Unė kam kryer njė studim mbi problemet qė has familja arabe kohėt e
fundit. Ėshtė e natyrshme qė problemet familjare dhe bashkėshortore ndryshojnė
nga njė etapė martesore nė njė tjetėr. Problemet qė kanė ēiftet e reja, nuk i
has tek ēiftet e vjetra. Nė studimin tim, e kam ndarė jetėn bashkėshortore nė
disa etapa. Ajo e para, ėshtė nga viti i parė i martesės gjer nė vitin e pestė.
Etapa e dytė vjen nga viti i gjashtė i martesės gjer nė vitin e dhjetė. Etapa e
tretė ėshtė nė pesėvjeēarin e tretė tė martesės, nga viti i njėmbėdhjetė deri
nė vitin e pesėmbėdhjetė. Nė etapėn e fundit, hyjnė ato ēifte qė jetojnė bashkė
pas pesėmbėdhjetė vitesh martesė.
Problemet e ēifteve tė pesėvjeēarit tė parė tė martesės:
1 Informacioni i pakėt pėr sa i pėrket pėrgjegjėsive tė reja qė i
pret.
2 Dallimet mes karakterit dhe personalitetit tė secilit.
3 Ndėrhyrjet e nėnės sė burrit, sidomos gjatė pesėvjeēarit tė
parė.
4 Mos interesimi i burrit pėr tė shoqen. Dhėndėri, tregon njė
interes dhe pėrkujdesje pėr nusen dy tre muajt e parė. Mė pas, ai ndjen
nostalgji pėr jetėn e beqarisė, daljet me shokėt etj...
5 Informacioni pakėt lidhur me marrėdhėniet seksuale mes
bashkėshortėve. Kjo vjen pėr shkak tė dallimeve fiziologjike tė secilit prej
tyre.
6 Borxhet e shumta. Nėse burri ka hyrė borxh pėr tė mbuluar
shpenzimet e martesės, kėto borxhe do tė ndikojnė negativisht nė jetėn e tij
familjare dhe bashkėshortore.
7 Shpėrdorimi i pasurisė.
8 Mosmarrėveshjet mes dy familjeve, tė burrit dhe tė gruas.
9 Mosmarrėveshje lidhur me banesėn bashkėshortore. Fillimisht,
ēifti jetojnė nė shtėpinė e prindėrve tė burrit, me shpresė se mė vonė do tė
vendosen nė njė shtėpi tė pavarur. Por pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike, ata
mbesin nė tė njėjtėn shtėpi, gjė e cila kthehet nė mollė sherri mes ēiftit.
10 Zėnkat pėr tė demonstruar forcėn e secilit. Tė dy, si burri
dhe gruaja, kėrkojnė t'i tregojnė tjetrit se ai/ajo ėshtė mė e fortė.
11 Koprraci e tepruar. Gjatė pesėvjeēarit tė parė, disa burra
tregohen mė dorėshtrėnguar, pasi mendojnė pėr tė ardhmen e largėt. Kurse gratė
i akuzojnė pėr koprraci.
12 Gruaja i kushton mė shumė interes dhe kujdes fėmijėve, sesa tė
shoqit. Pas lindjes sė fėmijėve, objektivi kryesor i gruas janė pikėrisht ata.
13 Dyshimet dhe xhelozia, tė cilat janė mė tė theksuara gjatė
pesė viteve tė para.
14 Vėshtirėsia e pėrshtatjes mes tyre.
15 Mos mbajtja e pėrgjegjėsive.
16 Vonesa e shtatzėnisė dhe lindjes sė fėmijėve.
17 Burri nuk i duron dot fėmijėt dhe zhurmat e tyre.
Kėto ishin problemet mė tė spikatura gjatė pesė viteve tė para tė
martesės.
Problemet e pesėvjeēarit tė dytė:
1 Vėshtirėsia e edukimit tė fėmijėve.
2 Burri mbėshtetet tek e shoqja.
3 Qėndrimi i ēiftit jashtė, gjer nė orėt e vona, gjė e cila
tregon pėr mėrzitje.
4 Kokėfortėsi.
5 Ushtrim dhune dhe goditje.
6 Gėnjeshtra.
7 Angazhimet e shumta tė burrit.
8 Dallime dhe preferenca mes fėmijėve.
9 Acarim i marrėdhėnieve mes ēiftit.
10 Rritet interesi mė shumė pėr fėmijėt.
11 Burri pėrfiton edhe nga rroga e gruas pėr tė mbuluar
shpenzimet e familjes.
12 Burri fillon tė hedhė sytė tek gratė e tjera.
13 Ndarja sociale mes dy bashkėshortėve dhe familjes.
14 Rutina dhe monotonia.
Problemet e pesėvjeēarit tė tretė:
1 Preferon tė shoqen mė shumė se nėnėn.
2 Favorizimi i disa fėmijėve nga tė tjerėt.
3 Shfaqen problemet e fėmijėve adoleshentė.
4 Shtohet rutina nė marrėdhėniet bashkėshortore.
5 Bashkėshortja qėndron me fėmijėt, kurse burri sheh hallin e
tij.
6 Ndonjėherė, shfaqet njė lloj adoleshence e vonuar tek
bashkėshortėt.
7 Shkollimi i fėmijėve fillon tė bėhet problem. Kush do i ndjekė
si venė me mėsime, kush do interesohet pėr to nė shkollė etj...
8 Krahasimi me tė tjerėt, por me zė tė lartė. Nė vitet e para tė
martesės, secili prej tyre e krahasojnė partnerin me dikė tjetėr, por nė
heshtje. Kurse nė pesėvjeēarin e tretė kėto fillojnė tė bėhen haptazi. Burri e
dėgjon tė shoqen teksa i thotė:"Vėllai yt ėshtė mė i mirė se ti." Po
ashtu, burri i thotė gruas:"Motra jote ėshtė mė e mirė se ti."
9 Burri ndryshon mėnyrėn e komunikimit.
10 Pushimet nė vende tė largėta. Tashmė, ata kėrkojnė tė ndjejnė
njė farė qetėsie, duke u shkėputur nga problemet.
Problemet pas pesėvjeēarit tė tretė (pas pesėmbėdhjetė vitesh
martesė).
1 Martesa me mė shumė se njė grua.
2 Fillon martesa e fėmijėve.
3 Gruaja nuk i kushton shumė rėndėsi vetes.
4 Fillojnė problemet shėndetėsore.
5 Shfaqen problemet seksuale.
Kėto tė dhėna mbi problemet mes ēiftit, na ndihmojnė nė trajtimin e
problemeve. Nėse ēifti ka njė konflikt ose problem, para se tė jepen udhėzimet,
njihemi me moshėn martesore tė ēiftit. Duke njohur kėto probleme, ēdo
bashkėshort i ri, krijon njė ide mė tė qartė rreth tė ardhmes sė tij
bashkėshortore. Kjo bėn qė ai tė pėrgatitet.
Njė nga bashkėshortėt, e kishte marrė kėtė studim dhe bashkė me tė
shoqen i kishin diskutuar kėto probleme. Tė dy bashkė, kishin vendosur njė plan
dhe strategji pėr t'i trajtuar dhe zgjidhur problemet qė do u lindnin nė tė
ardhmen.
Tė flasėsh dhe tė trajtosh problemet bashkėshortore, ėshtė si tė
flasėsh mbi detin dhe krijesat qė gjenden nė tė. Megjithatė, nė kėtė trajtesė
ne u pėrpoqėm tė sjellim disa parime dhe ushtrime me qėllim qė t'i lehtėsojmė
kėto probleme dhe tė kemi njė jetė martesore sa mė tė qetė. Ne nuk duam qė
problemet tona bashkėshortore dhe familjare, t'i zgjidhim ashtu siē i zgjidhi
gruaja qė helmoi tė shoqin. Burri i saj qė ishte shtrirė nė shtratin e vdekjes,
e thėrret dhe i thotė:"Para se tė vdes, dua tė tregoj njė sekret. Unė tė
kam tradhtuar me njė nga shoqet e tua."
Gruaja ia ktheu:"Unė e dija kėtė dhe prandaj tė kam
helmuar."
Ajo qė bėri kjo grua, konsiderohet zgjidhje e problemit tė saj, por
ėshtė njė zgjidhje negative dhe e papranueshme. Si mėnyrė tė vetme pėr t'i
dhėnė fund tradhtisė sė shoqit, ajo kishte menduar helmimin dhe eliminimin
fizik tė tij.
Trajtimin dhe zgjidhjen e problemit, ne e kemi me anė tė shfarosjes
sė tij rrėnjėsisht, pėrfshirjes, ambientimit dhe injorimit.
Padyshim qė problemet familjare nuk janė tė thjeshta. Pėr mė shumė
informacion, unė u kėshilloj tė lexoni njė studimin tim tė botuar nė njė libėr
me titull "Problemet familjare dhe arti i trajtimit tė tyre". Ky
libėr, ėshtė rezultat i pesėmbėdhjetė viteve punė nė gjykatė dhe si konsulent
social pėr ēėshtjet martesore. Nė libėr kam pėrmendur pesėmbėdhjetė histori tė
vėrteta rreth problemeve bashkėshortore, mbi tė cilat Zoti mė dha sukses pėr
t'i zgjidhur.
Veē kėsaj, unė i kėshilloj tė gjithė qė tė lexojnė dhe studiojnė
jetėshkrimin e profetit Muhamed a.s, sidomos nė trajtimin qė Profeti a.s u
bėnte grave tė tij.
Problemet familjare, pėrveēse janė probleme, janė edhe mėnyrė qė
secili prej nesh tė fitojė pėrfojė dhe shpėrblim nga Zoti. Nė raste problemesh,
unė u kėshilloj tė kujtoni hadithin e Profetit a.s qė thotė:"Ėshtė pėr
t'u ēuditur me besimtarin. Gjithēka ėshtė nė dobinė e tij. Dhe kjo nuk ėshtė
veēse pėr njė besimtar. Nėse Zoti e sprovon me begati, ai e falėnderon Atė dhe
kjo ėshtė nė dobinė e besimtarit. Nėse Zoti e sprovon me njė fatkeqėsi, ai
duron dhe kjo ėshtė nė dobinė e tij."
Ashtu siē janė sprovė problemet bashkėshortore, janė sprovė edhe
mirėsitė dhe begatitė mes tyre.
Nė fund, e lusim Zotin qė tė na japė sukses nė jetėn tonė
familjare.