Ky xhuz pėrmban 37 sure, tė cilat janė tė shkurtra. Mesazhi i kėtij
xhuzi dhe i sureve ėshtė qė njeriu do tė dalė njė ditė para Zotit, prandaj
duhet t'u bindet urdhrave dhe dispozitave tė Tij.
E veēanta e kėtij xhuzi ėshtė se pėrmban suren Alek, me tė cilėn
filloi mesazhi hyjnor i Profetit a.s dhe suren Nasr, me tė cilėn u pėrmbyll
mesazhi i tij. Nga ky xhuz, ne do tė komentojmė shkurtimisht vetėm disa sure tė
tij.
Surja Nasr, iu shpall Profetit a.s pasi ishte pėrmbushur mesazhi
hyjnor dhe pak para vdekjes sė Profetit a.s. Ajo ėshtė njė sure e shkurtėr dhe
pėrmban katėr ajete.
"Kur
tė vijė ndihma e Allahut dhe ēlirimi (i Mekės) dhe
ti shohėsh njerėzit duke hyrė nė fenė e Allahut grupe-grupe, atėherė madhėroje
me falėnderim Zotin tėnd dhe kėrko falje nga Ai; se Ai ėshtė vėrtet Pranues i
madh i pendimeve." (Nasr, 1-4)
Edhe pse Profeti a.s kishte hyrė nė Meke si triumfator, nė kėtė
sure, Zoti e urdhėron tė kėrkojė falje (istigfar). Kjo, sepse zakonisht ushtria
triumfuese sillet me mendjemadhėsi dhe arrogancė. Me qėllim qė t'i mėsojė myslimanėt
se dita e triumfit nuk ka pėrse tė kthehet nė ditė dhune dhe mendjemadhėsie,
Zoti u kėrkoi tė madhėrojnė Zotin, ta falėnderojnė Atė dhe t'i kėrkojnė falje. Ėshtė
e ēuditshme pasi nė islam, ēdo rit dhe adhurim madhėshtor, pėrfundon me
istigfar (kėrkesė pėr falje). Menjėherė pas namazit, ne ulemi dhe kėrkojmė
falje. Istigfari ėshtė i kėrkuar edhe gjatė haxhit.
Surja Abese
Kjo sure, pėrmban njė qortim nga ana e Zotit, pėr Profetin a.s. Qė
nė ajetet e para, Zoti i tėrheq vėmendjen Profetit a.s se ftesa islame ėshtė
pėr tė gjithė njerėzit dhe jo pėr grupe dhe shtresa tė caktuara.
"Ai
u vrenjt dhe ktheu kurrizin, kur i erdhi pranė i verbri. E ku e di ti, ndoshta
ai dėshironte tė pastrohej (nga gjynahet) ose tė merrte
kėshillė, e kėshilla ti sillte dobi atij?!" (Abese, 1-4)
Nė kėtė sure, Profeti a.s qortohet sepse shpėrfilli njė tė verbėr,
ngaqė ishte duke i folur njė tė pasuri mbi islamin. Kėtė ai e bėri sepse
mendonte se po tė pranojė islamin i pasuri, do tė ishte mė me interes pėr
ftesėn islame nė tė ardhmen.
E veēantė ėshtė se xhuzi i tridhjetė, flet mbi tė gjithė detajet e
ftesės islame, duke mos lėnė asgjė tė paqartė dhe tė zymtė. Njė e veēantė
tjetėr, ėshtė se ky xhuz pėrmbledh tė gjithė xhuzet e parakaluar.
Surja Tarik
Ndėr
tė tjera, nė kėtė sure Zoti i bėn thirrje njeriut tė meditojė rreth krijimit tė
tij:"Le tė meditojė njeriu se prej ēfarė ėshtė krijuar: ėshtė krijuar
prej njė lėngu qė hidhete qė del
ndėrmjet shtyllės kurrizore dhe brinjėve. Me tė vėrtetė, Ai ėshtė i Fuqishėm
pėr ta kthyer (nė jetė) atė ditėn, kur do tė zbulohen tė fshehtat."
(Tarik, 5-7)
Mė pas, Zoti tėrheq vėmendjen nė njė fenomen tjetėr natyror:
"Pėr
qiellin qė kthehet pareshtur dhe pėr Tokėn qė plasaritet, qė kjo ėshtė njė
Fjalė ndarėse." (Tarik, 11-13)
Duke qenė se mėnyra e krijimit ėshtė e njėjtė, si njeriu, kafshėt
dhe bimėt krijohen, ushqehen dhe rriten me anė tė ujit, edhe Ai qė i krijoi ėshtė
i vetėm dhe i pashoq. Nėse nuk do tė ishte kėshtu, ēdo zot do tė veēohej me
krijesat e tij dhe do tė dallohej nga tjetri. Janė pikat e shiut qė bien nga
qielli, zbusin barkun e tokės dhe kjo bėn qė tė mbijnė bimėt e ndryshme. Njė
pikė ujė (spermė) e burrit qė vendoset nė mitrėn e gruas, bėn qė tė formohet
dhe mė pas tė lindė njė fėmijė. I pa tė meta ėshtė Ai qė nga uji krijon njerėz,
bimė dhe kafshė.
Surja Shems
Nė kėtė sure, pėrmenden disa fenomene natyrore dhe qė nė pamje tė
parė nuk kanė asnjė lidhje me njėri-tjetrin.
"Pėr
Diellin dhe shkėlqimin e tij. dhe pėr Hėnėn qė e pėrcjell atė! Pėr ditėn qė ia
zbulon shkėlqimin atij (diellit) dhe pėr natėn kur e
mbulon atė! Pėr qiellin dhe pėr Atė qė e ka ndėrtuar! Pėr Tokėn dhe pėr Atė qė
e ka shtruar! Pėr shpirtin dhe pėr Atė qė e ka pėrsosur, duke ia bėrė tė njohur
atij tė keqen e tė mirėn! Vėrtet, kushdo qė e pastron shpirtin, do tė shpėtojė,
ndėrsa kushdo qė e shtyp atė (me punė tė kėqija), do tė dėshtojė."
(Shems, 1-10)
Me kėtė, sikur kjo sure tė drejtohet ty o njeri dhe tė thotė: Ti je
boshti i universit dhe se Zoti tė ka favorizuar mbi tė gjithė krijesat e tjera.
Vetėm kur u pėrmend njeriu, Zoti ndalet dhe bėn komente dhe sqarime. Kjo nuk
ndodhi me asnjė nga fenomenet e tjera natyrore qė pėrmenden nė kėto ajete. Ėshtė
njėlloj sikur tė hyjė mėsuesi nė klasė, tė marrė mungesat njė e nga njė dhe kur
tė pėrmendė emrin tėnd, tė drejtohet vetėm ty me fjalėt: Kam diēka tė rėndėsishme
pėr tė diskutuar me ty. Ky ėshtė njė privilegj qė tė bėhet vetėm ty, duke
pėrjashtuar nxėnėsit e tjerė.
I gjithė universi ėshtė nėnshtruar pėr ty o njeri, sepse ti je i
vlefshėm para Zotit dhe Krijuesit tė gjithėsisė. Vlera dhe e veēanta jote ėshtė
kur je i lidhur me Zotin dhe respekton ligjet e Tij.
Surja Duha
Nė kėtė sure, kemi njė trajtim tjetėr pėr Profetin nga ana e Zotit.
Qortimin qė i bėri nė suren Abese, Zoti e kompenson me fjalėt e buta dhe plot
dhembshuri nė kėtė sure.
"Betohem
nė shkėlqimin e paradites dhe nė natėn kur terret e qetėsohet, se Zoti yt nuk
tė ka braktisur e as nuk tė urren (o Muhamed)"
(Duha, 1-3)
Mos
mendo se Zoti tė braktis, tė harron apo tė urren. Diēka e tillė ėshtė e
pamundur. Mė poshtė, i kujton format e pėrkujdesjes sė Zotit nė jetėn e
Profetit a.s:"A nuk ishe jetim e Ai tė dha strehė? A nuk tė gjeti tė
paditur (pėr Islamin) e tė udhėzoi? A nuk ishe nevojtar e tė bėri tė mos
ia kesh nevojėn askujt?" (Duha, 3-8)
E
veēantė ėshtė se kjo sure fillon duke pėrmendur dy periudha kohe, atė tė
paradites dhe momentin kur nata mbulon tokėn. Janė dy momente qė janė simbole
tė paqes dhe qetėsisė.
Surja Tin
"Pėr
fikun dhe ullirin, pėr malin e Sinait dhe pėr kėtė Qytet tė sigurt
(Mekėn), Nė tė vėrtetė, Ne e krijuam njeriun nė trajtėn mė tė pėrkryer, (Tin,
1-4)
Vallė ēfarė lidhje ka fiku dhe ulliri me malin Sina dhe Mekėn? Pėrse
betohet Zoti nė fikun, ullirin, malin Sina dhe Mekėn? Nėse Sinaja ėshtė vendi
ku qėndroi profeti Musa dhe qyteti i sigurtė ėshtė Meka, ēfarė pėrfaqėson fiku
dhe ulliri?
Nė fakt, fiku dhe ulliri simbolizojnė vendin ku kėto bimė rriten mė
sė shumti dhe ky vend ėshtė Palestina. Ajo qė e bashkon Palestinė, malin Sina
dhe Mekėn, ėshtė se kėto vende janė vendet mė tė pastra dhe mė tė shenjta mbi
tokė. Zoti i madhėruar betohet nė kėto vende tė shenjta, se e ka krijuar
njeriun nė formėn mė tė pėrkryer.
Por kur njeriu kundėrshton dhe thyen urdhrat e Zotit, zbret nė nivelin
mė tė ulėt.
"pastaj e ēuam atė (kur nuk beson)
nė gjendjen mė tė ulėt."
Tė pastėr dhe tė ndershėm do tė vazhdojnė ata qė:
"pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira: ata do tė
kenė shpėrblime tė pandėrprera"
Surja Tekathur
Kjo sure u drejtohet tė gjithė atyre njerėzve tė cilėt jetojnė
vetėm pėr kėnaqėsitė trupore, duke injoruar nevojat e shpirtit. Duke ditur se
ne jemi krijuar nga trupi dhe shpirti, kjo sure u drejtohet tė gjithė atyre qė
jetojnė vetėm pėr trupin.
Thotė Zoti nė kėtė sure:
"Ju ka hutuar rivaliteti pėr tė shtuar"
(Tekathur, 1)
Njerėzimi janė hutuar nga lakmia e madhe pėr tė shtuar fėmijėt, tė
hollat, veshjet, banesat etj... Nuk ėshtė diēka e keqe dhe e papranueshme tė
dėshirosh tė kesh shumė, por ėshtė kur kjo tė bėn tė harrosh dhe shpėrfillėsh
normat dhe obligimet ndaj Krijuesit.
Nė fund tė sures, pėrmenden pasojat e atyre qė janė dhėnė pas tė
mirave materiale dhe kanė harruar obligimet dhe ushqimin shpirtėror.
A e dini cili ėshtė fundi i kėtij trupi dhe fiziku, pas tė cilit
harrojmė dhe neglizhojmė gjithēka tjetėr? Lexojeni se fēarė thotė Zoti:
"derisa tė shkoni nė varre."
(Tekathur, 2)
Mė pas, ajetet paralajmėrojnė ata qė jetojnė vetėm pėr trupin:"Gjithsesi,
do ta merrni vesh! Madje, sė shpejti do ta merrni vesh! Kujdes! Ah, sikur ta
dinit tė vėrtetėn me siguri! Sigurisht qė do ta shihni Zjarrin flakėrues!"
(Tekathur, 3-6)
Mos
prano dhe mos ia lejo vetes tė jetosh vetėm pėr trupin tėnd o vėlla dhe oj motėr!
Ai qė e mban nė kėmbė trupin, ėshtė pikėrisht shpirti, i cili kėrkon mė shumė
vėmendje dhe ushqim. Ushqimi i shpirtit ėshtė njohja e Zotit dhe lidhjet e
forta me Krijuesin e saj.
"Pastaj,
me tė vėrtetė, do ta shihni atė me syrin e sigurisė. Pastaj, atė Ditė, do tė
pyeteni pėr kėnaqėsitė (e kėsaj bote)!"
(Tekathur, 7-8)
Mos prit qė tė zhgėnjehesh pėr atė ditė kur tė dalėsh para Zotit
dhe tė shohėsh sa i pavlerė ka qenė trupi tė cilit i ke ofruar tė gjithė llojet
e ushqimit, ndėrkohė qė ke privuar shpirtin tėnd nga lidhjet me Zotin.
Ti o njeri je obliguar qė tė balancosh mes ushqimit tė trupit dhe
atij tė shpirtit. Nėse ushqimi i trupit janė tė ngrėnėt, pijet, martesa,
shėtitjet etj... ushqimet e shpirtit janė namazi, vizita e Qabes, lutjet,
istigfari, falja e pesė namuzeve, agjėrimi etj...
Surja Asr
Thotė imam Shafiu:"Nėse Zoti nuk do u kishte shpallur njerėzve
asnjė sure tjetėr pėrveē sures Asr, do u mjaftonte."
"Pėr
kohėn! Me tė vėrtetė, njeriu ėshtė nė humbje, pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė
vepra tė mira, i kėshillojnė njėri-tjetrit tė vėrtetėn e i kėshillojnė njėri-tjetrit
durimin." (Asr, 1-3)
Imam Shafiu e dinte se islami, nė fund tė fundit ėshtė besim, vepra
tė mira dhe unitet mes besimtarėve me qėllim qė tė kėshillohen pėr ta mbajtur
fenė dhe besimin nė kėmbė. Ata kėshillojnė njėri-tjetrin qė tė tregohen tė durueshėm,
pasi jeta e kėsaj bote ėshtė e mbushur me sprova dhe fatkeqėsi.
Nėse njerėzimi nuk ndjek rrugėn e drejtė, atė tė dizenjuar nga
profetėt dhe tė dėrguarit, kanė humbur dhe nuk mund tė udhėzohen. Kjo na kujton
dhe na kthen dhe njėherė nė suren e parė tė Kuranit, Fatihanė, ku thuhej:
"Udhėzona
nė rrugėn e drejtė! Nė rrugėn e atyre qė u ke dhuruar mirėsi e jo nė tė atyre
qė kanė shkaktuar zemėrimin Tėnd, as nė tė atyre qė janė tė humbur!"
(Fatiha, 6-7)
Rruga e drejtė, ėshtė rruga e atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė
mira, i kėshillojnė njėri-tjetrit tė vėrtetėn e i kėshillojnė njėri-tjetrit
durimin.
Njė e veēantė tjetėr e sures Asr, ėshtė se ajo pėrfshin tė gjithė
komponentėt civilizues, tė cilat janė: Kudesi pėr kohėn, puna dhe njė ekip pune
i kompletuar.
Njė umet qė shpėrdoron faktorin kohė, nuk mund tė udhėheqė dhe as tė
civilizohet. Po aq e rėndėsishme ėshtė edhe puna nė ekip.
Surja Fil
Kjo sure, na sjell ndėrmend ēfarė u ndodh atyre qė rebelohen kundėr
vullnetit tė Zotit. Fundi i tyre do tė jetė si ai i Ebrehas dhe ushtrisė sė
tij.
"Vallė,
a nuk ke dėgjuar ti se si bėri Zoti yt me njerėzit e elefantit? A nuk ua prishi
atyre kurthin, duke dėrguar kundėr atyre tufa zogjsh, tė cilėt i gjuajtėn me
gurė prej baltės sė pjekur? Dhe kėshtu, i bėri si byk i ngrėnė."
(Fil, 1-5)
Ishte njė mrekulli dhe
ndėshkim i paparashikueshėm nga ana e Zotit, pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė ta
sfidojnė dhe tė sfidojnė fenė e Tij.
Surja Kurejsh
Shumė prej nesh, e lexojnė kėtė sure por pa e kuptuar atė siē
duhet. Tek shumė njerėz, hasim njė fenomen tė ēuditshėm, harrojnė dhe
neglizhojnė tė mirat qė u ka dhėnė Zoti. Ngaqė kanė jetuar me kėto tė mira dhe
begati, u duket sikur i kanė pasur gjithmonė dhe do i kenė pėrjetė. Ka motra
myslimane tė cilat janė tė mbuluara me hixhab, gjė e cila u ėshtė kthyer nė diēka
tė zakontė dhe nuk e ndjejnė mė ėmbėlsinė dhe autoritetin qė tė fal kjo mbulesė.
Shumė njerėz tė tjerė kanė fėmijė, por qė nuk e ndjejnė kėtė mirėsi dhe nuk e falėnderojnė
Zotin. A nuk ėshtė dhuratė e Zotit dhe mrekulli e Tij, qė nga njė pikė sperme tė
krijohet njė njeri, i cili tė fal kėnaqėsi dhe ta bėn jetėn mė tė lumtur?
"Pėr hir tė garancisė qė gėzojnė kurejshėt. Siguri e
udhėtimeve tė tyre nė dimėr dhe verė. (Kurejsh,
1-2)
Zoti ua kishte bėrė tė sigurt dhe pa probleme, udhėtimet e tregtisė
pėr kurejshėt, si dimrit ashtu dhe verės. Edhe pse kjo sure u drejtohet kurejshėve,
ajo pėrfshin tė gjithė atyre njerėzve tė privilegjuar me tė mira dhe begati,
sidomos atyre tė privilegjuar ekonomikisht.
Me qėllim qė tė mos ambientohemi me tė mirat dhe begatitė, ne duhet
qė ta adhurojmė Zotin, burimin e kėtyre tė mirave.
"Prandaj, le ta adhurojnė Zotin e kėsaj shtėpie, qė i ushqeu
pas urisė dhe i siguroi pas frikės." (Kurejsh,
3-4)
Zoti ua kujton njerėzve dy mirėsi dhe begati themelore, sigurinė
dhe ushqimin.