Data:08/09/10

 
Untitled Document
Fėmijė produktivė

Fėmijė produktivė 

Prezantues i emisionit: Xhasim El-mutava

I ftuar:"Sultan Kajid El-kasimij. President i bordit drejtues tė universitetit "Itihad" nė Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka mbrojtur doktoraturėn pėr politikė, planifikim dhe pedagogji nė Britani.

Prof. Xhasim El-mutava:"Paqja e Zotit qoftė mbi ju! Tė nderuar teleshikues, u urojmė mirėseardhjen nė programin tonė "Familjet e lumtura". Tema e emisionit tė sotėm ėshtė "Fėmijė produktivė".

Njė ndėr lutjet e profetit Muhamed a.s ishte:"O Zot! Mė mbro nga pamundėsia dhe dembelizmi!"

Dembelizmi ėshtė antonim i produktivitetit dhe punės. I ftuari ynė sot ėshtė doktori Sultan Kajid El-kasimij. Fillimisht, i kėrkojmė tė na japė njė mendim rreth kėsaj teme tė cilėn do diskutojmė sot."

 

Dr. Sultan:"Tema e kėtij emisioni, pėrmban nė vetvete njė pyetje tė rėndėsishme tė cilės duhet t'i pėrgjigjemi:"Ēfarė kuptojmė me produktivitet? A ėshtė teknologjia produkt? A ėshtė bujqėsia dhe zhvillimi i saj produkt?"

Produktiviteti ėshtė diēka qė pėrfshin shumė aspekte. E rėndėsishme ėshė qė secili prej nesh tė ketė njė objektiv nė jetė, pėr tė cilin jeton. Secili prej nesh duhet t'a ndjejė se nuk ėshtė zero. Njė ndjenjė e kundėrt (mospasja e njė objektivi nė jetė) ndikon negativisht nė personalitetin e fėmijės. Kjo e bėn tė ketė rezultate tė ulėta nė mėsime dhe gabon rėndė nė komunikimin me njerėzit.

Fėmijėt nė botėn arabe marrin njė edukim qė bie ndesh me produktivitetin. Ai gjithmonė ėshtė nė rolin e marrėsit, ushqimin e gjen tė gatshėm, po ashtu arsimimin dhe shumė gjėra tė tjera. Ai nuk ndjen se duhet t'i ndihmojė prindėrit dhe nuk ka asnjė objektiv nė jetė. Edukimi i fėmijės tek ne, ėshtė kundėr tė menduarit dhe hulumtimit."

Prof. Xhasim El-mutava:"Sot, fėmijėt tanė pėrjetojnė atė qė shpesh herė e quajmė llastim shoqėror, pėr gjėra qė i pėrkasin shėndetit tė tij, arsimit etj... Sipas jush, mos vallė ne nė botėn arabe po kontribojmė nė shkatėrrimin e aftėsive prodhuese tė fėmijėve tanė?"

Dr. Sultan:"Ėshtė fakt qė si nė shtėpi, shoqėri ashtu dhe nė shkollė, ne nuk kontribojmė pėr formimin e njė personaliteti produktiv tek fėmijėt tanė. Tek ne, studentėt nuk bėjnė gjė tjetėr pėrveēse dėgjojnė profesorėt e tyre. E gjithė lėnda ėshtė 100 % vetėm marrje informacioni tė gatshėm. Kėrkesa pėr hulumtime dhe studime ėshtė pothuaj zero. Mė keq se kjo, ėshtė se gabimet – edhe ato qė bėhen padashje – ndėshkohen rėndė duke e thyer shpirtin kreativ dhe produktiv tė tyre. Fėmijėt tanė, ndihen tė thyer shpirtėrisht dhe shumė tė kufizuar. Ata kanė njė personalitet tė lėkundur, janė tė frikėsuar dhe zemėrthyer. E si mund tė planifikojė pėr tė ardhmen e tij njė person i tillė? Si mund tė ketė gjenialitet dikush, tė cilit deri dje i imponoheshin me dhunė prindėrit e tij? Si mund tė jetė i guximshėm dikush qė ėshtė rritur nėn tensionin e frikės, tė bėrtiturave dhe imponimit?"

Edukimi i fėmijėve nė Europė, ėshtė i ndryshėm.

Prof. Xhasim El-mutava:"Duke qenė se ju vetė keni studiuar pėr pesė vite nė Britani, a keni vėnė re ndonjė dallim mes edukimit tė fėmijėve tek ne dhe edukimit tė fėmijėve nė perėndim? A i stimulojnė perėndimorėt fėmijėt e tyre qė tė jenė produktivė?"

Dr. Sultan:"Shndėrrimi i studentit nga marrės informacioni nė prodhues dhe hulumtues, ėshtė diēka qė njihet vetėm nė kohėt moderne. Edhe nė perėndim dhe mė saktėsisht nė Europė, kjo ide filloi tė zbatohet vetėm nė fillim tė viteve nėntėdhjetė. Mė parė, nuk i kushtohej kaq rėndėsi sa sot. Kjo, pasi zbuluan se dallimi mes atyre qė mėson studenti dhe jetės qė jeton ėshtė shumė i madh. Shoqėria nuk ishte mė ajo shoqėri tradicionale, sidomos pas revolucionit tė informacionit dhe zhvillimit tė madh teknologjik. Ata zbuluan se shkolla nuk i plotėsonte nevojat e popullsisė dhe tė shoqėrisė, prandaj filluan tė mendojmė pėr zgjidhjen, duke vendosur raporte harmonike mes punės dhe shkollės. Gjithėsesi, kjo mbetet diēka e re edhe nė perėndim. Edhe pse mes shoqėrisė tonė dhe asaj perėndimore ka dallim tė madh nė kėtė mes, nuk duhet tė harrojmė se edhe tek ne ekzistojnė disa iniciativa pozitive nė kėtė aspekt. Por nė pėrgjithėsi, ne vazhdojmė me metodat e viteve tridhjetė, tė cilat edhe ato i kemi pėrvetėsuar nga perėndimorėt e atyre viteve. Perėndimi i ndryshoi metodat e viteve tridhjetė dhe ka pėrparuar, ndėrsa ne vazhdojmė tė jemi tė prapambetur."

Europianėt i shkėmbejnė studimet mes tyre

Prof. Xhasim El-mutava:"Atėherė, duket qartė qė dallimi mes mėnyrės si e merr informacionin njė student nė perėndim dhe njė tjetėr nė lindje, ėshtė i madh."

Dr. Sultan:"Eksperimentet e tyre nė kėtė fushė janė tė shumta dhe kėto eksperimente i shkėmbejnė mes njėri-tjetrit. Ata kanė studime tė shumta, edhe mbi mėnyrat mė efikase tė kalimit tė studentit nga ambjenti i shkollės nė atė praktik." 

Roli i familjes nė produktivitetin e fėmijė

Prof. Xhasim El-mutava:"Ku ėshtė roli i familjes nė kėtė ēėshtje? Vallė a ka rol babai dhe nėna? Apo ia kanė dorėzuar fėmijėn krejtėsisht shkollės?"

Dr. Sultan:"Nga studimet e kryera, ėshtė zbuluar se studentėt duhet tė mėsohen me produktivitet dhe punė. Kjo nuk vlen vetėm pėr tė rriturit, por edhe pėr nxėnėsit e shkollave tetėvjeēare. Kėtu familja ka njė rol tė rėndėsishėm, pasi fėmija e kalon gjysmėn e kohės nė shtėpi. A e din se shumė fėmijė nuk dinė profesionin e babait tė tyre dhe se ku punojnė? Kjo, pasi si babai ashtu dhe nėna nuk u flasin pėr punėn e tyre. Kjo krijon boshllėk mes prindėrve dhe fėmijėve. Nė fakt, fėmijėt do tė mėsonin shumė gjėra nga puna e prindėrve dhe nga rrethanat tė cilat kalon familja." 

Mes pėrkėdheljes dhe vendosmėrisė

Njė teleshikuese nga Amerika:"Nėna jonė bėnte dallim mes edukimit tė djemve dhe ne vajzave. Njė edukim i tillė bėri qė vėllezėrit tanė tė kenė njė tė ardhme mė tė zezė se e ne vajzave. Tashmė unė jam e martuar, kam njė vajzė dhe shpesh herė pyes si t'a edukoj atė dhe fėmijėt e tjerė, duke shmangur gabimet e nėnės tonė."

Dr. Sultan:"Fillimisht, dua tė tė pėrgėzoj qė e keni kuptuar gabimin e nėnės tuaj dhe e lus Zotin qė t'ju ndihmojė nė edukimin e fėmijėve.

E dyta: Ėshtė njė ndėr gabimet mė trashanike dallimi mes djemve dhe vajzave.

E treta: Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ruhet balanca dhe ekuilibri mes pėrkėdheljes dhe vendosmėrisė dhe seriozitetit. Nė disa raste, duhet qė prindi t'i pėrkėdhelė fėmijėt e tij dhe t'i mbajė pranė. Ashtu siē ka raste tė tjerė ku ai duhet tė tregohet i vendosur dhe tė mos lėshojė pe. Kur ky ekuilibėr nuk ruhet, ėshtė problem i madh.

E katėrta: Duhet tė mos harojmė qė fėmijėve t'ju japim rastin e lojės dhe argėtimit."

Prof. Xhasim El-mutava:"Kur flasim pėr tė qėnit produktiv, mos kemi si qėllim vetėm djemtė apo kjo pėrfshin edhe vajzat."

Dr. Sultan:"Padyshim qė kjo vlen pėr tė dy gjinitė. Nėna ėshtė shkollė dhe shkolla qė i ofrohet fėmijės nė shtėpi, ėshtė diēka jo e lehtė. Nė kėtė rast, nėna ka nevojė pėr durim mė shumė se ē'ka burri pėr tė kryer punėn e tij. Pėr t'a provuar dhe vėrtetuar kėtė qė them, provoje qė tė kujdesesh pėr njė foshnje vetėm pėr njė natė dhe do tė shohėsh sa vuan nėna. Ėshtė mirė qė gjėra tė t'illa t'i tregohen vajzės, kur i ofron ndihmė nėnės sė saj pėr edukimin dhe pėrkujdesjen ndaj vėllait mė tė vogėl, rregullimin e shtėpisė apo gjatė gatimit nė kuzhinė. Kėshtu ajo do mėsohet mė mirė me shumė ēėshtje. Ne nuk duhet tė edukojmė vajza tė tilla qė nuk dinė gjė tjetėr veēse tė ulen para televizionit 24 orė nė ditė." 

Vizita e babait nė punė.

Prof. Xhasim El-mutava:"Kameramani ynė u drejtoi disa fėmijėve kėtė pyetje:"A tė ka marrė babai ndonjėherė tek puna e tij? Sa herė ka ndodhur kjo?" Shumica e pėrgjigjeve ishin pozitive dhe se kishin vajtur tek puna e babait dy tre herė. Kishte edhe tė tjerė qė u pėrgjigjėn "Asnjėherė." Cili ėshtė komenti juaj?"

Dr. Sultan:"Duket qartė nga pėrgjigjet, qė disa prindėr nuk i kanė marrė fėmijėt e tyre asnjėherė nė vendin ku punojnė. Edhe ata qė kanė vajtur ndonjėherė, nuk e dinė se pėrse kanė vajtur dhe ēfarė kanė pėrfituar.

Ne si prindėr, duhet tė pėrpiqemi t'i japim fėmijėve informacion rreth punės dhe aktivitetit qė bėjmė. Fėmija duhet tė pėrjetojė ato qė pėrjetojnė dhe prindėrit, edhe pse mund tė jenė tė vegjėl."
 

Gėzim dhe dashuri

Prof. Xhasim El-mutava:"Nėse babai i merr fėmijėt nė vendin e tij tė punės, ēfarė mund tė pėrfitojnė fėmijėt nga kjo?"

Dr. Sultan:"Nė kėtė rast, fėmijėt informohen mbi natyrėn dhe atmosferėn e punės nė zyrė. E ndihmon tė pėrcaktojė objektivat e tij nė tė ardhmen.

Mua mė bėri pėrshtypje njė nga pėrgjigjet e fėmijėve, i cili kur u pyet se ēfarė pėrfiton kur viziton babain tek puna e tij, ai u pėrgjigj:"Kjo mė ndihmon nė mėsimet."

Ky fėmijė, e ka ndjerė efektin pozitiv kur shkon tė vizitojė vendin e punės sė babait, tek rezultatet nė mėsime. Kjo ėshtė ajo qė duam dhe presim tek fėmijėt tanė. Ne i duam tė kenė personalitetin e tyre dhe tė ndihen krenarė pėr identitetin dhe pėrkatėsinė. Nuk duam qė tė jenė thjesht fėmijė pa asnjė shqetėsim pėrveē lojės dhe argėtimit."

Shembuj tė edukimit pėr tė qenė produktivė:

Prof. Xhasim El-mutava:"Sa shtete e aplikojnė politikėn e tė jetuarit tė studentit nė atmosferė pune, me qėllim qė tė mos e ndajė shkollimin nga puna nė jetė?"

Dr. Sultan:"Ėshtė e vėshtirė tė japim njė statistikė mbi numrin e kėtyre shteteve. Gjermania pėr shembull, aplikon sistemin e dyfishtė, ku fėmija merr pjesė nė mėsime tre ditė nė javė dhe dy ditė tė tjera shkon nė njė kompleks industrial tė cilin ia cakton drejtoria e shkollės. Kjo vėrehet kryesisht nė shkollat e mesme, pėr grupmoshat nga 15 deri 19 vjeē.

Edhe nė Kinė ndjekin njė politikė shumė pozitive, ku drejtoria e shkollės u jep rastin nxėnėsve pėr kreativitet. Disa shkolla, kanė marrė pėrsipėr projekte tė vegjėl fitimprurėse, tė cilat adminstrohen nga vetė nxėnėsit. Ata i ndajnė rolet dhe i shesin vetė produktet e tyre. Kėshtu, nxėnėsit njohin proēesin e shit-blerjes, kthimin e borxhit etj...

Diēka tė tillė tė ngjashme e hasim edhe nė tregun e pėrbashkėt europian, i cili ka marrė pėrsipėr njė projekt, qė konsiston nė dhėnien e informacionit tė nevojshėm pėr studentėt, mbi mėnyrėn si funksionon ky treg dhe atmosferėn qė e karakterizon. Kjo, pasi vendet europiane tashmė janė si njė vend i vetėm pėr nėnshtetasit e tyre.

Pėr kėtė projekt, ata kanė vėnė nė dispozicion miliona euro pėr transportin e studentėve jo tek fabrikat dhe qendrat industriale qė janė pranė vendit ku banojnė, por tek fabrikat qė janė nė shtete tė ndryshme. Atje, studenti pėrjeton atmosferėn e punės dhe veēoritė e atij shteti. Ata ndėrgjegjėsohen se pas diplomimit, nuk ėshtė kusht qė ai tė punėsohet nė vendin e tij, por mund tė punėsohet nė ēdo shtet tjetėr anėtar i tregut tė pėrbashkėt europian. Njė metodė e tillė, e ndihmon studentin tė mbėshtetet nė forcat e tij dhe tė njohė kultura tė ndryshme."

Durimi kusht nė edukimin e fėmijėve.

Njė teleshikues nga Amerika:"Njėri nga fėmijėt e mi ėshtė gjashtė vjeē e gjysėm. Ai ėshtė shumė inteligjent dhe dashamirės, por edhe shumė i gjallė dhe harakat. Si unė, e ėma dhe shkolla nuk kemi arritur t'a bėjmė zap. Ne nuk dimė si t'a trajtojmė dhe t'i shfrytėzojmė energjitė e tij pėr diēka tė dobishme."

Dr. Sultan:"Unė dua tė tė pėrgėzoj pėr njė djalė kaq aktiv. Nėse dėshiron njė zgjidhje tė shpejtė, mund t'a sjellėsh nė njė nga shkollat arabe dhe do tė edukohet brenda njė dite!!!

Nė fakt, energjitė dhe aktiviteti i tepėrt, siē e pohojnė studimet e shumta nė kėtė lėm, tregojnė mbi dėshirėn dhe pasionin e madh tė studentit pėr tė eksploruar. Njė person qė ka pasion pėr tė mėsuar dhe ėshtė energjik, padyshim qė ndryshon dhe dallohet nga njė student i plogėsht dhe dembel.

Unė i them kėtij prindi qė kushdo qė dėshiron tė ndėrtojė, duhet tė durojė. Ti nė kėtė rast ndodhesh pėrballė dy zgjidhjeve:

T'a durosh dhe tė tregohesh i matur me lėvizjet e fėmijės tėnd, me qėllim

qė tė jetė i dobishėm nė tė ardhmen pėr ty dhe pėr umetin tėnd.

Tė biesh rehat sot duke e dhunuar dhe duke e nėnshtruar me forcė. Por, do

 tė lodhesh nė tė ardhmen.

Fėmija yt ka nevojė pėr pak kohė dhe pėrkujdesje nė zgjdhjen e lojėrave. Ashtu siē ka nevojė t'i kushtohet koha e duhur pėr tė ndejtur dhe diskutuar.

Ekziston dhe diēka tjetėr e rėndėsishme: Gjatė lojėrave duhet tė planifikojmė qė tė tėrhiqemi dhe t'a lėmė fėmijėn tė vetėm, me qėllim qė t'i themi se nuk do tė pėrkėdhelet gjithmonė. Zoti ka caktuar disa kohė ku njeriu ėshtė i detyruar t'i lėrė fėmijėt vetėm. P.sh, kur babai ėshtė nė punė dhe nėna dėshiron tė falet. Nė kėtė rast, ajo e lė fėmijėn vetėm, derisa tė kryejė kėtė obligim. Edhe pse kjo kohė ėshtė e shkurtėr, ajo pėrcjell mesazhe tė rėndėsishme nė formimin e personalitetit tė fėmijės.

Objektivat produktivė, nė edukimin e fėmijės

Prof. Xhasim El-mutava:"Si mund t'a kalojmė interesin e fėmijėve nga lodrat tek interesi pėr tė pėrcaktuar objektiva? A ėshtė e mundur diēka e tillė? A ka ndonjė teknikė tė caktuar e cila duhet tė kihet parasysh?" .

Dr. Sultan:"Mendoj se ndėr gjėrat e rėndėsishme qė duhet tė bėjmė, ėshtė qė t'i lidhim fėmijėt me tė ardhmen, me objektiva madhorė, proekupimet e prindėrve, atdheut dhe shoqėrisė. Nuk ėshtė e pamundur qė fėmijėt t'i vendosim nė vendin qė dėshirojmė. Ne duhet t'a dimė qė mes moshės sė fėmijės dhe inteligjencės, ka ndryshime dhe dallime."

Prof. Xhasim El-mutava:"A mund tė na sjellėsh njė shembull qė t'a kuptojmė mė mirė kėtė? Si mund tė ketė objektiva madhorė njė fėmijė gjashtėvjeēarė?"

Dr. Sultan:"Shembulli ėshtė i lehtė: Duke e lidhur fėmijėn me objektiva tė vegjėl. Kėshtu, i thuhet fėmijės: Ti sot je i vogėl, por nesėr, kur tė rritesh dhe tė bėhesh burrė, tė tjerėt do tė mbėshteten tek ti. Prandaj duhet tė zgjedhėsh se ēfarė dėshiron tė bėhesh. Kjo e nxit fėmijėn qė tė mendojė mbi tė ardhmen dhe e bėn tė fantazojė.

Njė shembull tjetėr, nėse ti administron njė kompani dhe dėshiron qė edhe djali yt tė bėjė tė njėjtėn gjė nė tė ardhmen. Ti pėrpiqesh me mish e me shpirt qė t'i mėsosh atij gjithēka, por kjo nuk mund tė bėhet nė njė natė dhe ditė. Pėr tė arritur kėtė, duhet tė ndjekėsh disa hapa. Fillimisht duhet t'a marrėsh nė tregun e punės, t'i mėsosh problemet dhe disavantazhet e punės, problemet familjare qė shkaktohen nga ky lloj pune dhe administrimin e suksesshėm.

Ne mund t'a lidhim fėmijėn shumė mirė edhe me aktualitetin. Nėse rruga e cila e ēon nė shkollė ėshtė e keqe dhe gjithė gropa, i themi: Ty tė lodh kjo rrugė ēdo ditė pėr nė shkollė, prandaj ėshtė mirė tė kontribosh nė rregullimin e saj. Gjithashtu, mund t'i tregojmė fėmijėt nė Afrikė dhe t'a pyesim: Si mund tė kontribojmė pėr t'i nxjerrė nga fukarallėku?"

Dialog konstruktiv

Prof. Xhasim El-mutava:"Diēka e tillė kėrkon dialog tė hapur dhe tė fuqishėm mes prindėrve dhe fėmijėve."

 

Dr. Sultan:"Mendja e fėmijėve percepton dhe thith mė shumė se ē'mendojmė ne."

Prof. Xhasim El-mutava:"Por e vėrteta ėshtė se ne kurrė nuk flasim pėr tėrmete dhe zi buke, nė prezencėn e fėmijėve. Nė raste tė tillė themi: Kur tė rritet do tė mėsojė. Mesa duket ju jeni kundėr kėtij orientimi." 

Dr. Sultan:"Po, edhe pse nuk them qė t'a dėrgojmė fėmijėn fizikisht nė vendin qė ėshtė pėrfshirė nga zia e bukės apo atje ku ka rėnė tėrmet. Unė them qė t'a bėjmė tė ndjejė dhe tė ngremė nivelin e shqetėsimeve tė tij. Ai nuk duhet tė mbetet vetėm nė kuadrin e lojrave."

Edukim ideal

Njė teleshikuese nga Brazili:"Dy bashkėshortėt duhet tė bashkėpunojnė pėr tė siguruar njė jetė tė ndershme pėr fėmijėt e tyre. Pėrgjegjėsia mė e madhe pėr kėtė, padyshim bie mbi nėnėn. Unė kam gjashtė fėmijė dhe flas nga eksperienca ime personale. Njė edukim i mirė dhe marrėdhėnie familjare tė shėndosha, kanė prodhuar fėmijė tė cilėt tė gjithė janė doktorė sot. Pėr kėtė, falenderoj Zotin e madhėruar."

Dr. Sultan:"Si teleshikuesja qė sapo foli, ka shumė tė tjera, tė cilat edhe pse jetojnė nė perėndim dhe pėrballen me sfida nga mė tė ndryshmet, kanė arritur t'u japin fėmijėve identitetin e duhur. Ata kanė ditur si tė mendojmė pėr tė ardhmen e fėmijėve tė tyre, si t'i bėjnė fėmijėt tė kontribojnė pėr shoqėritė ku jetojnė etj... Mesa duket, motra qė telefonoi, ka arritur qė t'i bėjė tė gjashtė fėmijėt e saj produktivė. Unė uroj qė fėmijėt muslimanė, tė kenė nėna tė tilla. Pėrveē aftėsive tė saj, ajo ia atriboi kėtė sukses Zotit tė madhėruar."

Nė ēfarė moshe t'ia mėsoj fėmijės produktivitetin?

Prof. Xhasim El-mutava:"Kameramani ynė u takua me disa prindėr, tė cilėve u drejtoi pyetjen:"Nė cilėn moshė duhet t'i mėsojmė fėmijėt qė tė jenė produktivė nė shoqėri?" Shumica e pėrgjigjeve ishin "Mes moshės 12 – 18 vjeē". Disa prindėr mendonin se kjo duhej bėrė me grupmoshat 5-6-7 vjeēe. Cili ėshtė komenti jua lidhur me kėtė?"

Dr. Sultan:"Mendoj se tė dy pėrgjigjet janė tė sakta...!! Ata qė mendonin se duhet tė fillojė qė nė moshėn 5-6-7 vjeēare, duhet t'a dinė se nė kėtė moshė nuk mund t'i ushtrojmė fėmijėt qė tė jenė produktivė, por mund t'i lėmė tė shijojnė atė qė ne e quajmė punė. Ashtu siē e vėmė tė shijojnė atė qė e quajmė produktivitet, jashtė shtėpisė. Nė kėtė moshė, mund tė kultivojmė tek fėmijėt tanė dashurinė pėr punėn dhe etikėn e saj.

Unė nuk i kėshilloj prindėrit qė fėmijėve tė tyre t'u imponojnė prirje tė caktuara, sidomos nė kėtė moshė. Kjo nuk duhet tė ndodhė as pasi tė ketė mbushur 15 vjeē. Psikologėt kanė zbuluar se para moshės 15 vjeēare, prirjet e fėmijės nuk janė tė qarta dhe tė qėndrueshme. Tė tilla janė dhe aftėsitė e tij. Prandaj, ėshtė vendosur qė arsimi deri nė kėtė moshė tė jetė i detyrueshėm pėr tė gjithė. Pasi tė ketė kaluar kėtė moshė, fillojmė tė mendojmė rreth prirjeve.

Sa mė shumė qė t'a vonojmė pėrcaktimin e njė prirjeje, drejt tė cilės duket se shkon fėmija, aq mė mirė do tė jetė pėr tė.

Nė perėndim, i lejojnė studentėt qė tė transferohen nga njė profil nė njė tjetėr. Nė shtetin e Luzianės, u zhvillua njė studim me 3000 fėmijė dymbėdhjetė vjeēarė. Para tyre u vendos njė listė me probleme tė cilat hasen tek fėmijėt e kėsaj grupmoshe. Njė ndėr njėzet problemet mė tė spikatura, ishte dhe sjellja me tė hollat."

Rezultatet e dobėta nė shkollė, nuk kanė lidhje me produktivitetin

Njė teleshikues nga Arabia Saudite:"Kam njė djalė pesėmbėdhjetė vjeēar. Ai ka talent pėr tė kėnduar dhe recituar poezi, por ėshtė me rezultate tė dobėta nė shkollė. A mund tė jetė njė fėmijė i tillė produktiv nė tė ardhmen?"

Dr. Sultan:"Produktiviteti nuk ka tė bėjė me njė fushė tė vetme. Njė person produktiv jep dhe nė kėtė rast, edhe poetėt japin.

Niveli i ulėt nė mėsime i djalit tuaj, nuk do tė thotė se do tė jetė i dėshtuar dhe joproduktiv nė jetė. Mjafton tė kujtojmė emrin e Albert Ajshtajnit dhe Edisonit, pėr tė vėrtetuar kėtė. Tė dy kėta kishin rezultate shumė tė dobėta nė shkollė. Megjithatė, ata mrekulluan botėn me shpikjet e tyre."

Mos iu impono fėmijės pėr tė ardhmen!!

Njė teleshikuese nga Amerika:"Arabėt e kanė zakon qė t'u thonė fėmijėve se do tė bėhen doktorė dhe do tė arrijnė postet mė tė larta, me qėllim qė t'i mbajnė larg nga punėt e rėndomta. Cili ėshtė mendimi juaj doktor Sultan?"

Dr. Sultan:"Unė dua tė them se mjekėsia, inxhinieria etj… nuk janė profesione luksi. Njeriu mund tė jetė kreativ dhe mund tė shpalosė gjenialitet nė ēdo fushė dhe jo nė njė fushė tė vetme.  

Pėrsa i pėrket orientimit tė fėmijėve drejt njė profesioni tė caktuar, unė dua tė them se: Nėse u duam tė mirėn fėmijėve tanė nuk duhet t'ua zgjedhim ne tė ardhmen. Bota sot ndryshon me njė shpejtėsi marramendėse. ēdo ditė vdesin zanate dhe profesione, duke bėrė qė tė lindin profesione tė reja. Prandaj ėshtė gabim qė t'ia cilėsojmė fėmijės se ēfarė do tė jetė nesėr. Roli i prindėrve, shkollės dhe edukuesit ėshtė qė t'a ndihmojė fėmijėn t'a pėrcaktojė ai tė ardhmen dhe aftėsitė e tij. Ata duhet t'ia bėjnė tė qartė tregun e sotėm tė punės. Dhe mė e rėndėsishme ėshtė qė tė orientohet ai vetė pas pėrfundimit tė shkollės, drejt produktivitetit. Besoj se kjo ėshtė sfida mė e madhe." 

Sistemi i arsimit nė botėn arabe

Njė teleshikuese nga Amerika:"Sistemi arsimor nė vendet arabe nuk i shtyn fėmijėt pėr produktivitet. A mund t'i ndihmojė fėmijėt nė kėtė drejtim, edukimi dhe sjellja e prindėrve me tė nė shtėpi? A mund t'a ndryshojnė ata kėtė gjė dhe t'i nxisin fėmijėt drejt suksesit?"

Dr. Sultan:"Unė mendoj se kjo ėshtė diēka e ndėrthurur. Nėse ne dėshtojmė nė njė aspekt, padyshim qė kėtė do e shohim tė reflektuar tek fėmijėt dhe nxėnėsit tanė. Por kjo nuk do tė thotė se dėshtimi i institucioneve arsimore, do tė thotė qė edhe familja t'i dorėzohet kėtij realiteti. Shumė njerėz tė mėdhenj, kanė triumfuar dhe kanė pasur sukses pėr shkak tė njė bisede me njė mėsues, njė fjale nga nėna, njė realitet familjar etj... Koha nuk ėshtė gjithēka. Edhe rrethanat prodhojnė heroizma dhe arritje tė rralla. Nėpėrmjet pėrpjekjeve tė njėpasnjėshme, ne mund t'a zhvillojmė dhe ndryshojmė sistemin e vjetėr tė arsimit. Pyetja qė dua tė shtroj ėshtė: Ne si prindėr, a e vizitojmė shkollėn e fėmijėve? A flasim me mėsuesit rreth fėmijėve tanė? Vallė sa herė jemi takuar me mėsuesin kujdestar tė fėmijėve tanė?"

A janė rezultatet e ulėta nė shkollė tė trashėgueshme?

Njė teleshikues nga Katari:"A mund tė trashėgohen rezultatet e ulėta nė shkollė?"

Dr. Sultan:"Diēka e tillė ka tė bėjė me aftėsitė dhe inteligjencėn e secilit. Por nėse duam tė dimė nėse janė tė trashėgueshme ose jo, unė them qė edhe janė edhe nuk janė. Padyshim qė trashėgimia ka njė rol tė madh nė aftėsitė mendore dhe psikologjike tek njeriu. Njė ndikim tė madh ka edhe ambjenti pėrreth. Prandaj thuhet qė djali i tregtarit ėshtė tregtar dhe djali i mėsuesit ėshtė mėsues.

Por them qė kjo nuk vlen pėr ēdo rast, pasi kemi shumė fėmijė tregtarėsh nuk janė bėrė tregtarė dhe shumė fėmijė mėsuesish qė nuk janė mėsues. Gjithėsesi, ata kanė trashėguar dhe pėrvetėsuar gjėrat themeltare tė secilit profesion. Sido qė tė jetė, ne mundemi t'a zhvillojmė inteligjencėn dhe talentin e fėmijėve tanė.

Gjithėsesi, suksesi ose dėshtimi nė shkollė nuk do tė thotė qė fėmija do tė jetė ose jo produktiv tė nesėrmen nė shoqėri."

Si t'a trajtojmė njė fėmijė grindavec?

Njė teleshikuese nga Arabia Saudite:"Kam njė fėmijė katėrmbėdhjetė vjeēar dhe e kam shumė tė vėshtirė tė merrem vesh me tė. Sa herė qė pėrpiqem t'i ngarkoj njė detyrė dhe pėrgjegjėsi, qė tė mėsohet tė mbėshtetet nė forcat e tij, ai refuzon. Nuk e di si tė veproj. ēfarė mė kėshilloni ju?"

Dr. Sultan:"Ajo qė duhet tė kuptojmė ne si prindėr, ėshtė se me fėmijėt e vėshtirė, nuk duhet tė pėrdorim vetėm njė metodė. Me ta duhen pėrdorur metoda tė ndryshme, tė cilat variojnė sipas rrethanave. Herė duhet pėrdorur edukimi, herė lėvdatat, parimet e fesė etj... Ėshtė shumė e rėndėsishme qė fėmijėt tanė tė lidhen me parimet e fesė tonė dhe disa zakone tė popujve tonė. Kėtė e them duke u nisur edhe nga pėrvoja japoneze nė kėtė fushė. Japonezėt, hasėn nė disa probleme lidhur me edukimin dhe formimin e fėmijėve grindavecė. Ata u pėrqendruan nė edukimin e tyre me frymėn e konfushizmit, fe e cila i kushton rėndėsi tė madhe bindjes, familjes dhe parimeve. Kjo formė edukimi, ua lehtėsoi shumė punėn me grindavecėt. Bota perėndimore po e vuan mė sė tepėrmi humbjen dhe largimin nga parimet fetare.

Kur Profeti a.s e pa Abdullah ibnu Xhafer ibnu Ebi Talibin, i cili ishte fėmijė, duke shitur, tha:"Zoti i ka dhėnė bereqet nė tregėtinė e tij." Padyshim qė kjo frymė, ėshtė shumė pozitive nė stimulimin e fėmijėve tanė dhe kultivimin e vlerave dhe normave fetare tek ta."

Lidhjet mes dy zemrave!!!

Njė teleshikuese nga Kuvajti:"Unė jam martuar e re nė moshė. Duke qenė se isha e angazhuar me studimet dhe diplomimin, nuk i pata kushtuar rėndėsinė e duhur vajzės time. Edhe pse ajo sot ėshtė nėntė vjeēe dhe e dalluar me mėsime, mes nesh ka shumė bariera."

Dr. Sultan:"Gjėja mė themelore pėr heqjen e barierave, ėshtė qė familja tė jetė ashtu siē titullohet dhe ky program "Familjet e lumtura", ku dashuria, dhembshuria dhe marrėdhėniet e mira, tė sundojnė. Nėse marrėdhėniet nė familje janė tė vakėta, mund tė pėrmirėsohen dhe ringjallen. Unė mendoj se vajzės tėnde duhet t'i kushtosh mė shumė rėndėsi, pėrkujdesje, dhembshuri dhe besim.

ēėshtja e dytė ėshtė dialogu i hapur mes dy zemrave, mes asaj tė nėnės dhe tė vajzės. Besoj se diēka e tillė ėshtė e mjaftueshme pėr ndryshimin. Ti duhet tė mos harrosh se sė shpejti vajza do tė hyjė nė moshėn e adoleshencės."

Trajtimi i pasurisė

Prof. Xhasim El-mutava:"Kameramani ynė u drejtoi disa fėmijėve kėtė pyetje:"Nėse babai tė jep 100 dollarė, ēfarė do tė bėje me to?" Pėrgjigjet ishin tė ndryshme. A ėshtė diēka pozitive qė t'u japim para fėmijėve, me qėllim qė tė mėsohen si t'i shpenzojnė?"

Dr. Sultan:"Fillimisht dua tė pranoj vlerat e njė pyetje tė tillė. Ashtu siē dua tė theksoj se mėnyra si e trajtojmė dhe si e shpenzojmė pasurinė, ėshtė njė nga vlerat tona islame. Pasuria konsiderohet si nervi i jetės moderne. Ajo gėzon njė status tė veēantė edhe nė ligjet e fesė. Thotė Profeti a.s nė njė hadith:"Tregtari qė flet drejt dhe ėshtė i besueshėm, do tė jetė nė shoqėrinė e profetėve, njerėzve tė ndershėm dhe dėshmorėve."

Pėrsa i pėrket tė hollave qė u japim fėmijėve, dua tė them se nuk duhet tė tregohemi as shumė bujarė dhe as shumė dorėshtrėnguar. Pėrse tė mos caktojmė njė buxhet mujor pėr fėmijėt?! Ėshtė e rėndėsishme pasi nėse fėmija do tė dijė si t'a trajtojė pasurinė nė kėtė moshė, do e ketė mė tė lehtė kur tė rritet. 

Ndikimi nė tė ardhmen e fėmijės

Prof. Xhasim El-mutava:"A i kėshilloni prindėrit qė tė mos pėrpiqen tė ndikojnė nė tė ardhmen e fėmijėve qė nė moshė tė vogėl?"

Dr. Sultan:"Po, sepse e ardhmja e fėmijės bazohet tek aftėsitė e tij dhe prirjet."

Prof. Xhasim El-mutava:"Kjo, edhe pse nė realitet ne sillemi krejtėsisht ndryshme me fėmijėt tanė. Qė nė moshė tė vogėl, ne i themi qė do tė bėhesh doktor. Fėmija mund tė vazhdojė pėr mjekėsi, por ai nuk ka prirje pėr t'u bėrė mjek. Ajo qė ka ndodhur ėshtė se i ėshtė nėnshtruar proēesit tė shpėlarjes sė trurit."

Dr. Sultan:"Po dhe diēka e tillė njihet me emrin formim i orientimit, gjė e cila mund tė jetė e suksesshme, por mund tė jetė edhe shumė e dėmshme dhe dėshtake. Qė tė studiosh dhe tė bėhesh doktor, ke nevojė tė kesh memorie tė fortė, kreativitet dhe inteligjencė. Nėse bashkohen aftėsitė intelektuale dhe prirjet e fėmijės, ai do tė jetė i suksesshėm. Nė tė kundėrt do tė dėshtojė rėndė, madje demoralizohet. Kjo, pasi e mbartėm fėmijėn mė diēka qė ai nuk e pėrballon dot.

Prof. Xhasim El-mutava:"Po si mund t'a parashikojmė tė ardhmen e fėmijės, duke u mbėshtetur nė prirjet dhe aftėsitė e tij? Unė si baba, jam shumė i interesuar qė tė mėsoj diēka mbi tė ardhmen e djalit tim!"

Dr. Sultan:"Askush nuk mund t'a parashikojė tė ardhmen. Roli i prindėrve dhe i shkollės ėshtė qė t'a ndihmojnė fėmijėn tė prekė dhe zbulojė aftėsitė e tij. Sot ka specialistė (gjė tė cilėn dėshirojmė t'a kemi dhe nė shkollat tona) tė cilėt pėrpiqen tė zbulojnė aftėsitė dhe prirjet e fėmijėve. Fėmijėt u nėnshtrohen njė sėrė testesh, tė cilat e ndihmojnė tė zbulojė prirjet e tij. Nė perėndim, janė ngritur qėndra dhe institucione tė cilat parashikojnė tė ardhmen e fėmijėve. Kėto qendra disponojnė informacione tė shumta. Moshat e fėmijėve tė cilėve u bėhen kėto teste, janė nga 12 deri 20 vjeē. Diēka e tillė zhvillohet nė harmoni dhe bashkėpunim mes familjes, shkollės dhe vetė fėmijės."

Prof. Xhasim El-mutava:"A jeni kundėr specializimit qė nė vegjėli?"

Dr. Sultan:"Po, unė jam kundėr kėsaj ideje pasi besoj se ėshtė e vėshtirė tė jetė e suksesshme. Ne duhet t'i japim fėmijės njė periudhė kohe mė tė gjatė dhe njė treg pune tė nevojshėm pėr gjenealitet dhe kreativitet. Diēka e tillė pėrtėrihet dhe nuk e dimė ēfarė mund tė ndodhė nė tė ardhmen."

Kreativiteti jashtė metodologjisė

Njė teleshikues nga Amerika:"Rezultatet e mia nė mėsime kanė qenė tė ndryshme. Megjithatė, kam qenė fėmijė shumė i dhėnė pas lojėrave me makina dhe avionė, tė cilėt i ēmontoja dhe mė pas i montoja sėrish. Sa herė mė shihte babai, mė ndėshkonte pasi dėshironte tė bėhesha inxhinier si ai. Kur u bėra njėzet e tre vjeē, kisha marrė katėr fletė nderi pėr shpikjet qė kisha bėrė nė sigurinė e makinave dhe aeroplanėve. Prej kėtu, uroj qė prindėrit t'i ndihmojnė fėmijėt qė tė zhvillojnė prirjet dhe talentin e tyre."

Dr. Sultan:"Fjalėt e teleshikuesit theksojnė edhe njė herė faktin se fėmijėve nė shkollė u mėsohen gjėra esenciale. Ne duhet t'i krijojmė hapėsira pėr qė tė tregojė kreativitetin dhe gjenialitetin e tij jashtė metodave mėsimore qė merr nė shkollė. Nga vetė pėrvoja e teleshikuesit, shohim qė lojrat me tė cilat ai luante nė vegjėli, ishin pikėnisja e suksesit tė tij nė rini. Aktivitetet qė organizohen nė shkollė, duhet tė jenė motivuese drejt njė fushe tė caktuar."

Prof. Xhasim El-mutava:"Nė fund tė kėtij emisioni, e falenderojmė doktor Sultani El-kasimij pėr informacionin e dhėnė, konsulencat dhe kėshillat gjithė vlera. Derisa lumturia tė bėhet tradita jonė, paqja e Zotit qoftė mbi ju!".


  Dërgo Merre Kthehu
 
   

© copyright www.ikratv-alb.net 2007