Data:08/09/10

 
Untitled Document
Cili ėshtė objektivi yt nė jetė?

Cili ėshtė objektivi yt nė jetė?

 

 

Kjo temė ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė, pasi nė njė masė tė madhe pėrfshin shumė tema qė kemi trajtuar gjer tani, pėr tė mos thėnė qė i pėrfshin tė gjitha.

Vallė a kemi njė objektiv dhe synim nė jetė? Cili ėshtė ai? Kėtė pyetja ta drejtoj ty i dashur lexues dhe ia drejtoj ēdo myslimani: Cili ėshtė objektivi juaj nė jetė?

Cila ėshtė pėrgjigja? A e ke tė lehtė t'i pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje, apo ke nevojė tė mendohesh?

Unė e di qė njerėzit qė u drejtohet kjo pyetje ndahen nė disa kategori. Nė kategorinė e parė hyjnė ata qė i pėrgjigjen menjėherė, pasi ia kanė vėnė vetes njė synim dhe objektiv tė tillė. Ata e dinė pėrse jetojnė dhe ēfarė bėjnė. Nė kategorinė e dytė, hyjnė ata qė hutohen nga kjo pyetje dhe nuk dinė si tė pėrgjigjen. Kjo, sepse nuk kanė njė objektiv dhe synim nė jetė. Ata thjesht jetojnė si shumė njerėz, lindin, hanė, pinė, martohen dhe nė fund vdesin. Ka tė tjerė qė mendohen para se tė pėrgjigjen, dhe nė fund japin njė pėrgjigje ēfarėdo.  

Mė lart, ne folėm pėr seriozitetin. Nėse ke njė objektiv nė jetė, padyshim qė do tė jesh serioz nė punė dhe jetė. Folėm mbi pėrkryerjen e veprave dhe po tė kesh njė objektiv nė jetė, padyshim qė veprat do i bėsh nė formėn mė tė mirė. Folėm mbi vlerėn e dijes dhe nėse ke njė objektiv nė jetė, do arsimohesh dhe do i lexosh tė gjithė librat dhe literaturėn qė i shėrben objektivit tėnd. Nėse ke njė objektiv nė jetė, do tė shtosh orėt e punės, rendimentin dhe do tė jesh produktiv. Nėse ke njė objektiv nė jetė, koha do tė shndėrrohet nė pasurinė mė tė shtrenjtė dhe tė vyer. Nėse ke njė objektiv nė jetė, do i pėrgjėrohesh Zotit dhe do e lusėsh me pėrkushtimin mė tė madh, qė Ai tė tė ndihmojė ta arrish atė qė kėrkon. Nėse ke njė objektiv nė jetė, e ke mė tė lehtė t'u rezistosh gjynaheve.

Ne tė gjithė e dimė se ka qindra mijėra njerėz tė cilėt lindin, jetojnė dhe vdesin pa e ditur se cili ėshtė objektivi i tyre nė kėtė jetė. A ėshtė e pranueshme dhe e logjikshme qė tė vijmė nė kėtė jetė, tė hamė e pimė, tė martohemi dhe tė lindim dhe nė fund tė vdesim?! Cili ėshtė objektivi yt o vėlla dhe oj motėr? Ēfarė kėrkon nga kjo jetė? Ēfarė kėrkon tė arrish?

Unė e di se po tė marrim njė tė ri njėzet e dy vjeēar dhe t'ia drejtojmė pyetjet e mėsipėrme, ai nuk do tė dijė si tė pėrgjigjet. Nėse akoma nuk ia ke caktuar vetes njė objektiv, bėje nė kėto ēaste. Nėse tė pėlqen arkitektura, cakto si objektiv qė tė bėhesh arkitekti mė i mirė nė tė gjithė botėn islame, me qėllim qė tė jesh shembull i mirė dhe t'i shėrbej umetit. Nėse ke talent letėrsinė, cakto si objektiv qė tė bėhesh shkrimtari mė i mirė, me qėllim qė t'i afrosh njerėzit me Zotin.

Kjo temė, ėshtė mė shumė pėr tė rinjtė, por nuk i pėrjashton tė moshuarit. Edhe pas tė gjashtė dhjetave, njeriu mund t'i caktojė vetes njė objektiv dhe ta realizojė atė. Shumė nga shokėt e Profetit a.s, e pranuan islamin nė moshė tė shtyrė dhe jeta e tyre e vėrtetė filloi pas tė gjashtėdhjetave. Megjithatė, ata arritėn rezultate tė larta nė shėrbim tė islamit dhe umetit mysliman. Fletėt e historisė i kanė regjistruar emrat e tyre mes figurave tė ndritura.

A e dini historinė e njė njeriu qė jeton pa njė objektiv nė jetė? Nė vegjėli, prindėrit e ēonin dhe e merrnin nga shkolla ēdo ditė. Ai nuk dėshironte tė shkojė nė shkollė, por detyrohej nga prindėrit. Mėsimet dhe detyrat nuk i bėnte veēse pasi ta urdhėronin dhe t'ia kėrkonin prindėrit. Nė fund tė fundit, ishin ata qė donin qė ai tė arsimohej. Pasi pėrfundoi tė mesmen, nė bazė tė mesatares, prindėrit e futėn nė njė fakultet tė caktuar. Nė fund tė fakultetit dhe nė bazė tė mesatares sė katėr viteve, u orientua pėr punėsim nė njė kompani. Ai nuk e zgjodhi as profilin e studimit dhe as kompaninė pėr punėsim. Ishte mesatarja e notave qė kishte marrė ajo qė e pėrcaktonte kėtė. Pasi punoi disa vite dhe vuri disa tė holla mėnjanė, vendosi tė martohej, pasi ashtu bėnin tė gjithė. Zgjedhjen e shoqes sė jetės e bėri nė bazė tė disa kritereve tė pėrgjithshme – tė jetė e bukur, e pasur, e qetė, e dashur etj... – dhe jo sipas njė objektivi qė kishte ai vetė. Pas martesės fillojnė t'i lindin fėmijė njėri pas tjetrit, pėr tė cilėt ai duhej tė siguronte mė shumė tė ardhura. Nė fund, pas disa dhjetėra vitesh ky person vdes, ashtu siē bėjnė tė gjithė njerėzit. Kėtu, pėrfundon dhe historia e tij. Nė fakt, kjo histori pėrsėritet tek shumė njerėz.

Kėtė histori e gjejmė dhe tek shumė – pėr mos me thėnė shumica – e vajzave. Ato janė martuar me atė qė u ka kėrkuar dorėn, pasi pamja e tyre ka qenė e pranueshme, nga familje e mirė dhe kaq. Po t'i pyesėsh se cilat janė kriteret e tyre pėr shokun e jetes, ngrenė supet dhe nuk dinė ē'tė thonė. 

Cili ėshtė objektivi juan nė jetė? Pėrse studioni nė shkollat mė tė mira? Pėrse paguani shuma tė mėdha pėr t'u arsimuar nė universitetet mė tė dėgjuara? Dikush mund tė pėrgjigjet: Me qėllim qė tė gjej njė punė tė mirė.

Nė fakt, tė sigurosh njė punė tė mirė pas universitetit, nuk ėshtė qėllim, por ėshtė mjet.

Po ti lexues i dashur, a ke njė qėllim dhe objektiv nė jetė? A e ke tė qartė se ēfarė dėshiron tė arrish? A e ke atė nė mendje gjatė gjithė kohės? A e ke shkruar diku dhe a planifikon si ta realizosh? A ia ke kushtuar gjithė energjitė dhe kohėn kėtij qėllimi? A tė zė gjumi me qėllim qė tė pėrtėrish energjitė pėr ditėn tjetėr, e cila do tė jetė nė shėrbim tė objektivit?

Njė jetė pa objektiv dhe qėllim, shndėrrohet nė jetė vrasėse dhe pa vlerė. Njeriu i vetėm qė e ndjen shijen e jetės, ėshtė ai qė ka njė objektiv tė qartė.

Nė Amerikė dhe disa shtete tė tjera perėndimore, fėmijėt qė mbushin moshėn shtatė vjeēare, mes lėndėve tė tjera, studiojnė dhe njė lėndė tjetėr, e cila titullohet:"Objektivi yt nė jetė". Njė njeri qė e din se ēfarė do, patjetėr qė do tė jetė i suksesshėm nė jetė. Fėmijėt e kėsaj moshe, duke e studiuar kėtė lėndė ēdo javė, fillojnė tė mendojnė rreth njė objektivi dhe qėllimi nė jetėn e tyre. Me kalimin e viteve, objektivi fillon tė qartėsohet dhe i ngulitet thellė nė mendje. Tashmė ai e ka tė qartė qė dėshiron tė bėhet inxhinieri mė i mirė nė fushėn e kompjuterėve. Nė fund tė vitit, shkolla i dėrgon njė raport familjes sė nxėnėsit, ku ndėr tė tjera i flet dhe mbi objektivin e zgjedhur prej tij dhe i kėrkon familjes qė t'ia ushqejnė kėtė objektiv edhe gjatė pushimeve verore. Me tė filluar vitin e ri shkollor, fėmijėt pyeten se ēfarė kanė bėrė gjatė pushimeve pėr t'i shėrbyer objektivit qė kishin zgjedhur njė vit mė parė. Prandaj kemi njė Amerikė si ajo qė njohim sot.

Detyra jote o nėnė dhe baba, nuk ėshtė thjesht t'u siguroni fėmijėve tuaj ushqimin e ditės, veshmbathjen, t'i pėrcillni tek autobusi qė i ēon nė shkollė, t'i merrni pas pėrfundimit tė shkollės, t'u jepni tė hanė etj... Jo, ju nuk jeni prindėr pėr kėtė dhe kjo nuk ėshtė edukatė. Tė edukosh fėmijėn do tė thotė t'i qėndrosh pranė, tė zbulosh talentin e tij, pėr ēfarė ka prirje, ta stimulosh nė fushėn qė i pėlqen, ta ndihmosh tė ketė njė qėllim nė jetė, t'ia kultivosh diēka tė tillė etj... Tė edukosh njė fėmijė ėshtė diēka dhe t'i sigurosh jetesėn ėshtė diēka tjetėr.  

Mua mė vjen zor ta them, po njė njeri qė nuk ka njė objektiv nė jetė, nuk meriton tė quhet njeri. Ai qė jeton thjesht pėr tė ngrėnė dhe pėr tė mirė, pėr t'u martuar dhe pėr tė lindur fėmijė, nuk ngjason me njeriun. Edhe kompanitė, me qėllim qė tė garantojnė suksesin dhe mbarėvajtjen, qė pa e filluar aktivitetin, vendosin njė mision dhe objektiv tė qartė. Nė disa kompani, qėllimi dhe misioni i kompanisė vendoset nė njė vend ku e lexojnė tė gjithė.

Ne tė gjithė e njohim kompaninė Sony. Ajo ėshtė njė kompani japoneze dhe ėshtė themeluar vetėm tridhjetė vite mė parė. A e dini ēfarė qėllimi i kishte vėnė vetes kjo kompani kur u themelua? Qėllimi dhe misioni i saj – qė nė zanafillė themelohej pėr qėllime fitimprurėse – ishte qė produktet japoneze tė jenė produktet numėr njė nė tė gjithė tregjet ndėrkombėtare. Sa herė qė krerėt e kompanisė mblidhesh pėr tė diskutuar rreth planeve dhe strategjive, presidenti i kompanisė u tėrhiqte vėmendjen tė mbledhurve qė ēdo propozim, duhej t'i shėrbente misionit dhe qėllimit tė kompanisė, i cili ishte i shkruar me shkronja tė mėdha nė sallėn e mbledhjeve.

Nėse diēka e tillė u kultivohet fėmijėve qė nė vegjėli, atėherė ai ēdo hap qė e hedh, e hedh me idenė se i shėrben objektivit tė tij. Nėse do tė martohet, ai do tė martohet me dikė qė e ndihmon tė realizojė objektivin e tij dhe jo thjesht sepse i pėlqejnė flokėt e saj biondė, soji familjar, pasuria etj...

Popullsia e vendeve arabe ėshtė treqind milionė. Vallė sa prej tyre kanė njė objektiv dhe qėllim nė jetė?

"Me tė vėrtetė, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, derisa ata tė ndryshojnė ē’kanė nė vetvete." (Rad, 11)

Nga tė gjithė temat qė kemi trajtuar gjer tani, unė do tė veēoja katėr si mė tė rėndėsishmet: Vlera e kohės, vlera e dijes, vlera e punės dhe kjo temė. Fenomeni i pėrhapur sidomos mes tė rinjve myslimanė, ėshtė se me t'u pėrkushtuar nė fe, jepen me gjithė shpirt pas adhurimit dhe lutjeve, duke lėnė mėnjanė punėn dhe studimin, pa tė cilat nuk mund tė rimėkėmbet umeti. Pėr mua tė pavlera janė edhe rezultatet e larta nė shkollė, nėse nuk janė tė bazuara nė njė objektiv tė qartė mbi atė qė kėrkon tė bėhesh dhe tė arrish.

Unė u bėj thirrje tė gjithė lexuesve tė kėsaj teme, qė pasi ta pėrfundojnė, tė mbyllen nė dhomėn e tyre, tė mendojnė dhe nė fund tė dalin me njė objektiv tė qartė mbi atė qė dėshirojnė tė arrijnė nė jetė.

Me qėllim qė njė kompani tė caktojė qėllimin dhe misionin e saj, themeluesit dhe krerėt e saj diskutojnė me javė tė tėra me njėri-tjetrin, derisa tė arrijnė nė njė pėrfundim bindės pėr tė gjithė. Kjo, edhe pse kapitali dhe aftėsitė prodhuese janė. Megjithatė, nuk pranojnė tė fillojnė punėn, pa caktuar misionin e kompanisė.

Njė ndėr muskujt mė tė rėndėsishėm tek njeriu ėshtė ai i trurit, por qė pėr fat tė keq ne e kemi ēaktivizuar dhe nuk pranojmė ta aktivizojmė. Prandaj, pasi ta pėrfundosh kėtė temė sė lexuari, mbyllu nė dhomėn tėnde, edhe pse je dyzet apo pesėdhjetė vjeē, merr njė letėr dhe laps dhe pėrpiqu tė vendosėsh njė objektiv nė jetė. Edhe njė ditė tė vetme, tė kėshilloj tė mos e kalosh pa pasur njė objektiv nė jetė.

 

Si ta pėrcaktoj objektivin tim nė jetė?

Me qėllim qė tė tė ofrojmė ndihmėn e duhur pėr ta pėrcaktuar objektivin dhe qėllimin tėnd nė jetė, pyete veten: Pėrse jam krijuar?

Edhe pse pyetja duket kaq e lehtė, shumė njerėz ngatėrrohen dhe nuk dinė si tė pėrgjigjen. Para kėsaj pyetjeje janė ngatėrruar njerėz tė ditur dhe filozofė, pa mundur t'i japin njė pėrgjigje pėrfundimtare. Qartėsisht dhe saktėsisht, kėsaj pyetjeje i ėshtė pėrgjigjur vetėm islami.

Platoni p.sh thotė se Zoti e krijoi gjithėsinė, pastaj harroi. Ėshtė ky shkaku pse dodhin gjithė kėto krime dhe vepra tė kėqia. Por Kurani i pėrgjigjet duke thėnė:”Dhe Zoti yt nuk harron kurrė”. (Merjem, 64) 

Marksi thotė qė Zoti deshi tė argėtohej dhe krijoi gjithėsinė. Me qėllim qė tė argėtohen, njerėzit vrasin njėri-tjetrin dhe tregohen tė dhunshėm. Por pėrsėri Zoti i pėrgjigjet:

”Mos vallė, keni menduar qė Ne ju kemi krijuar kot dhe qė nuk do tė ktheheshit te Ne (pėr t’ju gjykuar)?! I lartėsuar ėshtė Allahu, Sundimtari i Vėrtetė! S’ka zot tjetėr tė vėrtetė, pėrveē Atij, Zotit tė Fronit Madhėshtor!” (Muminune, 115)

Njė nga poetėt e para islamit, Ilija Ebu Madi, shkroi njė vjershė mbi enigmėn qė e shoqėronte rreth qėllimit tė ardhjes nė kėtė botė. Ai thotė:

Erdha pa e ditur prej nga, por erdha.

Pashė para meje njė rrugė, mbi tė cilėn eca.

Do tė vazhdoj tė eci, desha apo nuk desha.

Si erdha? Nuk e di. Ku do tė shkoj? Nuk e di…

Pėrse erdha? Nuk e di...

 

Njerėzit qė nuk e dinė pėrse kanė ardhur nė kėtė botė dhe ēfarė bėjnė, janė tė shumtė. Dilemės sė tyre nuk i pėrgjigjet veēse Kurani famėlartė.

"Xhindet dhe njerėzit i kam krijuar vetėm qė tė Mė adhurojnė." (Dharijat, 56)

Kėshtu, qėllimi i krijimit tė njeriut, ėshtė njohja dhe adhurimi i Zotit. Tė adhurosh Zotin, nuk do tė thotė tė qėndrosh gjithė ditėn nė xhami, tė lutesh dhe ta adhurosh Atė. Ky ėshtė njė koncept i gabuar i adhurimit. Tė adhurosh Zotin, do tė thotė tė jetosh normalisht, tė shkosh nė punė, tė merresh me sport, tė dalėsh pėr shėtitje dhe tė marrėsh pushime, tė vishesh bukur, tė martohesh dhe tė lindėsh fėmijė etj... por nė mendje tė kesh qė ti jeton pėr tė kėnaqur Zotin. Ti punon me qėllim qė tė zhvillohet umeti tė cilit i pėrket dhe kėshtu tė arrish kėnaqėsinė e Zotit. Ti martohesh me qėllim qė fėmijėt qė do lindėsh t'i edukosh qė tė adhurojnė Zotin. ēdo minutė qė do tė harxhosh pėr ta edukuar fėmijėn me kėtė frymė, regjistrohet si adhurim.

Nėse dėshiron tė shtosh pasurinė me qėllim qė t'i pėrdorėsh nė rrugė tė Zotit, pėr tė arsimuar fėmijėt qė tė bėhen myslimanė tė suksesshėm, pėr ta pėrmirėsuar imazhin e myslimanit dhe islamit, pėr t'i pėrdorur nė projekte zhvillimi tė umetit, pėr tė punėsuar tė rinjtė myslimanė dhe pėr tė shfrytėzuar energjitė dhe aftėsitė e tyre etj... gjithēka qė bėn me kėtė qėllim, konsiderohet si adhurim. ēdo hap qė hedh pėr realizimin e kėtij plani, sa herė qė kam stilolapsin pėr tė shkruar diēka dhe ēdo frymėmarrje, konsiderohen adhurim dhe shenjė afrimi me Zotin.

Nėse dėshiron tė arrish rezultatet mė tė larta nė fakultet, por thjesht pėr tė marrė njė diplomė, pėr t'u bėrė mė pas doktor dhe pėr tė shtuar tė ardhurat, nuk e ke adhuruar Zotin. Por nėse e bėn pėr t'i pėrdorur dijet e tua nė shėrbim tė fesė dhe umetit, si dhe pėr tė kėnaqur Zotin, ēdo orė dhe ēast tė konsiderohet si adhurim.

A e ke tė mundur qė nė hije tė kėsaj qė pėrmendėm, t'i caktosh vetes njė objektiv dhe qėllim madhor, pėr tė cilin ia vlen tė jetosh dhe tė sakrifikosh?

 

Kategoritė e objektivave

Objektivat ndahen nė tre kategori: Nė kategorinė e parė hyjnė objektivat negativė. Njerėzit qė kanė objektiva tė tillė, janė ata tė rinj qė preokupimin mė tė madhe e kanė si tė njihen me filan vajzė. Ai jeton pėr kėtė objektiv dhe harxhon kohė dhe energji. Megjithatė, ai ėshtė njė objektiv negativ. Nė kėtė kategori, hyn edhe ajo vajzė e cila bėn gjithēka, qė djemtė tė jepen pas saj dhe ta pėlqejnė. Pėr kėtė, ajo vishet nė mėnyrė tunduese, blen makijazhe tė shtrenjta, etj...

Nė tė dytėn hyjnė objektivat e mirė, por qė janė tė pėrkohshėm dhe tė kufizuar. Nė kėtė kategori, hyjnė ata qė jetojnė pėr vete dhe fėmijėt e tyre. Ata bėjnė gjithēka qė fėmijėt t'i arsimojnė. Ky ėshtė njė objektiv i mirė, por qė ėshtė i pėrkohshėm. Pasi fėmijėt e tij tė jenė arsimuar dhe tė kenė krijuar familjet e tyre, objektivit i ka ardhur fundi. Mos vallė jeton kot tani ky person? Prandaj, shumė njerėz nė moshėn e pleqėrisė, i sheh nė kafene tė lodhur, tė stresuar dhe me depresion. Ndėrkohė qė tė tjerė, edhe pse janė shtatėdhjetė vjeē, janė gjithmonė nė aktivitet dhe nuk e ēojnė asnjė minutė kot. Kjo, sepse ata kanė njė objektiv nė jetė. Njė objektiv qė i shėrben vetėm kėsaj bote, ėshtė i pėrkohshėm dhe shumė shpejt i vjen fundi. Unė u bėj thirrje qė tė kemi objektiva ambiciozė, tė cilat kanė lidhje me Zotin.

Nė kategorinė e tretė hyjnė objektivat ambiciozė dhe pozitive, tė cilat nuk kanė fund. Objektivi i njė personi qė kėrkon tė arsimohet pėr t'i shėrbyer umetit, nuk pėrfundon veēse me vdekjen e tij.

Njė i ditur, edhe pse ishte nė ēastet e vdekjes, thirri njė nga nxėnėsit e tij dhe i tha:"Shkruaje kėtė ēėshtje fikhu menjėherė!" dhe ia diktoi. Nxėnėsi i tij, i habitur i tha:"O mėsues i dashur! Ti je nė ēaste shumė kritike dhe mendoj se nuk ėshtė ēasti pėr t'u marrė me ēėshtje tė tilla."

Por i dituri ia ktheu:"O biri im! Unė uroj qė me kėtė ēėshtje t'i shėrbej qoftė dhe njė myslimani qė ka nevojė. Me tė unė shpresoj tė fitoj xhenetin."

caktoja vetes si objektiv qė tė bėhesh inxhinieri mė i mirė, pėr t'i shėrbyer umetit mysliman. Caktoja vetes objektiv qė tė bėhesh shumė i pasur, me qėllim qė pasurinė ta shpenzosh pėr tė zhvilluar umetin. Caktoja vetes objektiv qė fėmijėt t'i edukosh qė tė kontribuojnė nė rimėkėmbjen e umetit.

 

Modele

Tani le tė pėrmendim dhe tė prezantohemi me disa modele, tė cilėt kishin objektiva madhorė nė jetė, me qėllim qė tė pėrfitojmė nga pėrvoja e tyre. 

Njė ditė, po flisja me njė tetėmbėdhjetė vjeēar rreth kėsaj ēėshtjeje. Atij i pėlqen sporti dhe e ushtron atė. Njė ditė mė pas, kur e pyeta me tė qeshur se cili ishte objektivi i tij nė jetė, ai u pėrgjigj:"Dua tė bėhem president i filan klubi sportiv."

Unė e pyeta:"Po pėrse?"

Ai u pėrgjigj:"Sepse mua mė pėlqen sporti dhe jam aktivist nė kėtė klub. Duke u bėrė president, do i ndihmoj tė rinjtė qė kohėn e tyre tė lirė dhe energjitė e tepėrta, t'i shfrytėzojnė pėr edukimin fizik."

Pastaj mė foli pėr shumė detaje tė cilat i kishte tė qarta, se si do e arrinte kėtė.

Umer ibnu Abdul Aziz ishte shumė ambicioz dhe kishte objektiva tė qartė. Tregon ai vetė:"Unė kam shpirt shumė ambicioz. Njė kohė, desha qė tė martohem me Fatimen, vajzėn e kalifit mysliman dhe ia arrita. Mė pas, desha tė bėhem guvernator i Medines dhe ia arrita. Pas kėsaj, desha tė bėhem kalif i myslimanėve dhe kėsaj ia arrita. Tashmė shpresoj tė fitoj xhenetin dhe uroj qė ta fitoj edhe atė."

Nė rininė e tij, Umer ibnu Abdul Azizi nuk merrej me gjė tjetėr veēse me ngjyrėn dhe llojin e rrobave qė duhej tė veshė. Duke kaluar nga njė objektiv nė tjetrin, ai piqej dhe rritej gradualisht, derisa nė fund kishte objektivin mė madhor, tė fitoj xhenetin.

Muhamed El-fatih, arriti ta marrė Kostandinopojėn edhe pse ishte vetėm njėzet e tre vjeē. Nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeēare, ai i hipte kalit tė tij dhe hynte thellė nė det nė drejtim tė Kostandinopojės. Kėtė e bėnte pothuaj ēdo ditė, gjė e cila i shėrbente si ushqim pėr objektivin e tij. Tetė vite mė vonė, ai arriti ta shohė tė realizuar kėtė objektiv.

Nė moshėn katėrmbėdhjetė vjeēare, imam Buhariu ndodhej njė ditė mes dijetarėve. Dy prej tyre kishin njė shqetėsim, pasi nė librat qė ishin koleksionuar hadithet e Profetit a.s, kishin depėrtuar dhe hadithe qė ishin jo tė saktė. Njėri prej tyre tha:"Ah sikur dikush t'i ndante hadithet e saktė nga ato tė pasaktė."

Tregon imam Buhari:"Kėto fjalė mė prekėn dhe me vete thashė:"Pėrse tė mos jem unė?!" Ajo qė e bėri imam Buhariun tė njohur dhe tė famshėm nė tė gjithė botėn, ishte objektivi i tij.

Ne duhet tė ndryshojmė dhe tė mos jetojmė pa pasur njė objektiv tė qartė nė jetė. Sado i moshuar tė jesh, mos ia lejo vetes tė jetosh pa njė objektiv.

Modelet e lartpėrmendur, janė modele tė historisė tė lavdishme islame. Por ka edhe jo myslimanė, tė cilat kanė pasur njė objektiv nė jetė dhe e kanė realizuar atė. Nga kėta, ėshtė edhe Ēarli Ēaplin. Ėndrra e tij e vetme ishte tė behej yll kinemaje. Pėr ta realizuar kėtė, ai flinte me dritė ndezur. Pranė jastėkut, ai mbante njė letėr dhe njė penė. Kjo, sepse gjatė gjumit, i vinte ndonjė ide, tė cilėn menjėherė e hidhte nė letėr. Gjatė njė nate, ai mund tė zgjohej njėzet herė. Tė njėjtėn gjė, bėnte dhe imam Buhariu. Ai thotė:"Brenda njė nate, mund tė zgjohem njėzet herė, pėr shkak se mė kujtohen hadithe tė Profetit a.s."

Vetėm njė njeri qė ka njė objektiv nė jetė mund ta bėjė kėtė.

Cili ėshtė qėllimi dhe objektivi yt o vėlla? Pėrse je krijuar dhe pėrse jeton? A e ke vendosur tashmė objektivin tėnd, pėr tė cilin do tė jetosh derisa tė vdesėsh?

 

Kritere qė duhet tė kesh parasysh nė pėrcaktimin e objektivit.

Sipas njerėzve tė ditur, duhet tė kemi parasysh shtatė kritere nė pėrcaktimin e njė objektivi:

1 – Objektivi tė jetė i qartė, duke mos qenė i mbuluar me mistere, paqartėsi dhe enigma. Ajo qė tė ndihmon pėr kėtė, ėshtė se ti i ke parasysh shumė detaje, tė cilat tė ndihmojnė nė realizimin e tij. Tė duket sikur i ke parasysh hapat qė do tė ndjekėsh. 

2 – Tė jetė objektiv ambicioz dhe madhor. Objektivi duhet tė ketė lidhje me Zotin, me qėllim qė tė ketė jetėgjatėsi.

3 – Mos tė frikėsohesh nga vėshtirėsitė qė do tė hasėsh gjatė rrugės pėr realizimin e objektivit. Thotė poeti arab:

Kush e sheh tė pamundur ngjitjen e malit

E kalon jetėn, mes gropave dhe moēalit.

 

Kur mali u pyet se pėrse ishte aq i lartė, ai u pėrgjigj:"Sepse lugina ku ndodhem ėshtė e ulėt."

4 – Tė vendosėsh njė plan praktik qė ta lehtėson realizimin e objektivit.

5 – Tė derdhėsh djersė pėr realizmin e kėtij objektivi.

6 – Tė kesh shpresė dhe tė jesh optimist.

7 – Tė kesh durim.

Kushdo qė i plotėson kėto shtatė kritere dhe jeton pėr objektivin e tij, padyshim qė do e shohė objektivin e tij tė realizuar. Pėr kėtė, pyesni ata qė kanė pasur njė objektiv, kanė jetuar pėr tė dhe e kanė realizuar. Tė gjithė ata qė kanė pasur njė objektiv dhe kanė punuar pėr ta realizuar, e kanė realizuar.

E lusim Zotin tė na ndihmojė nė realizimin e objektivave tonė! Amin!

 

 

  Dërgo Merre Kthehu
 
   

© copyright www.ikratv-alb.net 2007