tė botėrave, skaj nė tė cilin nuk ka arritur para profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė - asnjė krijesė tjetėr e Allahut Madhėshtor. 

 

Ngjarja profetike nė fjalė pėrcillet nga transmetimi, autenticitetin e tė cilit e konfirmojnė Imam Bukhariu dhe Imam Muslimi, ku transmetohet se Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- ka thėnė: “Kur kurejshėt mė pėrgėnjeshtruar lidhur me udhėtimin e natės (Isranė dhe Miraxhin) qė u realizua me mua, u ngrita tek Hixhri (pjesė e Qabes) ku Allahu m’a shpalosi pėrpara Bejtul Makdesin (Zonėn e Shenjtė tė Aksės) dhe bėra t’u tregoj atyre teksa po vėshtroja tek ajo qė po pėrshkruaja”.

 

Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- bėn fjalė pėr momentin kur kurejshėt mekas i thanė qė meqė pretendon se ishe nė Bejtul Makdes atėherė n’a e pėrshkruaj ne se si ishte ajo. Ata e dinin se Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- kurrė nuk kishte qenė atje. Qe kjo kėrkesė e tyre shkak qė Profetit Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- t’i mundėsohej nga dhuntia hyjnore tė depėrtonte direkt nė panoramėn e gjallė tė Bejtul Makdesit dhe t’ua pėrshkruante Mekasve fije pėr pe atė. Ndėr tė tjera Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- u tregoi atyre edhe pėr karvanin e mekasve qė u sillte mekasve ushqime tė cilin ai e kishte parė rrugės,. U tregoi atyre pėr vendodhjen e karvanit tė tyre dhe personat qė e shoqėronin atė, madje i lajmėroi dhe u tha edhe se ky karvan do arrijė tek ju nė filan ditė. 

 

Ndėr gjėrat qė ai pa nė kėtė ngjitje tė tij qiellore tė pashembullt nga lloji i saj ishte edhe Xheneti dhe Xhehenemi.

 

Kthehemi tek tema jonė e argumenteve tė besimit nė Botėn Tjetėr.

Ajo qė pėrmendėm lidhur me udhėtimin e Israsė dhe Miraxhit tė Muhamedit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- hedh dritė sesi Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- u mundėsua nga vetė Allahu i Lartėsuar qė t’a shikonte me sytė e tij Xhenetin dhe Xhehenemin e premtuar.

 

Lidhur me argumentet e mėdha tė Allahut qė Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- pa nė kėtė udhėtim qiellor vetė Allahu i Lartėsuar shprehet nė Kuranin famėlartė duke thėnė: “Ai pa nga argumentet (shenjat) madhore tė Zotiti tė tij”.  

 

E sikur pėr vėrtetėsinė e ekzistencės sė Botės Tjetėr tė ishim mjaftuar vetėm me kėtė qė thamė, kjo do tė mjaftonte si provė e besimit nė Botėn Tjetėr. Do tė mjaftonte fakti qė Ai qė e krijoi Xhenetin dhe Xhehenemin e mundėson Profetin e Tij tė sinqertė t’i shikojė ato.

 

Gjithsesi pėrveē faktit se Profeti u mundėsua t’a dėshmonte me sytė e tij Xhenetin dhe Xhehenemin, gjenden edhe shumė fakte dhe argumente tė tjera qė verifikojnė vėrtetėsinė e pakontestueshme tė Botės Tjetėr.

 

ARGUMENTI I DREJTĖSISĖ:

Presupozo se po shikon njė burrė tė fuqishėm qė godet njė fėmijė tė vogėl si do ndihesh nė vetvete? Sigurisht qė do ndjesh dhimbje dhe do dėshirosh tė ndėrhysh po pate mundėsi. Por nėse njė gomar do ndodhej pranė teje dhe do shihte tė njėjtėn pamje a do ndiente diēka?! Ēfarė bėri qė zemra jote tė reflektojė ndėrsa ajo e kėfshės jo? Ajo qė bėri qė zemra jote tė reagojė ėshtė pikėrisht dėshira jote e brendshme pėr drejtėsi. Nga kėtu del nė pah se njeriu e do drejtėsinė. Ndėrkaq a mendon se dashuria qė ke ti pėr drejtėsinė ėshtė mė e kompletuar dhe mė e madhe se ajo e Krijuesit tėnd qė tė krijoi duke tė natyrizuar me kėtė ndjenjė dėshirė pėr drejtėsi?! Dėshira pėr drejtėsi e shpėrndarė tek njerėzia nga njeriu I parė deri tek ai I fundit, pėrfshirė kėtu profetėt dhe njerėzity e mirė dhe tė urtė, pot ė tubohej nuk do pėrbėnte vetėmse nnjė njėsi tė pakrahasueshme nė raport me drejtėsinė e Allahut, sepse Allahut tė Lartėsuar i takon pėrsosmėria kulminante. Drejtėsia e Tij ėshtė kulminante dhe absolute. A mendon se Allahu Poseduesi i drejtėsisė absolute nuk ka pėr t’a vėnė drejtėsinė e plotė midis njerėzve?! Realiteti ėshtė se nė kėtė botė nuk vendoset drejtėsia absolute. Sa e sa njerėz dalin nga kjo jetė me tė drejta tė nėpėkėmbura, pa i gjetur tė drejtat e tyre?! Sa e sa nga zullumqarėt, kriminelėt, terrorristėt dhe armiqėsorėt nuk vihen para drejtėsisė absolute e tė marrin ndėshkimin e meritueshėm?! Teksa nė krahun tjetėr ne nuk e vėmė nė dyshim se Drejtėsia Hyjnore e Allahut, i Cili ne krijesat e Tij n’a natyrizoi tė tillė qė kemi dėshirė tė zjarrtė pėr drejtėsi, Drejtėsia Hyjnore e Krijuesit ėshtė perfekte dhe absolute, dhe pikėrisht falė kėsaj perfektshmėrie nė drejtėsibėrjen e Tij, Allahu i dha tė padrejtit kohė dhe shans tė reflektoj dhe rishikoj kėtė qėndrim dhunues tė tij dhe tė bėjė kthesė, i dha shans mosbesimtarit tė pendohet dhe kthehet tek Allahu dhe i dha shans mėkatarit tė pikėllohet. E gjitha kjo sepse Allahu ėshtė poseduesi i drejtėsisė perfekte, dhe nisur nga drejtėsia e Tij perfekte e patolerueshme bėri qė pėr vendosjen e Drejtėsisė Hyjnore nė vend tė vėrė nė dispozicion njė ditė me njė kohėzgjatje prej pesėdhjetėmijė vjet, e cila ėshtė Dita e Gjykimit e njohur me emrin JEUMU DIN-DITA E PĖRGJEGJĖSIMIT. A s’ėshtė Allahu thėnėnsi qė nė Kuranin Famėlartė hedh dritė mbi drejtėsinė e Tij absolute duke thėnė: “A (mendojnė ata qė thonė se nuk ka Botė Tjetėr ku do vendoset Drejtėsia Absolute Hyjnore se) do t’i trajtojmė muslimanėt (qė iu dorėzua Allahut) si shkelėsit e ligjit. Ē’ėshtė me ju (o mosbesimtar)?! Si gjykoni kėshtu (kaq cekėt)?!” Nuk ėshtė e drejtė dhe ėshtė e papranueshme pėr Allahun qė muslimani qė iu dorėzua ligjit hyjnor t’a trajtojė njėllojė me shkelėsin e ligjit hyjnor. Allahu i Lartėsuar jo vetėm apelon pėr drejtėsi por detajon edhe sesi ajo do vendoset nė Ditėn e Gjykimit, duke thėnė: “Ne vendosim peshojat (matėset) e drejtėsisė nė Ditėn e Gjykimit e askujt nuk i bėhet padrejtėsi”.

 

ARGUMENTIN TJETĖR ėshtė ARGUMENTI I PĖRSOSMĖRISĖ DHE RENDIT:

Persupozo se je duke vizituar njė qytet gjigand, me emėr, modern dhe tė mirėorganizuar. I gjen tė gjithė rrugėt e kėtij qyteti tė ndriēuara me njė sistem shtyllash tė bukura ndriēimi anekėnd qytetit, rrugėt janė shtruar, sinjalistika ėshtė vendosur dhe ēdo gjė tė josh dhe lė mbresa tė papėrshktrueshme. Teksa po viziton kėtė qytet tė mrekullueshėm tė takon tė hysh nė njė rrugicė ku ndriēimi mungon dhe shtyllat e ndriēimit e gjen tė hedhura anės rrugės dhe mbi trotuare shikon gropa tė hapura aty kėtu. Cila do jetė pėrgjigja qė do i japėsh vetes lidhur me panoramėn e rrugicės nė fjalė? Do konkludosh se kjo rrugicė do rregullohet medoemos? Pėrse pate kėtė konkludim? Sepse bazuar nė ligjin pėrfshirės tė rregullsisė dhe mirėsistemimit tė reflektuar anekėnd qytetit nė fjalė nuk ka koment tjetėr vetėmse kjo rrugė medoemos qė do rregullohet dhe ndriēohet. Tjetėr fakt qė tė bėn tė konkludosh pa hezitim nė kėtė fakt janė shtyllat e ndriēimit tė gjendura aty dhe gropat e hapura… Pra ligjin mbisundues tė rregullsisė nė nivel gjithėpėrfshirės pėr qytetin ti e zbrite pėr tė konkluduar rreth faktit nėse pritet tė vendoset apo jo rregullsia edhe nė rrugicėn e vogėl nė fjalė.

 

Po me kėtė metodė konkludimi ne konkludojmė se Bota Tjetėr e vendosjes sė Drejtėsisė absolute ėshtė njė domosdoshmėri.

 

Si? A nuk e shikojmė sesi pėrsosmėria dhe rregullsia fillojnė qysh nė elementin mė tė vogėl pėrbėrės tė kėtij universi, tek atomi. Atomi tek ēdo komponent gjendet perfektshmėrisht nė vendin e duhur dhe nė raportin e duhurm, madje jo vetėm atomi por edhe minielemntėt e tjerė tė tij.

 

E tillė ėshtė edhe ēėshtja e qelizės. Ajo gjendet perfektshmėrisht nė vendine duhur dhe raportin e duhur. Falė kėsaj pėrsosmėrie gjejmė qė rregullsia tė sundojė endjet qelizore deri nė nivel aparatesh biologjike dhe tėrėsi organizmash biologjik tė bimėve dhe gjallesave mbarė.

 

Pėrsosmėria ėshtė sinonimi i tokės mbarė, maleve, luginave, lumenjve, detėrave dhe oqeaneve. Pėrsosmėria ėshtė karakteristikė e tokės edhe nė lidhje me pozicionimin dhe mbarė parametrat e tjerė tė mrekullueshėm tė saj nė sistemin diellor, nė atė galaktik dhe kozmik.

 

Nėse do marrim ēdo gjė nė kėtė gjithėsi do gjejmė se ėshtė pėrfeksionuar dhe pozicionuar aty ku duhet dhe i takon.

 

E gjen veten para njė universi gjigand tė pėrsosur dhe tė pozicionuar ku dhe si duhet.

 

Nėse pas strukturės sė sendeve do tė shohėsh atė tė gjallesave tė panumėrta bimore apo shtazore sėrisht do mahnitesh me pėrsosmėrinė dhe rregullsinė qė dominon kėtu. Tė mjafton tė konstatosh sesi nė trupin tėnd syri yt gjendet nė pozicionin e duhur dhe po kėshtu hunda, veshi, zemra dhe ēdo pjesė tjetėr e trupit tėnd.

 

Nė tė gjithė universin sundon rregullsia pėrvese nė njė rrugicėz tė tij, tė quajtur rrugica e njerėzisė. Madje dendur kėtu e gjen shkelėsinė e rregullit dhe ligjit tė nderohet, teksa pasuesi i drejtėsisė dhe ligjit diskretitohet dhe persekutohet.

 

Pyetja qė lind ėshtė: Ai qė vendosi rregullsinė, perfektshmėrinė dhe rendin tė sundoj anekėnd universit pėrse nuk e vendosi atė nė jetėn e njeriut?  Pėrgjigja ėshtė, sigurisht, Ai do t’a vendosi rendin nė botėn njerėzore dhe madje pėr tė ka lėnė Ditėn Speciale pesėdhjetėmijė vjeēare tė Gjykimit. Por qe Zgjedhja e Tij Hyjnore qė t’a vononte atė pasi e gjithė njerėzia tė kryej sezonin e saj tė provės nė tokė.

 

Pikėrisht lidhur me kėtė realitet Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata (mosbesimtarėt) qė e tepruan me tė kėqijat (qė bėnė) a menduan se si nė jetėn e tyre edhe pas vdekjes do t’i barazojmė me ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira. Sa i keq (dhe i pasaktė) qė ėshtė ky gjykim i tyre?! Allahu i krijoi qiejtė dhe tokėn me njė rend preciz dhe pėr t'u shpėrblyer secili njeri me veprat qė ka bėrė, e atyre nuk u bėhet padrejtėsi”; pra ky gjykim ėshtė njė gjykim i keq tė cilin s’ka sesi t’a pranojė Allahu. Allahu qė e vendosi rendin nė qiej dhe nė tokė padyshim qė do t’a vendosė atė edhe tek mbarė njerėzia dhe askujt nuk do t’i bėhet padrejtėsi. Argumentohet pėr domosdoshmėrinė e Botės sė Pėrgjegjėsimit dhe Llogarisė nisur nga rendi universal qė shohim tė sundojė mbarė universin.

 

NJĖ TJETĖR ARGUMENT ĖSHTĖ STRUKTURA DHE NATYRA JONĖ.

Brenda natyrės dhe strukturės sonė gjendet argumenti se ne jemi krijuar pėr njė tjetėr botė.

Presupozo se njė qenie inteligjente qė nuk di asgjė rreth fazave tė zhvillimit tė qenies njerėzore mundėsohet tė shikojė fetusin njerėzor teksa zhvillohet nė mitrėn e nėnės. Sheh se krijimi i fetusit ėshtė nė kulminacionet e perfektshmėrisė. Ndėrkaq ai shikon tek kjo foshnje dy duar dhe dy kėmbė. Nuk di se cila mund tė jetė dobia e pranisė sė kėtyre dy duarve dhe dy kėmbėve brenda mitrės tepėr tė ngushtė duke qenė se ai e di se duart edhe kėmbėt qė tė funksionojnė kanė nevojė pėr njė hapėsirė shumė e shumė mė tė madhe se ajo e mitrės. I vjen ndėrmend se kėto gjymtyrė janė tė paqėllimta dhe hutimi i tij shtohet edhe mė shumė kur sheh foshnjen t’a lerė me pahir barkun e nėnės. A ėshtė mendim i drejtė mendimi qė i erdhi ndėrmend?! Sigurisht qė jo, e nė se ai do kishte qenė njeri i matur, maturia do e kishte bėrė qė tė arrintė nė konkludimin se kjo krijesė duhej tė qe krijuar pėr njė botė tjetėr duke qenė se struktura e trupit tė tij i pėrket njė lėmi dhe realiteti mė tė madh se mitra; duke qenė se duart dhe kėmbėt qė tė funksionojnė kanė nevojė pėr njė hapėsirė shumė mė tė madhe se ajo e mitrės. Perfektshmėria qė sundon nė strukturėn krijuese tė kėtij trupi aty brenda barkut tė nėnės ėshtė antonim i kotėsisė dhe nga ana tjetėr prania nė strukturėn fizike tė trupit tė kjėsaj foshnje tė gjymtyrėve dhe realiteteve qė kanė nevojė pėr hapėsirė me tė tjera diapazone dhe parametra, e bėjnė atė tė konkludojė prerazi se nė fakt kjo krijesė ėshtė bėrė pėr njė botė tjetėr. Dhe nėse presupozohet se atij do t’i jepej mundėsia t’a shihte kėtė njeri pas daljes nga barku i nėnės sesi ai me kėmbėt e tij ecėn nė distanca karshi tė cilave mitra ku qe strehuar pėr shumė muaj ėshtė krejt e pakonsiderueshme, dhe i sheh duart tė punojnė dhe veprojnė pasi qenė krejt tė paaktivizuara e tė pėrthyera aty brenda; pas kėsaj do thoshte, hė, doli ajo qė pritej.

 

Nisur nga fakti se mitra nuk ka hapėsirėn e mjaftueshme qė duart dhe kėmbėt tė kryejnė funksionin e tyre, ne konkludojmė nėmėnyrė tė pakontestueshme se duart dhe kėmbėt janė krijuar pėr njė fazė tjetėr qė i takon njė perudhe tė mėpasshme.

 

Pėr analogji le tė pėrqėndrohemi nė qenien tonė shpirtėrore njerėzore ku gjendet njė diēka qė i kalon dimensionet e planetit tokė e mė gjerė dhe qė pėr analogji me sa parapėrmendėm tregon se ne jemi krijuar pėr njė fazė tjetėr, pėr njė botė tjetėr ku do bėhet pėrmbushja lidhur me kėtė.

 

Pėr ēfarė bėhet fjalė? Bėhet fjalė pėr lakmitė, ambiciet dhe dėshirat e pakufi.

 

Ēdonjėrit nga ne po t’i thoje, tė kemi pronėsuarnjė qytet; do tė thoshte, nuk mjafton, qytetin tjetėr kujt do ia leni?. Nėse do i thoje, ta kemi pronėsuar gjysmėn e tokės; do thoshte, po pjesėn tjetėr? Nėse do i thoje, krejt tokėn t;a kemi dhėnė; do thoshte, ēfarė pėr hėnėn, si mund t’a bėjė pronė timen? Kjo nxjerr qartė nė pah se njeri posedon nė zemrėn e tij dėshira ambicioze qė i kalojnė dimensioned e mbarė dynjasė. Kėto ambicie janė krijuar pėr njė Botė Tjetėr dhe jo pėr kėtė dynja.

 

Mė tej, nėse do tė thonin, ke pėr tė jetuar njėmilion vjet; do thoje, s’mjafton. Nėse do tė thonin, ke pėr tė jetuar njėmiliardė vjet; sėrisht do thoje, s’mjafton. Nėse do tė thonin; nė rregull ke pėr tė jetuar njėlloj me tokėn, deri kur tė shkatėrrohet toka; do thoje, s’jam dakord, toka le tė shkatėrrohet, por unė dua tė jetoj. Ē’e kėnaq njeriun lidhur me kėtė dėshirė, pėrjetėsia?! Tė pėrgjigjet njeriu, po, kėshtu po.

 

Dashuria qė ti ke pėr pėrjetėsinė ėshtė mė e madhe se dynjaja dhe dimensionet e saj, kjo krahas ambicieve pėr pasuri dhe katandi.

 

Ėshtė fakt se kėto dy ambicie; ajo e ambicieve pakufi dhe ajo e jetesės sė pėrjetėshme; janė argument dhe tregues i qartė se unė si njeri jam krijuar pėr njė Botė Tjetėr dhe jo pėr kėtė botė, pėr Atė Botė Tjetėr rreth sė cilės Allahu i Larėtsuar thotė nė Kuranin Fisnik: “Kjo ėshtė dita e Pėrjetshmėrisė, pėr ta nė tė do tė ketė gjithėsa dėshirojnė dhe Ne kemi shtesė”. Banori i gradave mė tė ulta tė Xhenetit posedon sa dhjetėfishi i kėsaj dynjaje dhe ka nė tė gjithėsa i dėshiron shpirti. Pas kėsaj njeriu thotė, nė rregull, kjo mė kėnaq.

 

Ėshtė ky strukturim i qenies sonė humane qė dėshmon pėr ne se ne jemi krijuar pėr njė Botė Tjetėr.

 

 

KJO BOTĖ PREJ ELEMENTĖVE BAZĖ TĖ SAJ KA SHPĖRBLIMIN DHE NDĖSHKIMIN, ėshtė njė tjetėr konkludim ku do qėndrojmė ėshtė fakti sesi. Sa e sa kriminelė dhe superdhunues kemi parė tė ndėshkohen nė kėtė botė, ndėrkaq kemi parė edhe rastet e sa e sa njerėzve tė mitė e tė pėrsekutuar qė janė shpėrblyer dhe kanė pasur ardhmėri tė mirė nė jetėn e kėsaj bote. Vetė historia e tokės dėshmon rreth kėtij fakti.

 

Kjo n’a dėshmon se ne kemi njė Zot tė cilin mirėbėrėsia e kėnaq dhe pėr tė Ai shpėrblen, teksa keqbėrja e zemėron Atė dhe pėr tė Ai ndėshkon. Porse siē e ka bėrė tė qartė kėtė fakt Shpallja Hyjnore, shpėrblimi dhe ndėshkimi kapital dhe absolut do tė jetė nė Botėn Tjetėr; gjė qė vjen nė Kuranin Fisnik ku Allahu i Lartėsuar duke hedhur dritė mbi mosbesimtarėt qė u ndėshkuan nė Betejėn e Bedrit thotė: “Kėtė shijojeni, dhe ndėshkimi me Zjarr (nė Xhehenem) ėshtė (nė pritje) pėr mosbesimtarėt”; me kuptimin shijojeni kėtė pjesė tė ndėshkimit, qė nuk ėshtė vetėmse njė pjesė e tij, porse mė i ashpėr ėshtė ndėshkimi me Zjarrin e Xhehenemit qė ju pret.

 

Gjithashtu, rreth muslimanėve emigrantė mekas tė cilėt u pėrzunė nga shtėpitė e tyre dhe u lėnduan, dhe mė pas Allahu i bėri triumfues, Allahu i Larėtsuar nė Kuranin Famėlartė thotė: “Atyre tė cilėve emigruan nė rrugė tė Allahut, pasiqė u dhunuan, do t’u mundėsojmė njė banim tė pėrsosur nė kėtė botė, teksa shpėrblimi i Botės Tjetėr ėshtė mė madhėshtor nėse janė nga ata qė punojnė”; nėnkupton se mirėsitė dhe tė mirat qė sjell Allahu i jep robit nė dynja pėr punėt e mira tė bėra nė realitet ėshtė shpėrblim i pėrshpejtuar nė kėtė botė pėrpara atij kulminant nė Botėn Tjetėr.

 

 

LAJMĖRIMI I PROFETIT MUHAMED -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- RRETH KIJAMETIT DHE SHENJAVE TĖ TIJ, ėshtė njė tjetėr argument qė shpalos qartazi vėrtetėsinė e Botės Tjetėr.

Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- lajmėron nėn dritėn e Shpalljes Hyjnore mbi shenjat e Kijametit (Shkatėrrimit tė Universit) dhe flet nė detaj se do tė ndodhė kjo e kjo gjė prej shenjave tė vogla tė Kijametit dhe kjo e kjo gjė prej shenjave tė mėdha tė Kijamtit.

 

Nė ditėt tona nė shohim tė jenė konkretizuar sa e sa prej kėtyre parashikimeve profetike qė u takojnė shenjave tė vogla tė Kijametit, madje shenja e vogla tė Kijametit thuajse janė konkretizuar qė tė gjitha dhe nuk mbetet veēse tė ndodhin shenjat e mėdha.

 

Shembulli i lajmėrit profetik mbi lajmėrimin lidhur me shenjat qė pritet tė ndodhin para Kijametit ėshtė si shembulli i njė personi qė lajmėron njerėzit mbi njė ushtri qė do t‘u vijė atyre dhe u jep shenja dhe tregues rreth ardhjes sė tyre. U thotė do dėgjoni jehonat e largėta tė artelerisė nė ecje, krisje armėsh nga largėsia, pastaj bombardimet nė distancė dhe mė tej bombardimet e aviacionit luftarak. Kur njerėzit fillojnė tė dėgjojnė treguesit e parė tė ofensivės ushtarake tė pritėshme binden rreth vėrtetėsisė sė fjalėve tė lajmėruesit, ndėrsa kur bombat e aviacionit ushtarak bien mbi kokėt e tyre kjo tregon se po ndodhin treguesit dhe shenjat e mėdha rreth lajmėrimit pėr tė cilin u lajmėruan. 

 

Ajo qė duhet thėnė ėshtėse shenjat dhe treguesit e vėgjėl tė afrimit tė Kijametit janė tė shumta dhe Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- n’a ka lajmėruar ne rreth tyre. Prej kėtyre shenjave mbi tė cilat Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- n’a lajmėron ėshtė edhe fakti se anėt apo cepat e pjesėve tė tokės do tė afrohen dhe aviten me njėra-tjetrėn; gjė nė lidhje me tė cilėn Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- thotė: “Koha do tė qaset dhe toka avitet mė pranė”; lidhur me qasjen dhe shkurtimin e kohės kjo ėshtė bėrė fakt ashtu qė atė qė tė tjerėve u duheshin muaj pėr t’a bėrė, ti mund t’a kryesh brenda pak orėve; ndėrsa lidhur me avitjen e tokės dhe qasjen e anėve tė tokės cekim faktin sesi ka njerėz qė mėngjesin e hanė nė njė continent, drekėn nė njė tjetėr dhe darkėn nė njė tjetėr; sidomos media vizive dhe e shkruar i ka bėrė njerėzit qė tė jenė fare pranė njėri-tjetrit pamvarėsisht nga vendodhja e tyre gjeografike ku gjenden, qė hyn gjithashtu nė avitjen dhe afrimin e anėve tė planetit.

 

Gjithashtu Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- n’a lajmėron se prej shenjave tė vogla tė Kijametit ėshtė fakti se sendet do tė flasin; gjė lidhur me tė cilėn Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- thotė: “Nuk do tė ndodhė Kijameti derisa personit… rrypi i sandales sė tij (asaj qė ka mbathur nė kėmbė) t’i tregoj se ēfarė kanė bėrė anėtarėt e familjes sė tij nė mosprani tė tij”; nėnkupton se sendi nė fjalė do tė jetė burim informacioni dhe ne nė ditėt tona jemi nė fillimet e njė revolucioni tė vėrtetė tė aparaturave tė sofistikuara tė cila vendosen nė objekte nga mė tė ndryshmet dhe sjellin informacion nė distancė lidhur me aktivitetin e imėt tė njerėzve nė ambientin ku kėto paisje pėrgjimi zanore madje edhe vizuale gjenden. Prej kėtyre risive janė edhe aparaturat e imėta tė pėrgjimit qė personi mund t’i vendosė nė shtėpinė e tij, tė cilat pėrēojnė ēdo informacion qė ndodh nė shtėpi pėrgjatė gjithė kohės.

 

Tė gjitha kėto shenja qė pėrmendėm vijėn nė transmetime autentike tė konfirmuara pėr tė sakta nga Bukhariu, Muslimi dhe grumbulluesit e tjerė tė haditheve. Po tek Bukhariu dhe \Muslimi nė adresė tė Profetit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- vjen se prej shenjave tė Kijametit ėshtė: “…tė shohėsh kėmbėzbathurit, tė rreckosurit, tė vobekėtit, barinjtė e deleve, tė bėjnė kush e kush i ngrenė mė lartė ndėrtesat…”; gjė e cila sot ėshtė bėrė e mundur tė shihet sidiomos nė ishzonėn e varfėr tė gadishullit arabik ku popullata me epokėn e arit tė zi kapėrceu nga epoka e varfėrisė sė thellė nė atė tė superzhvillimit sidomos nė lėmin e ndėrtimit dhe infrastrukturės…

 

Po nė transmetimet autentike qė Muslimi sjell nė adresė tė Profetit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- tregohet se: “Devetė e kuqe do dalin jashtė pėrdorimit dhe askush nuk do jepet pas tyre”; gjė qė nėnkupton se ato do tė ngelin nė hije pikėrisht falė daljes sė mjeteve tė tjera mė komforte tė transportit. Po nė kėtė hadith tė transmetuar nga Muslimi tregohet se njerėzit do tė hyping mbi “Mejethir” dhe mbi to do vinė pranė dyerve tė xhamive. Kur ai -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- u pyet pėr “Mejethirėt” i komentoi ato me “hypėset (shalueset) e mėdha”. E ēfarė veē makinave janė kėto hypėse tė mėdha mbi tė cilat namazfalėsit vinė deri pranė dyrve tė xhamive?! Teksa mbi mjetet e tramsportit hedh dritė edhe thėnia kuranore nė tė cilėn Allahu i Lartėsuar thotė: “Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomerėt, pėr t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (pėr hipje) ēfarė ju (ende) nuk e dini”; nėnkupton se njerėzit di inspirohen nga Allahu tė krijojnė nga mjetet e transportit gjėra qė nė kohėn e zbritjes sė Kuranit nuk diheshin.

 

Tjetėr shenjė rreth sė cilės lajmėron Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- se do tė jetė prej shenjave tė hershme tė Kijametit ėshtė “pezullimi i diturisė” dhe se “Allahu i Lartėsuar nuk e ndrydh diturinė duke e ē’rrėnjosur atė por e ndrydh dhe pezullon pėrmes vdekjes sė dijetarėve”.

 

Shenjė tjetėr rreth sė cilės lajmėron Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- se do tė jetė prej shenjave tė hershme tė Kijametit ėshtė se: “Toka ka pėr tė vjellur dhe do tė vjellė nė formė cilindrike (nė formė shtylle) atė qė ka nė barkun e saj”; ajo qė mė shkon ndėrmend teksa dėgjoj kėtė thėnie profetike ėshtė nafta tė cilėn toka e vjell nė formė shufre, e Allahu e di mė sė miri.

 

Tjetėr shenjė rreth sė cilės lajmėron Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- se do tė jetė prej shenjave tė hershme tė Kijametit ėshtė se: “Islami filloi i huaj (i pazakontė) dhe do kthehet sėrisht i huaj”; teksa ne nė ditėt tona po e dėshmojmė tė tillė gjė. Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- lajmėron gjithashtu se kombi islam do tė jetė i dobėt edhe pse i shumtė nė numėr dhe kombet e tjera do t’i vėrsulen atij; gjė tė cilėn ne po e dėshmojmė sot me sytė tanė. Thotė Profeti Muhamed -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-: “Shpejt do tė jetė kur kombet do t’a thėarrsin njėri-tjetrin kundėr jush, ashtu siē ftojnė gostibėrėsit njėri-tjetrin nė ushqimin e tyre”. I thamė: A do tė jemi tė pakėt asokohe o i Dėrguar i Allahut? Tha: “Jo, ju asokohe do tė jeni shumė, porse do tė jeni krunde e precipitime si ato tė pėrrenjve”.

 

Shenjė tjetėr rreth sė cilės lajmėron Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- se do tė jetė prej shenjave tė hershme tė Kijametit ėshtė se: “Gratė do t’u pėrngjasojnė dhe do t’i imitojnė burrat dhe se burrat nga ana e tyre do t’u pėrngjasojnė dhe do t’i imitojnė gratė”.

 

Tjetėr shenjė rreth sė cilės lajmėron Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- se do tė jetė prej shenjave tė hershme tė Kijametit ėshtė se: “Do tė ketė gra prej kombit tė tij islam tė cilat nuk ka pėr t’jua hedhur sytė, do tė jenė tė veshura tė zhveshura, tė joshura dhe joshėse nė tė ecur, kokėt e tyre janė mu si xhunga anuese e devesė”.

 

Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- lajmėron se prej shenjave tė vogla tė Kijametit ėshtė se ēifutėt do tė jenė tė fuqishėm dhe se ata do t’i luftojnė muslimanėt dhe se mė pas muslimanėt do t’i luftojnė ata dhe do triumfojnė mbi ta.

 

Kėto shenja tė Kijametit qė i pamė tė realizohen dhe konkretizohen siē n’a lajmėroi Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- i cili i quajti ato shenjat e vogla tė Kijametit. Pas tyre ēfarė pritet? Pritet tė vijnė shenjat e mėdha tė cilat janė fare pranė Kijametit.

 

Konkludimi i sa mė sipėr ėshtė se ai -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- i cili n’a lajmėroi mbi shenjat e Kijametit tė cilat i pamė tė bėhen realitet, n’a ka thėnė tė vėrtetėn pėr ēėshtjen e Botės Tjetėr dhe s’ka dyshim se gjithė sa ai n’a ka bėrė fjalė pėr Botėn Tjetėr do tė bėhet realitet.

 

- Porse disa njerėz pyesin e thonė, e si do tė jetė ringjallja?

Njė gjė e tillė u duket tepėr e komplikuar… Pasi tė jemi bėrė dhé… si?

 

Nė fakt lypset qė ne pikė sė pari tė meditojmė dhe mendojmė lidhur me faktin se si u krijuam.

 

U krijuam nga tre komponentė:

I pari, ėshtė komponenti qė erdhi nga Ademi -paqja e Allahut qoftė mbi tė-, gjė pėr tė cilėn Allahu bėn fjalė nė Kuranin Famėlartė ku lidhur me kėtė thotė: “Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): ‘A nuk jam Zoti juaj?’ Ata thanė: ‘Posijo, dėshmuam!’. (Ashtu qė) Tė mos thoni nė ditėn e Kijametit: "Ne nuk dimė gjė lidhur me kėtė (dėshmim)". Pra ky ėshtė komponenti i parė ardhur nga Ademi -paqja e Allahut qoftė mbi tė- deri tek paraardhėsit dhe prindėrit tanė, e kėshtu me rradhė nė vazhdim tek pasardhėsit tanė.

 

Komponenti i dytė ėshtė komponenti qė edhi nga dheu; gjė pėr tė cilėn Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu u ēeli ju nga toka si bima…”; kjo ėshtė pėrsa i pėrket trupit fiziologjik.

 

Janė kėto dy komponentė qė tubohen dhe evoluojnė sė bashku nė mitrėn e nėnės ku ushqehen nėpėrmjet gjakut tė nėnės tė cilin organizmi i nėnės e produkton bazuar nė ushqimin bimor dhe shtazor qė gjithashtu origjinėn e ka nga toka.

 

Komponenti i tretė ėshtė shpirti tė cilin vjen dhe e fryn engjėlli, dhe pikėrisht me hyrjen e kėtij komponenti nė veprim tek qenia njerėzore, fetusi pėrfton dimensionet e pėrsosura tė krijesės speciale njerėzore; gjė pėr tė cilėn Allahu i Larėtsuar thotė: “Pastaj e zhvilluam dhe bėmė atė (njeriun) tejtėr krijesė. I Lartmadhėruar ėshtė Allahu, mė i miri Krijues”; kėtu bėhet fjalė pėr fryrjen e shpirtit ashtu qė engjėlli vjen dhe e fryn shpirtin.

 

Pra njeriu, ekzistenca e tij, ėshtė strukturuar nga tubimi dhe unifikimi special midis kėtyre tre komponentėve. Vdekja vjen dhe bėn ndarjen e kėtyre tre komponentėve. Cili ishte komponenti i fundit qė iu bashkangjit qenies humane, ishte shpirti, i cili nė vdekje kur engjėjt vijnė e marrin, ėshtė i pari qė shkėputet; gjė pėr tė cilėn Allahu thotė: “Derisa kur dikujt nga ju t’i vijė vdekja, e vdesin atė tė dėrguarit Tanė (engjėjt e vdekjes) qė nuk bėjnė lėshime”. Engjėjt marrin komponentin qė u pėrket, ashtu qė nė fillimet e tij shpirti qe nėn ndikimin e botės sė engjėjve.

 

Pastaj ēfarė ngelet; ngelet komponenti i ardhur nga toka dhe komponenti i ardhur nga Ademi -paqja e Allahut qoftė mbi tė-. Pėrsa i pėrket komponentit tė ardhur nga toka thėnia kuranore thotė: “Ne e dimė atė qė toka tret (mangėson) prej tyre ndėrkaq ne posedojmė Regjistrin Ruajtės”. Toka pra tret trupin, ēfarė erdhi nga toka kthehet tek toka. Regjistri Ruajtės ėshtė njė element nė ruazėn e kėrbishtit, kockėz mikroskopike Brenda tė cilės gjendet i regjistruar kodi gjenetik, ADN-ja e njeriut, pėr tė cilėn shkencėtarėt e mjekėsisė thonė se nėse do bėhej tubimi i saj pėr tė gjitha qeniet njerėzore qė kanė ekzistuar nė tė gjitha kohėrat, ajo do qe nė madhėsi e njė gėshtenje. Mė thuaj se sa vend zė ti nė kėtė masė.

 

Ėshtė pra pikėrisht kjo kockėz qė mbetet e pacėnuar teksa ēdo gjė tjetėr prej materies sė njeriut tretet. Kjo nuk duhet tė tingėllojė e huaj pasi ka sa e sa farėra tė cilat nuk shpėrbėhen, nuk dekompozohen dhe nuk treten; si pėr shembull farėrat e polenit tė bimėve qė janė prezente pėrgjatė mijėra e mijėra vjetėsh dher nuk i ka asmiluar dhe dekompozuar dheu ku ato qėndrojnė.

 

Trajtimi, nė vazhdim, nxjerr pyetjen se si do tė jetė ringjallja? Pėrgjigja ėshtė se ringjallja ėshtė ristrukturimi i kėtye tre komponentėve. Se si do tė jetė ky ristrukturim hedh dritė shpjegimi profetik i cili tregon se “njė shi do tė bjerė nga qielli”. Kockėza e vogėl e ruazės sė kėrbishtit tė cilėn nuk e dėmtontė brejtja nga snjėlloj faktori i jashtėm, as nga zjarri, as nga shiu, as nga dheu, as nga shkrifėrimi dhe as nga asgjė tjetėr. Nė parantezė shkencėtarėt e kimisė thonė se ADN-ja qė ėshtė elementi mė i vogėl pėrbėrės i jetės, nėse nė tė vendoset ujė ajo merr jetė dhe nėse uji i hiqet ajo shndėrrohet nė njė lėnd tė vdekur si ēdo send jofrymor. Pra uji ėshtė sekreti i jetės tek ADN-ja; e tillė ėshtė edhe kjo kockėz, ashtu qė sipas vetė pėrshkrimit profetik kur asaj i zbret ujė ajo merr jetė duke ēelur ashtu siē ēelin bimėt. Pikėrisht lidhur me kėtė Allahu i Lartėsuar thotė nė Kuranin Fisnik:” “Ai-Allahu prej tė vdekurit bėn qė tė dalė i gjalli dhe prej tė gjallit bėn qė tė dalė i vdekuri, edhe tokėn e ngjall pasiqė ishte e vdekur; po kėshtu do tė nxirreni”; mė kuptimin kur tė ringjalleni trupat tuaj do tė nxirren siē nxirren bimėt. Gjithkujt i ėshtė dhėnė rasti qė nė njė periudhė dimri tė kaloj nėpėr njė luginė tė vdekur ku nuk ka barishte dhe bimėsi mbi dhé, e kur shiu zbret mbi tė ēelin bimėt; nė po kėtė trajtė do tė jetė ēelja dhe dalja e trupave tė njerėzve nga dheu nė ringjallje.

 

Kur trupat e njerėzve tė ēelin nga dheu me rėnien e kėtij uji nga qielli, ashtu siē tregon lidhur me kėtė Allahu i Lartėsuar nė thėnien kuranore ku thotė: “Dhe me tė (shiun) i dhamė jetė njė vendi tė vdekur, kėshtu do tė jetė edhe dalja (ringjallja)”.

 

Jemi nė trajtimin e faktit se komponenti i pashpėrbėshėm qė erdhi nga Ademi -paqja e Allahut qoftė mbi tė- do tė marrė jetė pėr shkak tė shiut qė Allahu i Lartėsuar do lėshojė nga qielli Ditėn e Ringjalljes, dhe me zhvillimin e tij trupi do kthehet. Me rikthimin e trupit vjen momenti i kthimit tė shpirtit nė trupin pėrkatės ashtu qė secili shpirt ėshtė i mirėnjohur pėr trupin e tij, ēdo shpirt e di mirė trupin e tij tė cilit i bashkangjitet nė ringjalljen e qenies sė plotė njerėzore; gjė lidhur me tė cilėn Allahu i Lartėsuar thotė nė Kuranin Fisnik: “E kur shpirtėrat tė ēiftėzohen (me trupat pėrkatės)”.

 

Pas kėtij shpjegimi nuk mbetet mė asnjė komplikacion rreth si-sė tė ringjalljes. Atyre tė cilėve e trajtojnė ēėshtjen e ringjalljes si ēėshtje problematike dhe i qėndrojnė kėsaj edhe pas kėtij shpjegimi tė detajuar ku udhėzojnė shpjegimet e Profetit -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- dhe tė Kuranit Famėllartė; u themi, Ai qė tė krijoi herėn e parė pasiqė nuk ishe gė prej gjėje do t’a pėrsėrisė krijimin tėnd. Ai qė herėn e parė tė krijoi nga asgjėja a nuk ka mundėsi t’a pėrsėris krijimin tėnd?! Pikėrisht lidhur me kėtė personazh kryeneē Allahu i Larėtsuar thotė nė Kuranin Famėlart: “Ai n’a solli njė shembull, e ndėrkaq e harroi krijimin e vet (tė parė); tha: ‘Kush i ngjall eshtrat pasi tė jenė dekompozuar?’ Thuaj: ‘I ngjall Ai qė i krijoi pėr herė tė parė, e Ai ėshtė shumė i Gjithdijshėm pėr ēdo krijim”; Allahu ėshtė i Gjithdijshėm pėr ēdo krijim, pėr mė tepėr sipas logjikės sė thjeshtė njerėzore Allahu i Lavdishėm dhe Lartmadhėrishėm qė tė krijoi pėr herė tė parė nga asgjėja, nuk ka dushim se ėshtė i Aftė t’a pėrsėris krijimin tėnd pėr heė tė dytė.

 

Nė vijim, pasi pėrmes ringjalljes tė tre komponentėt pėrbėrės tė njeriut janė rikthyer, ashtu qė nė fillim me zbritjen e ujit jeta lėvron nė komponentin e ardhur nga Ademi -paqja e Allahut qoftė mbi tė- dhe trupat e gjithsecilit prej njerėzve ēelin dhe zhvillohen dhe kthehen nė ekzistencė, dhe sė fundmi shpirtat rikthehen duke gjetur gjithsecili trupin e tij ku futet tė jetojė amshimin.

 

“I fryhet borisė (sė parė tė Kijametit) dhe mbesin pandjenja (vdesin) gjithkush ėshtė nė qiej dhe nė tokė, pėrveē atyre qė Allahu do; pastaj i fryhet atij njė herė tjetėr kur ja ata e shohin veten tė ngritur nė pritje (tė urdhrit tė Allahut)”.

 

“Toka ndriēohet me dritėn e Zotit tė vet, Libri (ku janė shėnimet mbi veprat) ėshtė vėnė pranė dhe sillen pejgamberėt edhe dėshmitarėt, njė gjykim i drejtė bėhet midis tyre, e atyre nuk u bėhet padrejtėsi”.  I lavdishėm ėshtė Allahu, Thėnėsi: “…njė gjykim i drejtė bėhet midis tyre, e atyre nuk u bėhet padrejtėsi”.

 

“Kjo ėshtė Dita e Pėrgjegjėsisė (Logarisė), ėshtė dita kur ēdokujt i ruhet e pacėnueshme ajo qė ka bėrė dhe nuk u bėhet atyre asnjė padrejtėsi”.

 

Ėshtė pikėrisht Drejtėsia e Allahut ajo fal sė cilės Allahu pėr Pėrgjegjėsinė dhe Llogaridhėnien dedikoi njė ditė pesėdhjetėmijė vjeēare.

 

“Midis tyre bėhet gjyikimi i drejtė duke mos iu bėrė padrejtėsi kujt; ēdokujt i ruhet e pacėnuar ajo ēfarė ka bėrė e Allahu ėshtė mė i Dijshmi mbi atė qė ata bėjnė”.

 

Pasi njerėzit ringjallen ata do tė drejtohen pėrkah vendtubimi.

Njerėzit komandohen pėrtek Zoti i tyre qė tė qėndrojnė pėr tė dhėnė llogari para Tij dhe qė tė pėrgjegjėsohen bazuar nė atė qė bėn nė kėtė dynja.

 

Allahu i Urtė nuk n’a krijoi ne kot nė tym, dhe nuk n’a len qė tė shkojmė dėm me vdekjen, nuk n’a la qė tė shkojmė qorrazi nė kėtė jetė pa ditur se pėrse u krijuam, pėrse vdesim dhe ku do tė shkojmė dhe ēfarė n’a pret; porse Ai n’a dėrgoi profetėt e sinqertė -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- tė cilėt i pėrkrahi dhe mbėshteti me mrekullitė dhe faktet e qarta qė u dha dhe pėrmes tyre i shpalosi argumentat dhe faktet dhe n’a orientoi lidhur me gjithėsa n’a duhet deri edhe nė ēėshtjet tona mė tė imta; n’a i dėrgoi kėta profetė tė cilėt pėrgėzojnė pėr lumturinė e Xhenetit qė Allahu ka pėrgatitur pėr robtė e Tij besimtar dhe nė krahun tjetėr tėrheqin vėrejtje pėr kėrcėnimin me ndėshkim nė Zjarrin e Xhehenemit me tė cilin Allahu i kėrcėnon mosbesimtarėt.

 

“Profet pėrgėzues dhe vėrejtjetėrheqės, qė pas profetėve njerėzit tė mos kenė se si tė justifikohen tek Allahu”.

 

Asnjė justifikim nuk vlen mė, pasi Allahu i dėrgoi profetėt mbi vėrtetėsinė e tė cilėve Allahu dėrgoi argumente dhe fakte tė qarta dhe tė cilėt sqaruan ēdo gjė.

 

Le tė pėrgatitemi pėr takimin e Zotit tonė i Lavdishėm dhe i Lartmadhėrishėm duke iu bindur Atij dhe duke e adhuruar. Vėrtetė n’a prej njė llogari dhe pėrgjegjėsi e imtėsishme; duke iu ndruajtur Zjarrit tė Xhehenemit tabani i tė cilit ėshtė tepėr i thellė dhe nxehtėsia e tė cilit ėshtė e fuqishme; duke medituar mbi faktin sesi Xheneti ėshtė stolisur pėr besimtarėt.

E lus Allahun qė mua dhe jut ė n’a bėjė nga banorėt e Xhenetit dhe tė n’a shmang mua dhe ju nga Zjarri!

Falenderimi suprem i takon vetėm Allahut, Zotit tė Botėrave, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin amshimisht mbi profetin Muhamed, familjen, shokėt dhe ndjekėsit e tij.

Selam alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu.

 

 

  Dërgo Merre Kthehu
 
   

© copyright www.ikratv-alb.net 2007