Pyetje:"Nėse varri i njė idhujtari ėshtė pranė
njė varri tė njė myslimani, a ndikon pėr keq?"
Pėrgjigje:"Varret e idhujtarėve nuk ka pėrse tė jenė
pranė varreve tė myslimanėve, por nėse kjo ka ndodhur, nuk ndikon."
Pyetje:"Nė varrezėn tonė, varrosen myslimanėt
dhe jo myslimanėt. A na lejohet neve si myslimanė qė tė varrosim tė vdekurit
tanė nė kėtė varrezė?"
Pėrgjigje:"Ėshtė e palejueshme qė varrezat mes myslimanėve
dhe jomyslimanėve tė jenė tė pėrbashkėshta. Nėse caktimi i njė varreze tjetėr ėshtė
e pamundur, atėherė tė paktėn e njėjta varrezė tė ndahet mes myslimanėve me njė
ndarės tė dukshėm."
Pyetje:"A ėshtė e lejuar qė autopsia e tė
vdekurit t'i lihet nė dorė njė doktori jomysliman?"
Pėrgjigje:"Nėse nuk gjendet njė doktor mysliman dhe
doktori jomysliman ėshtė i besueshėm, lejohet. Por nėse gjendet njė doktori mysliman,
i lihet atij nė dorė. Madje, nėse kemi dy doktorė, njėri mysliman por jo i
besueshėm dhe tjetri jo mysliman por i besueshėm, i lihet nė dorė jomyslimanit."
Pyetje:"ēfarė mendoni lidhur me marrjen e njė
doktori pėr t'i bėrė autopsinė tė vdekurit dhe procedurave qė mund tė lindin mė
vonė?"
Pėrgjigje:"Pėr diēka tė tillė nuk ekziston ndonjė
tekst Kurani apo hadithi. Nė raste tė tillė, ndiqet rregulli:"Mėnjanimi i
dėmit gėzon prioritet ndaj pėrfitimit tė ndonjė dobie" dhe gjykimi
ndryshon sipas rastit tė vdekjes. Nėse ekzistojnė dyshime mbi tė vdekurin dhe
me anė tė doktorit vėrtetohen ose bien kėto dyshime, marrja e doktorit ėshtė
obligim."
Pyetje:"Sa duhet tė jetė periudha e mortit, ku
familjarėt shprehin pikėllimin e tyre?"
Pėrgjigje:"Duhet tė jetė ajo qė bashkėshortja pret
pas vdekjes sė burrit, katėr muaj e dhjetė ditė."
Pyetje:"Lidhur me leximin e Kuranit pėr njė tė
vdekur, a duhet tė bėhet tek varreza apo kudo tjetėr?"
Pėrgjigje:"Nuk ėshtė kusht. Leximi i Kuranit dhe
dhurimi pėr njė tė vdekur mund tė bėhet kudo."
Pyetje:"A ėshtė e mjaftueshme qė tė vdekurit tė
vizitohen vetėm njė herė nė javė?"
Pėrgjigje:"Njė i vdekur mund tė vizitohet tek
varrezat ēdo ditė, javė apo muaj. Ajo qė nuk lejohet ėshtė vizita vetėm pėr
festa."
Pyetje:"Gjatė kohės qė familjarėt presin ngushėllime
pėr tė vdekurin, marrin hoxhallarė pėr tė lexuar Kuran. Atyre u japin edhe njė
shpėrblim pėr mundin. A lejohet kjo?"
Pėrgjigje:"Kjo lejohet nė medh-hebet maliki dhe
shafi, por nuk lejohet nė medh-hebet hanefi dhe hanbeli. Mendoj se shpėrblimi
mund t'i jepet pėr tė kompensuar kohėn qė harxhon pėr leximin e Kuranit dhe jo
pėr vetė leximin."
Pyetje:"A i arrin leximi i plotė i Kuranit njė tė
vdekuri?"
Pėrgjigje:"Lejohet qė njė tė vdekuri t'i dhurohet
leximi i Kuranit dhe atij i arrin shpėrblimi."
Pyetje:"A ėshtė e vėrtetė qė leximi i sures
Fatiha pėr tė vdekurit ėshtė bidat tė cilin nuk e ka vepruar i dėrguari i
Zotit?"
Pėrgjigje:"Sipas mendimit tė katėr medh-hebeve tė cilėt
bazohen nė mbi dhjetė argumente nga suneti i Profetit a.s, ėshtė se lejohet
leximi i Kuranit dhe kėtu hyn dhe Fatihaja pėr tė vdekurit."
Pyetje:"A lejohet pėrsėritja e fjalės "La
ilaha il-lallah" njėzėri nga njerėzit qė shoqėrojnė xhenazen?"
Pėrgjigje:"Sipas traditės profetike, gjatė shoqėrimit
tė xhenazes nuk thuhet asgjė me zė tė lartė, as fjalėt e shehadetit dhe asgjė
tjetėr. Mendoj se diēka e tillė ėshtė bidat dhe hyn tek zakonet qė i kanė
shpikur njerėzit dhe qė bien ndesh me sheriatin."
Pyetje:"A u lejohet grave qė tė vizitojnė
varret?"
Pėrgjigje:"Nuk prish punė qė gratė tė vizitojnė
varret, nėse e respektojnė normat e moralit, janė tė veshura dhe nuk shkelin
etikėn."
Pyetje:"A lejohet qė tė falemi dhe tė agjėrojmė
pėr shpirt tė njė tė vdekuri, i cili as nuk ėshtė falur dhe as nuk ka agjėruar
kur ishte gjallė?"
Pėrgjigje:"Si namazi ashtu edhe agjėrimi nuk mund tė
shlyhen pas vdekjes sė dikujt. Do tė ishte mė mirė qė ju t'i kishit kushtuar vėmendje
sa ishte gjallė. Tani, nuk mund tė bėnigjė tjetėr pėrveē lutjeve, sadakasė dhe punėve tė mira, tė cilat t'ia
dhuroni tė vdekurit tuaj."
Pyetje:"A lejohet gdhendja e pllakės sė varrit,
ku shkruhet emri i tė vdekurit dhe ajete Kurani?"
Pėrgjigje:"Diēka e tillė konsiderohet si bidat dhe
e papėlqyeshme. Mė mirė ėshtė qė kjo tė mos bėhet, por njerėzit e kanė parė si
diēka tė mirė pėr tė mos harruar varrin, pėr ta pėrshėndetur gjatė vizitave dhe
pėr tė bėrė lutje pėr tė."
Pyetje:A ėshtė e lejueshme varrosja e gruas nė tė njėjtin
varr ku ėshtė varrosur i shoqi mė parė, duke ditur se po nė atė varr ėshtė
varrosur dhe vjehri i saj?
Pėrgjigje:Lejohet qė i vdekuri tė varroset nė
njė varr tė mėparshėm, nėse kanė kaluar mbi gjashtė vite nga varrimi i parė.
Kjo bėhet me kusht qė eshtrat e tė vdekurit tėparė tė jetė shpėrbėrė.
Pyetje:A ėshtė e lejueshme pėr gratė qė tė
vizitojnė varret dhe nėse po, a duhet tė jenė nė shoqėrinė e dikujt nga tė afėrmit?
Pėrgjigje:Nuk prish punė nėse njė grua viziton
varret, por ajo duhet tu pėrmbahet dispozitave islame; tė jetė e mbuluar dhe tė
mos pėrzihet me burrat e huaj. Nuk ėshtė kusht qė ajo tė jetė e shoqėruar nga
ndonjė i afėrt.
Pyetje:A ėshtė e mundur qė sadakanė qė dua
tė jap pėr shpirt tė njė vdekuri, tė blej me tė libra ose kaseta dhe tua jap
ti lexojnė dhe dėgjojnė tė tjerėve? A ka dobi i vdekuri nga diēka e tillė?
Pėrgjigje:Ēdo lloj forme e pėrhapjes sė dijes
dhe njohurive, i shkon sevapi dhe tė vdekurit nėse bėhet me nijet pėr tė
vdekurin.
.
Pyetja:Si gjykohet shtėnia me top gjatė
varrimit tė ushtarakėve?
Pėrgjigje:Me anė tė kėtij veprimi shprehet
hidhėrimi dhe ėshtė njė protokoll i ndjekur nė tė gjithė botėn. Nė traditėn
profetike nuk hasim diēka me tė cilėn i dėrguari i veēonte tė rėnėt dėshmorė.
Gjithėsesi, nuk mund ta bėjmė haram diēka tė tillė pa pasur argumente.
Pėrgjigje:Diēka e tillė hyn tek protokollet
ushtarake tė kohėve moderne, gjė e cila konsiderohet si nderim pėr tė vdekurit
ushtarakė. Unė nuk shoh diēka tė keqe nė kėtė mes nga ana fetare. E mira ėshtė
qė pėr tė vdekurin tė luten tė afėrmit dhe pjesėmarrėsit nė varrimi.
Pyetje:A lejohet transporti i tė vdekurit
mbi njė karrocė qė tėrhiqet nga kali?
Pėrgjigje:Nė Kuran dhe traditėn profetike nuk
ka ndonjė tekst qė e ndalon kėtė. Nėse bėhet me qėllim thjesht transportin e tė
vdekurit dhe jo imitimin e jomuslimanėve, nuk ka asgjė tė keqe.
Pyetje:Si gjykohet qėndrimi pėr njė minutė
nė heshtje pėr vdekjen e dikujt?
Pėrgjigje:Kjo ėshtė njė formė e re e shprehjes
sė hidhėrimit pėr vdekjen e dikujt dhe kjo nuk bie ndesh me dispozitat islame.
Pyetje:Babai im ka ndėrruar jetė, por kur
ishte gjallė kishte regjistruar njė kasetė ku pėrmend Zotin, e madhėron dhe
lavdėron Atė. Nėse e dėgjoj dhe pėrsėris bashkė me zėrin e babait pėrmendjen e
Zotit, a pėrfiton babai im nga ky shpėrblim?
Pėrgjigje:Njė vepėr e tillė, hyn tek sadakaja
e vazhdueshme nė dashtė Zoti.
Pyetje:A ėshtė e lejueshme tė varroset njė i
vdekur mbi eshtrat e njė tė vdekuri tjetėr?
Pėrgjigje:Nuk lejohet tė hapet varri i tė
vdekurit, veēse nėse eshtrat e tij janė tretur plotėsisht. Pėr tė varrosur njė
tė vdekur tjetėr, duhet hapur njė varr i ri dhe nėse trashėgimia e tė vdekurit
nuk mjafton pėr tė siguruar njė varr tė ri, atėherė familjarėt dhe tė afėrmit
duhet tė kontribojnė derisa tė gjendet vendi i pėrshtatshėm.
Pyetje:A lejohen ngushėllimet nė islam?
Pėrgjigje:Ngushėllimi i familjarėve tė
vdekurit ėshtė njė traditė e Profetit a.s, gjė e cila nuk ėshtė mirė tė zgjasė
mė shumė se tre ditė. .
Pyetje:A i lejohet gruas qė ta lajė dhe ti
japė abdes tė shoqit pasi tė ketė ndėrruar jetė? Po e kundėrta?
Pėrgjigje:Tek shumica e juristėve muslimanė, pėrveē
hanefive, lejohet qė gruaja ta lajė burrin e saj pasi tė ketė ndėrruar jetė dhe
anasjelltas.
Pyetje:A lejohet prishja e njė varreze
muslimanėsh dhe ndėrtimi i njė lulishteje nė vend tė saj, duke ditur qė numri i
varreve nuk ėshtė i pakėt?
Pėrgjigje:Nuk lejohet ndryshimi i
destinacionit tė varrezave nė lulishte ose ēfarėdo tjetėr..
Pyetje:A lejohet hapja e varreve
paraislame?
Pėrgjigje:Hapja e varreve nuk mund tė bėhet veēse
nė raste tė domosdoshme. .
Pyetje:Si gjykohet varrosja e tė vdekurve
muslimanė nė varrezat e tė krishterėve nė perėndim, duke ditur se varrosja nė
varrezat muslimane ėshtė mė e kushtueshme?
Pėrgjigje:Nuk lejohet qė njė musliman tė
varroset nė varrezėn e jomuslimanėve. Rritja e shpenzimeve tė varrimit nuk ėshtė
justifikim, pėr dikė qė ka preferuar tė jetojė nė njė vend tė tillė, ndėrkohė qė
e ka tė mundur tė kthehet nė atdheun islam.
Pyetje:A i lejohet njė muslimani tė marrė
pjesė nė funeralin e njė tė krishteri?
Pėrgjigje:Nuk prish punė qė njė musliman tė
marrė pjesė nė funeralin e njė tė krishteri dhe ti ngushėllojė familjarėt e
tij. Madje, diēka e tillė ėshtė e pėlqyeshme.
Pyetje:Si gjykohet pjesėmarrja nė funeralet
e jomuslimanėve, duke pasur si synim forcimin e lidhjeve dhe tė marrėdhėnieve?
Pėrgjigje:Nuk prish punė nėse njė musliman
merr pjesė nė funeralet e jomuslimanėve. Gjithashtu, atij i lejohet edhe tė hyjė
nė kishė, por jo tė falet bashkė me ta.
Pyetje:A lejohet qėndrimi dhe ulja mbi
varrin e njė tė vdekuri?
Pėrgjigje:Qėndrimi mbi varr ėshtė i ndaluar,
pasi i dėrguari i Zotit a.s thotė:Ėshtė mė mirė qė dikush prej jush tė ulet
mbi prush i cili do i djegė rrobat dhe lėkurėn, sesa tė ulet mbi njė varr.
Pyetje:A ėshtė e lejueshme qė tė qėndrohet
pranė varrit tė njė tė vdekuri dhe fjetja njė natė aty?
Pėrgjigje:Mė e mira ėshtė qė tė qėndrosh pėr
disa ēaste pranė varrit dhe tė lutesh pėr tė vdekurin.
Pyetje:A ėshtė e lejueshme qė gratė tė
shkojnė tek varrezat?
Pėrgjigje:Shumica e juristėve muslimanė
mendojnė se grave u lejohet tė shkojnė dhe tė vizitojnė varrezat. Kėtė e
faktojnė me hadithin e Profetit a.s qė thotė:Unė ua pata ndaluar vizitėn e
varreve, por tani i vizitoni, pasi u kujtojnė vdekjen. Ato duhet tė jenė tė
mbuluara dhe tė respektojnė normat e mirėsjelljes.
Pyetje:Disa njerėz kėrkojnė qė varret tu
zgjerohen dhe tu zbukurohen. Si gjykohet diēka e tillė?
Pėrgjigje:Zbukurimi i varreve bėhet duke
vepruar punė tė mira, tė cilat i bėjnė dobi njeriut.
Pyetje:Njė burrė i ndershėm dhe i mirė ėshtė
varrosur nė njė varr me njė njeri tė lig. Si mund tė vendosen kėta nė njė
varr?!
Pėrgjigje:Kur dikush vdes dhe ndahet nga kjo
botė, ai kalon nė jetėn e vdekjes (berzekh) jetė e cila nuk u nėnshtrohet
ligjeve tė kėsaj bote.
Pyetje:Pas vdekjes sė njė burri, vdiq dhe
djali i tij njėvjeēar. A ėshtė e lejueshme qė ai tė varroset nė njė varr me
babain?
Pėrgjigje:Nuk lejohet varrosja e dy tė
vdekurve nė njė varr njėkohėsisht, veēse nė raste tė veēanta dhe tė nevojshme
si katastrofat natyrore dhe luftrat. Gjithashtu, nuk lejohet hapja e varreve
pasi tė jetė varrosur i vdekuri, derisa eshtrat e tij tė jenė tretur plotėsisht.
Kėtu pėrjashtohen rastet e domosdoshme.
Pyetje:Njė person vdiq nė det, shtatė ditė
larg vendit tė mbėrritjes sė anijes me tė cilėn udhėtonte. Anija nuk ishte e
pajisur me frigoriferė pėr ruajtjen e kufomės. A lejohet qė kufoma e tij tė hidhet
nė det?
Pėrgjigje:Nėse dikush vdes nė anije dhe ėshtė
e pamundur mbajtja e kufomės sė tij derisa tė varroset nė tokėn mė tė afėrt, ai
qefinoset, i falet namazi i xhenazes dhe hidhet nė ujė. Ky ėshtė mendimi i
shumicės sė juristėve muslimanė. Kurse sot ekzistojnė mjete qė mundėsojnė
transportin e tij nė tokėn mė tė afėrt.
Pyetje:Njė shoku im ndėrroi jetė. Familja e
tij u hutuan dhe nuk dinin ētė bėnin, pasi duart i kishte tė mbushura me
tatuazhe. Si duhej tė vepronin ata?
Pyetje:Pas disa kohėsh nga varrimi i
babait, unė e rrethova varrin e tij me gurė dhe i forcova kėto gurė me ēimento.
Kėtė e bėra nga frika se mos shirat dhe rėketė mund ta ēajnė grumbullin e
dheut mbi varr. Si gjykohet diēka e tillė nė islam?
Pėrgjigje:Nuk prish punė nėse kjo bėhet pėr tė
mbrojtur varrin nga faktorėt klimatorikė. Kjo konsiderohet si pėrkujdesje dhe
respekt pėr tė vdekurin pas vdekjes, gjė e cila ėshtė e kėrkuar.