Mejmune ėshtė gruaja e fundit me tė cilėn u martua i dėrguari i
Allahut a.s. Martesa mes tyre ndodhi nga fundi i vitit tė shtatė hixhri. Kėshtu,
Mejmune bintu Harith jetoi si grua e Profetit a.s dy vite. Ajo ishte njė nga
gjashtė motra dhe secila prej tyre u martua me figura tė fisshme dhe sojli.
Nėna e saj quhej Hind bintu Auf dhe pėr tė thuhet se ka gėzuar
privilegje dhe ndere si asnjė grua tjetėr. Kjo, sepse tė gjashtė vajzat e saj u
martuan me figura tė ndritura tė islamit. Njė fakt i tillė, tregon dhe njė herė
qė djemtė nuk janė mė tė mirė se vajzat.
Hindu bintu Auf krenohej me vajzat e saj dhe me dhėndurėt, gjė e
cila shpesh herė shkaktonte xhelozinė e shoqeve tė saj.
Thotė Profeti a.s:"Kush ka tre vajza, i edukon ato, i arsimon
dhe i mėshiron, Zoti do e shpėrblejė me xhenet."
Njė burrė qė e dėgjoi kėtė, e pyeti:"Po sikur dikush tė ketė
dy vajza o i dėrguar i Allahut?"
Profeti a.s iu pėrgjigj:"Edhe nėse ka dy."
Thotė transmetuesi i kėtij hadithi:"Pėr Zotin nėse dikush do e
kishte pyetur "A vlen kjo pėr atė qė ka vetėm njė vajzė" do tė ishte
pėrgjigjur pozitivisht.Por neve na
erdhi zor ta pyesim mė shumė."
Motrat e Mejmune bintu Harith
Majmune ka motėr Zejneb bintu Huzejme, njė nga gratė e Profetit a.s
e cilia kishte vdekur mė parė.
Motra e dytė ishte Selma bintu Harith, gruaja e Hamza ibnu Ebi
Talib.
Motra e tretėėshtė Esma
bintu Umejs. Fillimisht, ajo ishte martuar me Hamza ibnu Ebi Talib. Pasi Hamza
u vra dėshmor, u martua me Ebu Bekrin. Pasi vdiq Ebu Bekri ajo u martua me Ali
ibnu Ebi Talibin.
Motra e katėrt ėshtė Lubabe El-kubra dhe ajo ishte gruaja e Abasit,
xhaxhait tė Profetit a.s. Ajo ėshtė nėna e Fadl ibnu Abas dhe ndryshe njihet me
emrin Umu Fadl.
Motra e pestė ėshtė nėna e Halid ibnu Velidit, gruaja e Velid ibnu
Mugire. Kėshtu, Mejmune bintu Harith ėshtė tezeja e Halid ibnu Velidit.
Martesa me Profetin a.s.
Ajo pranoi islamin bashkė me tė shoqin nė Meke, por pas disa kohėsh,
i shoqi i vdiq. Ai qė kujdesej pėr tė, ishte burri i motrės, Abas ibnu Abdul Mutalibi,
njėkohėsisht edhe xhaxhai i Profetit a.s.
Majmune bintu Harith nuk pati mundėsi tė emigrojė pėr nė Medine
bashkė me myslimanėt e tjerė. Ajo e kishte tė pamundur diēka tė tillė, ngaqė
ishte pa pėrkrahje.
Nė vitin e shtatė hixhri, kur ishte gjashtėdhjetė e njė vjeē,
Profeti a.s u martua me katėr gra, njė ndėr to ishte dhe Mejmune. Kėtė vit
Profeti a.s u martua me Safijen, Marien, Umu Habibene dhe Mejmunen.
Nė vitin e shtatė, Profeti a.s shkon nė Meke bashkė me 1.400 myslimanė
tė tjerė pėr tė kryer Umren, sipas marrėveshjes sė Hudejbijes. Kurejshėt, e
dinin se tė rinjtė e Mekes, do tė ndikoheshin kur t'i shihnin myslimanėt tė
bashkuar, tė lidhur dhe tė dashur me njėri-tjetrin. Qė nė aparencė, myslimanėt
i mahnitnin dhe i linin pa gojė tė tjerėt. Kurse sot, jemi ne myslimanėt ata qė
mahnitet nga perėndimorėt.
Kurejshėt druheshin se mos tė rinjtė e tyre, pranonin islamin duke
parė forcėn, krenarinė dhe unitetin e myslimanėve. Pėrderisa jemi tė
pėrkushtuar nė fe dhe islamin e kemi me pasion, njerėzit influencohen dhe pėrqafojnė
fenė tonė. Atė ēast qė heqim dorė nga islami, biem pre e imitimit tė verbėr.
Thotė Profeti a.s:"Do tė ndiqni traditat e popujve tė mėparshėm pėllėmbė
pas pėllėmbe. Ju do u shkoni pas, edhe nėse hyjnė nė folenė e hardhucės."
Kjo ndodh, kur myslimani e humbet besimin dhe krenarinė tek feja tėcilės i pėrket. ēfarė identiteti ka njė i ri,
i cili vendos nėballė njė flamur tė njė
shteti tjetėr? ēfarė identiteti ka njė i ri i cili ka ngritur nė fund zėrin e
kasetofonit, ku kėndohen kėngė nga tė cilat ai nuk kupton asnjė fjalė?
Kur myslimanėt priteshin tė hyjnė nė Meke, kurejshėt i urdhėruan tė
gjithė banorėt qė tė dalin jashtė. Kjo ndodhte qė tė shmangnin ēdo lloj
kontakti me myslimanėt. Ata i urdhėruan qė tė vendoseshin nė kodrat e Mekes.
Megjithatė, nuk ishin tė sigurtė, pasi tė rinjtė do i dallonin myslimanėt nga
kodrat. Pėr kėtė, pėrhapėn fjalė se myslimanėt vuajnė nga njė sėmundje lėkure,
sidomos tek pjesa e supeve, gjė e cila i ka sfilitur fizikisht. Kėtė sėmundje,
gjoja, ata e kishin marrė gjatė qėndrimit nė Medine.
Ndėrkohė, Profetit a.s i mbėrrijnė kėto informacione dhe fillon tė
marrė masat menjėherė. Ai i urdhėroi tėgjithė myslimanėt, qė supin e djathtė ta zbulonin gjė e cila ka mbetur
traditė pėr kėdo qė shkon tė vizitojė Qaben dhe tre xhirot e para rreth Qabesė
t'i kryenin me trok.
Shohim qė tavafi dhe vizita e Qabes, pėrveē vlerave shpirtėrore dhe
edukative, pėrmban edhe stėrvitjen fizike, rregullin dhe disiplinėn. Nė kėtė
rit, demonstrohet fuqishėm burrėria, serioziteti, adhurimi, pėrkushtimi ndaj
Zotit, disiplina, morali, edukata etj...
Me kėtė, Profeti a.s u thoshte kurejshėve se myslimanėt ishin shumė
mirė nga shėndeti, ishin tė fuqishėm, muskulorė dhe tė disiplinuar. Njė mijė e
katėrqind myslimanė, do tė kryenin tavafin, sikur tė ishin njė trup i vetėm.
Tė rinjtė mekas, duke parė kėtė panoramė, mbetėn pa fjalė. Ata i
thonin njėri-tjetrit:"A pėr kėta thonė qė janė tė sėmurė dhe tė
hallakatur?! Pėr Zotin, nuk kemi parė arabė mė tė fuqishėm dhe tė disiplinuar
se kėta!"
Pas disa vitesh, kur Profeti a.s e kishte marrė Meken dhe kishte
ardhur tė kryejė Haxhin e lamtumirės bashkė me myslimanėt e tjerė, i urdhėroi qė
tavafin ta kryejnė me supin tė zbuluar dhe tre xhirot e para me trok.
Umeri ndėrhyri dhe u tha:"O i dėrguar i Allahut! Kėtė e kemi bėrė
asokohe (kur nuk kishim triumfuar), pėrse duhet ta bėjmė dhe tani?!"
Profeti a.s ia ktheu:"Kjo ėshtė tradita ime o Umer."
Gjatė qėndrimit treditor tė Profetit a.s nė Meke, dėgjoi qė Mejmune
bintu Harith ishte e vetme dhe pa pėrkrahje nė Meke. Ajo dhe motrat e saj,
njiheshin ndryshe me nofkėn "motrat besimtare".
Majmune bintu Harith, rridhte nga njė familje sojlie dhe motrat e
saj ishin tė martuara me elitėn e myslimanėve. Megjithatė, ajo nuk ishte njė
femėr e bukur, ishte grua e ve dhe i pėrkiste asaj shtrese qė nuk kishin
pėrkrahje nė Meke.
Kush mund tė martohej me njė grua tė tillė?
Si nė ēdo rast tjetėr, Profeti a.s kėrkoi qė nderi i saj tė
vendosej nė vend. Ai mund tė urdhėronte dikė tjetėr tė martohej dhe ta merrte nė
pėrkujdesje, por ai duhej tė ofronte modelin mė tė mirė pėr myslimanėt. Kėshtu,
pėrveē arsyeve tė tjera, martesat e Profetit a.s pėrmbanin njė sasi tė madhe
sakrifice. Gjėja mė e vėshtirė pėr njė burrė, ėshtė qė tė martohet me njė grua
thjesht pėr ta pėrkrahur dhe jo ngaqė e do atė dhe tėrhiqet prej saj. Nėse nuk
do tė ishte profet, ai nuk do e kishte bėrė njė sakrificė tė tillė. Jo vetėm
kaq, por edhe pas martese, ai i trajton me drejtėsi, duke i kushtuar secilės
prej tyre kujdesin qė u nevojitej. Ai ishte i dhėnė mė shumė vetėm pas Aishes
emocionalisht, por dashamirėsinė, pėrkujdesin, fjalėt e buta, drejtėsinė etj...
nuk ia kurseu asnjėrės pa dallim.
Thotė Zoti nė Kuran:"Dhe nuk tė dėrguam veēse si mėshirė pėr
mbarė botrat."
Pėr t'u martuar me Mejmunen, Profeti a.s i kėrkoi xhaxhait tė tij
Abasit dhe gruas sė tij Umu Fadl (e cila ishte motra e Mejmunes) tė kėrkojnė
dorėn e saj.
Duke u martuar me Mejmunen, Profeti a.s u ēonte njė mesazh tjetėr
mekasve idhujtarė. Ai sikur u thoshte:"Edhe pse kemi nėntėmbėdhjetė vite
armiqėsi, luftė dhe urrejtje, unė pranoj tė martohem nga mesi juaj dhe jam gati
t'i hedh pas shpine gjithė kėto vite konflikti."
Misioni i Profetit a.s i cili ėshtė dhe duhet tė jetė mision i ēdo
myslimani ėshtė qė njerėzve t'ju tregojė rrugėn dhe t'i marrė pėrdore nė
xhenet. Nga kjo nuk bėnte pėrjashtim askush, as ata qė e kishin keqtrajtuar dhe
dėbuar nga vendlindja e tij. Prej myslimanit nuk pranohet qė t'ju thotė
njerėzve:"Unė u tregova se ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė jo. Nė e
pranofshi mirė, nė tė kundėrt vafshi nė djall."
Ajo qė i bėri mekasit tė pranojnė islamin, janė pikėrisht kėto
sakrifica tė Profetit a.s, mėshira e tij, durimi, maturia, zemėrgjerėsia,
urtėsia etj...
Atė ditė qė u martua me Mejmunen (ditėn e tretė tė qėndrimit tė
tyre nė Meke), Profeti a.s vajti te kurejshėt dhe u tha:"Unė sot jam
martuar me njė vajzė tuajėn. Prandaj, a mė lejoni qė tė qėndroj edhe nesėr qė tė
shtroj njė gosti, ku tė jeni tė ftuar edhe ju?"
Ata ia kthyen:"Na u hiq sysh se nuk duam prej teje
gosti."
Sad ibnu Muadh, nuk e mbajti dot veten dhe u tha:"A kėshtu
qenka puna? Pėr Zotin toka ėshtė e Zotit dhe ky vend na pėrket edhe neve."
Profeti a.s i tha:"Mjaft o Sad! Ne u dhamė besėn se do tė qėndrojmė
tre ditė dhe kėto tre ditė pėrfunduan." Mė pas, u drejtua myslimanėve
tė tjerė me fjalėt:"Kush beson Zotin dhe botėn tjetėr, mos e gjejė
perėndimi i diellit veēse jashtė Mekes."
Thirrja dhe ftesa islame nuk e njohin ashpėrsinė, dhunėn dhe
imponimin. Ato njohin vetėm zemėrbutėsinė, urtėsinė, menēurinė dhe moralet e
larta.
Profeti a.s e kaloi natėn e parė tė martesės me Mejmunen nė njė
vend qė quhet Terif, 25 km larg Mekes.Ėshtė
e ēuditshme se pas tridhjetė vitesh, vendi ku do tė ndėrrojė jetė nėna jonė
Mejmune ėshtė pikėrisht ky vend. Ajo kishte vajtur tė kryejė haxhin gje gjatė
kthimit vdiq nė atė vend.
Jeta e Mejmunes me Profetin a.s
Siē e cekėm dhe mė lart, ajo jetoi me Profetin a.s vetėm dy vite.
Duke qenė se ishte e bukur, Zoti i kishte dhėnė njė dhunti tjetėr. Ajo gatuante
shumė mirė dhe gjellė tė ndryshme, gjė e cila i pėlqente shumė Profetit a.s.
Gjithmonė, Profeti a.s preferonte tė shkojė tė hajė tek Mejmune. Njė herė, ajo
kishte gatuar mish dabbi (njė lloj zvarraniku si hardhuca por mė i madh) pasi
kishte ardhur Halid ibnu Velidi, nipi i Mejmunes. Profeti a.s e pa duke gatuar
dhe i tha:"ēfarė ke gatuar sot?"
Majmune iu pėrgjigj:"Mish dabbi."
Kur ua vuri para ushqimin, Profeti a.s nuk foli por e hoqi pjatėn mėnjanė
pasi nuk e pėlqente mishin e dabbit.
Halid ibnu Velidi e pyeti:"A ėshtė haram o i dėrguar i
Allahut?"
Profeti a.s ia ktheu:"Jo, por nuk ėshtė ushqim i fisit
tim."
Tregon Halid ibnul Velid:"Unė e mora tė gjithė mishin dhe e
hėngra vetėm."
Mbi mėnyrėn si duhet ta kuptojmė traditėn e Profetit a.s, duke tė bėjmė
dallim mes Profetit ssi njeri dhe Profetit si i dėrguar i Zotit. Profeti njeri,
hypte nė deve, nuk hante mishin e dabbit etj... Tė gjitha kėto, janė shije qė
kanė tė bėjnė me Profetin a.s si njeri. Profeti a.s, si i dėrguar i Zotit, ėshtė
nė ato raste kur ai urdhėron ose ndalon.
Nėse Profeti a.s vishte xhelabije, ashtu siē vishen arabėt sot, kjo
nuk do tė thotė qė ne myslimanėt tė veshim xhelabije. Profeti vishej me
xhelabije, sepse ajo ishte veshja e asaj kohe. Megjithatė, ai ka veshur edhe
veshje tradicionale tė popujve tė ndryshėm. Nė islam, ēdo veshje ėshtė e
lejuar, pantallona, xhaketė, kollare, kėmishė etj.... pėrderisa e mbulon trupin
dhe nuk ėshtė i tejdukshėm.
Njė burrė kishte veshur njė rasė murgjėrish. Kur e pa Profeti a.s e
pyeti:"A murg je ti?" Burri u pėrgjigj:"Jo."
Profeti a.s i tha:"Po pėrse je veshur kėshtu atėherė?! Vishu
me rrobat e popullit tėnd!"
Majmune transmeton jetėn e Profetit a.s brenda nė familje
Nėna jonė Mejmune, ka transmetuar shumė hadithe tė Profetit a.s,
sidomos ato qė kanė tė bėjnė me sjelljet e tij brenda nė familje.
Njė herė, pas vdekjes sė Profetit a.s ishte pėrhapur mes myslimanėve
tė Medines qė nėse gruaja ėshtė me tė pėrmuajshmet, burrit nuk i lejohet tė
flerė me tė nė tė njėjtin shtrat dhe nuk duhet tė pijė nga e njėjta gotė. Kur i
dėgjoi kėto fjalė Mejmune, ndėrhyri dhe tha:"Kush ua ka thėnė kėtė?! Nga e
sollėt?! Pėr Zotin, i dėrguari i Allahut flinte me mua nė njė shtrat, edhe pse
isha me tė pėrmuajshmet. Mos jeni mė tė mirė se i dėrguar i Allahut ?"
Nė njė transmetim tjetėr, ajo thotė:"Unė dhe i dėrguari i
Allahut laheshim nga e njėjta enė. Unė i thosha:"ma lėr ujin mua" dhe
ai mė thoshte "jo ma lėr mua".
ēdo burrė qė ka nevojė tė mėsojė artin e komunikimit me tė shoqen,
model mė tė mirė se profeti Muhamed a.s nuk do tė gjejė.
Nė njė hadith, ai thotė:"Mė i miri prej jush, ėshtė ai qė
sillet mė mirė me familjen e tij. Unė jam ai qė sillem mė mirė me familjen
time."
Majmune dhe dėshira pėr tė dhėnė sadaka
Majmune bintu Harith njihet pėr dėshirėn e saj tė madhe, pėr tė
ndihmuar njerėzit e varfėr. Aq shumė e kishte tė theksuar kėtė moral, saqė
shpesh herė, hynte borxh me qėllim qė t'u gjendej fukarenjve nė nevojat e tyre.
Po ti o vėlla dhe oj motėr, a e keni hob dhėnien e sadakasė?
Unė u kėshilloj qė sa herė tė keni ndonjė problem, tė jepni sadaka.
Thotė Profeti a.s:"Sadakaja e shuan zemėrimin e Allahut, ashtu siē shuan
uji zjarrin."
Nėse ke vepruar ndonjė gjynah, pastroje duke dhėnė sadaka.
Vdekja e Mejmunes
Nėna jonė Mejmune bintu Harith, vdiq e fundit nga gratė e Profetit
a.s. Siē e cekėm dhe mė lart, ajo vdiq nė Terif dhe atje u varros. Nė tė
njėjtin vend ku u martua me Profetin a.s.
Ai qė i fali namazin e xhenazes ishte Abdullah ibnu Abasi, djali i
motrės sė saj.
Kjo ishte nėna e besimtarėve Mejmune bintu Harith, Zoti qoftė i
kėnaqur me tė.
Nė fund, e lusim Zotin qė tė na bashkojė ne xhenet me nėnat e
besimtarėve dhe tė jetė i kėnaqur me ne tė gjithė.