Data:08/09/10

 
Untitled Document
Mrekullia sociale nė sistemin e zekatit

Tema e emisionit: Mrekullia sociale nė sistemin e zekatit

 

Emisioni i nėntė

 

Prezantues: Xhasim El-mutava

 

 

Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:"Lėmosha e zeqatit ėshtė vetėm pėr tė varfrit, pėr nevojtarėt, pėr ata qė janė ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, pėr lirimin e skllevėrve, pėr tė rėnduarit nga borxhet, pėr (luftėtarėt nė) rrugėn e Allahut dhe pėr udhėtarėt e mbetur rrugėve. Kėto janė detyrat e vėna prej Allahut. Vėrtet, Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm dhe i Urtė." (Teube, 60)

Zekati ėshtė nga njė nga pesė shtyllat e islamit. Ai ėshtė njė sistem social pasi ėshtė nė funksion tė shoqėrisė. Institucioni i zekatit ėshtė pėrligjur nga vetė Zoti i botėrave, qė ėshtė i Gjithėditur, i Drejtė dhe i Urtė. Nėse zekati jepet nė formėn qė e kėrkon islami dhe u shpėrndahet kategorive tė pėrmendura nė ajetin e mėsipėrm, nuk do tė kishim kaq shumė tė varfėr.

Sot, shoqėritė arabe dhe islame, janė shoqėritė ku haset mė sė shumti fukarallėku dhe varfėria. Tek ne nuk ėshtė zhvilluar industria, ekonomia ėshtė e dobėt dhe tregėtia po ashtu. Veēsa pėrmendėm, edhe zekati nuk jepet dhe nuk shpėrndahet siē duhet.

Profeti a.s, i ka ndarė pasuritė pėr tė cilat jepet zekati nė pesė lloje: Floririn dhe argjendin, drithėrat dhe frutat, mallrat e tregėtisė, kafshėt, thesaret dhe mineralet.

 

Dr. Zaglul Nexhar:"Islami urdhėron qė pėr pasurinė e ndejtur tė jepet zekat. Kjo bėhet me qėllim qė tė nxisė pronarėt e saj, t'a investojnė dhe t'a shtojnė. Zekati i pasurisė ėshtė 2.5 % dhe ėshtė obligim qė tė jepet ēdo vit. Institucioni i zekatit, ėshtė njė faktor i fuqishėm pėr zhvillimin e shoqėrisė dhe ekonomisė, pasi ai nxit investimin e pasurisė.

Nėse pasuria shndėrrohet nė kapital investues dhe prodhues, atėherė nuk jepet zekati pėr pasurinė si vlerė, por jepet pėr tė ardhurat prej saj. Padyshim qė kjo e shtyn dhe nxit investitorin qė tė prodhojė mė shumė, me qėllim qė t'i shtojė tė ardhurat.

Zekati i floririt, argjendit dhe njėsisė monetare ėshtė 2.5 %. Nėse njė pjesė e pasurisė rrjedhėse investohet nė njė fabrikė apo aktivitet ēfarėdo, atėherė zekati i saj merret nga produkti dhe tė ardhurat. Kjo ėshtė njė metodė e mrekullueshme pėr t'a nxitur shoqėrinė islame drejt produktivitetit dhe aktivitetit. Ashtu siē ėshtė njė metodė e efektshme pėr t'a konsoliduar rolin e njeriut mbi tokė, me qėllim qė tė pėrmbushė misionin e tij si halifulla.

Ashtu siē jepet zekat pėr floririn, argjendin dhe vlerėn monetare, jepet edhe pėr dridhėrat. Nėse drithėrat vaditen me ujin e shiut, zekati i tyre ėshtė 10 % e prodhimit. Por nėse vaditen artificialisht, me krahė pune, atėherė jepet 5 % e prodhimit.

Zekat jepet edhe pėr kafshėt. Kėshtu, nėse devetė, delet dhe lopėt arrijnė numrin e duhur pėr zekat, duhet tė jepet 2.5 % e tyre.

Ashtu siē jepet zekat edhe pėr thesaret e gjetura nėn tokė. Pėrsa u pėrket thesareve, dijetarėt kanė mendime tė ndryshme. Disa thonė se ato janė vlerė monetare (flori, argjend etj...) tė fshehura nga popujt e lashtė. Nė njė rast tė tillė, jepet 20 % e kėsaj pasurie tė gjetur.

Kurse disa tė tjerė mendojnė se tek thesaret hyjnė dhe mineralet me vlerė si nafta, gazi etj... Nė kėtė rast, disa dijetarė mendojnė se duhet tė jepet zekat 20 % e tyre. Kurse disa tė tjerė mendojnė se duhet tė jepet vetėm 2.5 % e tyre.

Nėse prodhuesit e kėtyre mineraleve si naftės dhe gazit, do tė jepnin zekatin rregullisht, kjo do i mjaftonte umetit musliman qė tė plotėsojė nevojat e tij."

 

Prof. Xhasim El-mutava:"Dhėnia e Zekatit, ka dimensione tė shumta, ku mund tė rendisim ato ekonomike, politike, madje edhe edukative. Mua mė kujtohet qė kur kam qenė i vogėl, ditėn e parė tė Ramazanit babai merrte njė shumė nga pasuria e tij dhe e ndante nė zarfe tė mėdhenj. Ne tė gjithė mblidheshim rreth tij dhe e shihnim tek i fuste tė hollat nė zarfe dhe nė njė fletore shėnonte disa emra. Kur e pyeta se pėr ēfarė shėrbente ajo fletore, ai mė tha se aty regjistronte emrat e tė varfėrve dhe tė hollat qė do merrte secili nga zekati.

Unė ulesha pranė babait dhe shihja shumėn qė i jepte familjeve tė varfėra ēdo vit, nė fillim tė Ramazanit.

Diēka e tillė ka ndikuar shumė nė formimin, edukimin, karakterin, psikologjinė dhe mėnyrėn e tė menduarit. Sa herė qė shihja tė varfėr, mė vinte nė mendje babai me zarfet e tij nė dorė, duke shkruar emrat e fukarenjve. Ditėn e parė tė Ramazanit, ai hynte nė shtėpi me zarfet, regjistrin dhe tė hollat nė dorė. Tė gjithė ne e ndihmonim nė shkrimin e emrave dhe ndarjen e tė hollave pėr ēdo tė varfėr.

Ne duhet t'i edukojmė fėmijėt tanė me kėtė frymė, me qėllim qė ata tė ndėrgjegjėsohen mbi rėndėsinė e dhėnies sė zekatit dhe se ai pėrbėn njė nga shtyllat e fesė islame.

Ashtu siē kryhet namazi hapurazi, po ashtu haxhi dhe agjėrimi, edhe zekati duhet dhėnė hapurazi, me qėllim qė tė pėrjetohet nga e gjithė shoqėria. Nėse njė familje e varfėr ėshtė harruar nga biznesmenėt dhe tė pasurit, ne duhet t'ua kujtojmė qė edhe ajo ka nevojė. Dhe ky ėshtė njė nga objektivat e zekatit.

Zekati ėshtė njė pėrtėritje vjetore e umetit musliman, i cili u kujton tė pasurve qė tė kujdesen pėr familjet e varfėra.

Institucioni i zekatit, ėshtė njė institucion i mrekullueshėm social, tė cilin Zoti e obligoi pėr muslimanėt e pasur.

 

Dr. Zaglul Nexhar:"Mrekullia sociale nė institucionin e zekatit shfaqet nė disa forma:

1 – Stimulon pasanikėt pėr investimin e pasurive tė tyre. Profeti Muhamed a.s nxit nė disa hadithe qė pasuria tė investohet, me qėllim qė tė mos harxhohet nga zekati dhe sadakaja.

Kjo ėshtė njė nga metodat mė tė mira pėr zhvillimin e shoqėrisė dhe ekonomisė.

2 – Zekati ėshtė obligim vetėm pėr pasurinė dhe vlerėn monetare tė depozituar dhe tė ndejtur. Nėse dikush ka njė ndėrmarrje apo fabrikė, e cila pėrbėhet nga trualli ku ėshtė ndėrtuar, objekti, makineritė, mjetet etj... nuk paguan zekat pėr tė gjithė kėto. Zekat paguan vetėm pėr produktin e aktivitetit qė ushtron, ose pėr tė ardhurat qė pėrfiton prej tij. A nuk ėshtė kjo njė mėnyrė pėr tė stimuluar njerėzit pėr t'i investuar pasuritė e tyre? Njė vlerė monetare e depozituar nė banka apo kudo tjetėr, nuk i shėrben askujt. Zoti kėrkon qė me pasurinė tonė, t'i shėrbejmė shoqėrisė. Duke e investuar atė, ne hapim vende tė reja pune, krijojmė familje tė reja muslimane dhe kėshtu rritet mirėqenia nė shoqėri.

3 – Siē e thamė dhe mė lart, pėr kategori tė ndryshme pasurish, jepet zekat nė sasi tė ndryshme. Kėshtu, pėr floririn dhe argjendin jepej 2.5 % e totalit, pėr prodhimet bujqėsore jepej 5 % e totalit, nėse ato janė vaditur nė mėnyrė artificiale dhe 10 % nėse janė vaditur nė mėnyrė natyrale nga shiu. Kurse pėrsa i pėrket thesareve tė gjetur dhe mineraleve si nafta dhe gazi natyror, jepet 20 %. E gjithė kjo ndarje, ėshtė tregues i urtėsisė sė Ligjvėnėsit suprem.

Veē sa pėrmendėm, dua tė theksoj nė faktin se zekati ėshtė krejtėsisht i ndryshėm nga taksat vjetore qė njohim. Ne e dimė qė taksa vendoset pėr gjithēka, e tundshme qoftė apo e patundshme, prodhues apo joprodhues. Taksat shpesh herė janė edhe tė padrejta. Sot, nė perėndim njihet taksa mbi vlerėn e shtuar, ku nėse rroga e njė personi ėshtė nėn njė nivel tė caktuar, nuk paguan taksė. Por nėse e kalon atė nivel, paguan 10 – 20 % tė rrogės. Madje nė disa raste arrin nė 90%.

Unė kam jetuar pėr njė kohė tė gjatė nė Britani dhe e di mirė sistemin e taksave atje. Shumė sipėrmarrje e ndėrpresin prodhimin tek 50 %, pa e kaluar atė. Ata thonė se nėse e kalojnė 50 %, gjithēka e merr shteti. Ndėrsa nėse mbeten tek 50 % tė ardhurat janė tė tyre.

Kėshtu, dallimi mes dispozitave tė Zotit dhe atyre tė njeriut ėshtė shumė i madh.

Nė shoqėritė perėndimore dhe shoqėritė tona tė cilat kanė filluar tė perėndimorizohen, ka marifete nga mė tė ndryshmet pėr t'iu shmangur taksave. Llogaritarėt dhe ekonomistėt e kompanive, janė bėrė mjeshtra tė hileve dhe marifeteve nė kėtė fushė. Ata pėrdorin lloj-lloj marifetesh pėr tė ulur tė ardhurat vjetore dhe njėkohėsisht edhe taksėn qė paguhet duke u bazuar mbi tė ardhurat. Diēka tė tillė, ata e konsiderojnė edhe si zgjuarsi dhe aftėsi. Ndėrkohė qė zekatin, muslimani e jep me qėllimin qė tė afrohet sa mė shumė me Zotin. Madje ka disa muslimanė tė cilėt e japin zekatin njė vit para, duke llogaritur tė ardhurat e vitit tė kaluar.

Kėshtu, shohim njė dallim tė madh mes atij qė paguan zekatin me dėshirė dhe pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit dhe atij qė paguan taksat nga e keqja dhe se ėshtė i detyruar.

Ai qė paguan zekatin, jo vetėm qė e bėn kėtė me qejf, por i lutet Zotit me pėrgjėrim qė t'ia pranojė. Ndėrkohė qė ai qė paguan taksa, pėrdor dhe shpik hile dhe marifete nga mė tė ndryshmet pėr t'a shmangur ose ulur sasinė."

 

Prof. Xhasim El-mutava:"Institucioni i zekatit ėshtė njė mrekulli mė vete dhe hyn tek tė gjithė llojet e tė ardhurave. Mė e mrekullueshme dhe e habitshme, ėshtė se ky institucion dhe sistem tė cilin e caktoi Zoti nė Kuran dhe Profeti a.s nė hadithe, vazhdon tė funksionojė mė sė miri, edhe sot pas njėmijė e katėrqind vitesh. Kjo, edhe pse monedha ėshtė e ndryshme, ashtu siē janė tė ndryshme sistemet ekonomike, aktivitetet, format e investimit etj... Sistemi i zekatit ka arritur t'u pėrshtatet tė gjithė kėtyre ndryshimeve, duke mos ndryshuar. A nuk ėshtė kjo njė mrekulli mė vete...?"

Ėshtė njė sistem qė ekziston qė para katėrmbėdhjetė shekujve pa ndryshuar. Sot ne jemi dėshmitarė tė ndryshimit tė ligjeve dhe kodeve ēdo njėzet vite. Ēfarė ligji ėshtė ky i cili ka arritur tė rezistojė pėr 1.400 vite?! Ēfarė ligji dhe sistemi ėshtė ky qė ėshtė i aftė tė rezistojė dhe tė ofrojė zgjidhje deri nė Ditėn e Kijametit? Njė sistem dhe legjislacion i tillė, padyshim qė e ka burimin vetėm nga Zoti i Gjithėditur dhe i Gjithėpushtetshėm.

Siē e pėrmendėm dhe nė fillim, kemi pesė lloj pasurish pėr tė cilat duhet dhėnė zekat: Floriri argjendi, tė cilat bėjnė pjesė tek njėsia monetare, drithėrat dhe frutat, tė cilat janė prodhime tė njė pasurie tė patundshme siē ėshtė toka, tė ardhurat nga malli pėr tregėti, kafshėt qė pėrdoren pėr mbarėshtim dhe mineralet dhe thesaret e gjetura nėn tokė.

Ėshtė e ēuditshme se kėto pesė kategori pėr tė cilat jepet zekati, pėrfshijnė tė gjithė kategoritė qė janė shfaqur nė jetėn moderne. Kėshtu, tek zekati hyjnė edhe aktivitetet qė ushtrohen nė fabrika, tė ardhurat qė vijnė nga pasuritė e patundshme (ndėrtimi i banesave dhe dhėnia e tyre me qera), prodhimet e kompanive, kompanitė e tele-komunikacionit, bursa, depozitat etj... pasi tė gjithė janė shndėrruar nė institucione fitimprurėse."

 

Dr. Zaglul Nexhar:"Ėshtė pėr tė ardhur keq qė bota islame e ka neglizhuar dhe nuk e zbaton sistemin e zekatit nė rang qeverish dhe shtetesh. Edhe pse ka individė dhe njerėz tė mirė tė cilėt e japin zekatin rregullisht, diēka e tillė nuk bėhet e organizuar. Ne, nuk kemi njė institucion tė pavarur nga shteti, ku tė paguhet zekati dhe vetė institucioni tė merret me shpėrndarjen e tij tek kategoritė e varfėra tė pėrmendura nė Kuranin famėlartė. Kjo ka ēuar nė pėrhapjen e varfėrisė nė botėn islame, ku tridhjetė e tetė shtete tė botės islame, jetojnė nėn nivelin e varfėrisė. Kjo, ndėrkohė qė kemi pasanikė tė cilėt hyjnė tek pasanikėt mė tė pasur tė botės. Por duke mos u dhėnė zekati nė formė kolektive dhe nė mungesė tė shtėpisė sė zekatit, e cila garanton shpėrndarjen e drejtė, kemi kėtė situatė dhe varfėri ekstreme tė shteteve muslimane.

Fukarallaku i shumė muslimanėve, i ka shtyrė shumė shoqata dhe organizata tė krishtere, qė t'u ofrojnė atyre ndihmė ekonomike me kusht qė tė kristianizohen. E gjithė kjo, pėr njė kothere bukė, pėr njė bidon ujė dhe pėr njė ēadėr pėr t'u strehuar. Kėto janė mjetet tė cilat misionarėt e krishterė pėrdorin pėr tė kristianizuar muslianėt. Mos harrojmė se shumė muslimanė e kanė pranuar njė marrėveshje tė tillė, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė ekonomike. Ata kanė shitur fenė dhe besimin pėr njė kothere bukė. Ėshtė besimi i drejtė garantuesi i lumturisė sė botės tjetėr."

 

Prof. Xhasim El-mutava:"Njė ditė, njė grua nga Kuvajti mė tregoi diēka tė ēuditshme. Ajo mė tha:"Kur isha e vogėl, shtėpia jonė ishte prej qerpiēi. Unė dilja nė oborr dhe luaja gjithė ditėn. Njė ditė, gjyshi hyri nė oborr dhe me njė qese tė mbushur nė dorė, filloi tė kėrcejė i gėzuar dhe i lumturuar. Unė mendova se ndoshta atė ditė ka fituar shumė nė tregėti ose i ka ardhur njė lajm i gėzuar. Kur e pyeta mbi shkakun e gėzimit mė tha:"Sot ėshtė dita e parė nė jetėn time qė mė ėshtė mundėsuar tė jap zekatin e pasurisė!"

Gjatė gjithė jetės ai ishte marrė me tregėti, por nuk kishte arritur tė fitojė aq shumė sa tė japė zekat. Ditėn qė e kishte arritur kėtė, ishte shumė i gėzuar dhe i lumtur. Unė sot jam gjashtėdhjetė vjeēe dhe heq e ndaj dot nga mendja gėzimin e gjyshit atė ditė, saqė mė duket sikur e shoh para sysh sa herė qė e mendoj."

A e shihni ēfarė gėzimi pėrjetonin banorėt e Kuvajtit, kur arrinin shumėn e duhur pėr tė dhėnė zekatin?

Nė fakt, tė japėsh zekatin ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė. Ti do tė ndihmosh njė familje tė varfėr duke u kthyer buzėqeshjen nė fytyrė. Ndjenja tė tilla nuk i gjen nė sistemet ekonomike tė tjerė. Nė sistemin ekonomik perėndimor, sado tė ardhura tė shumta tė kenė kompanitė dhe bizneset, pėrdorin marifete nga mė tė ndryshmet pėr tė shmangur taksat. Ndėrkohė, shteti dhe qeveria kanė ndėrmarrė masa vėzhguese nga mė tė rreptat pėr tė kontrolluar tė ardhurat e bizneseve.

Kurse ne muslimanėt, gėzohemi dhe lumturohemi atė ditė qė na jepet mundėsia tė japim zekatin e pasurisė tonė.

A nuk pėrbėn kjo njė mrekulli sociale...?? Sigurisht! Sistemi i zekatit ėshtė njė mrekulli sociale.

Padyshim qė sistemi i zekatit ėshtė njė mrekulli sociale mė vete. Nėse do e zbatonim kėtė sistem nė shoqėritė tonė, organizatat, kompanitė dhe familjet tona, padyshim qė do tė jepnim njė kontribut tė madh nė forcimin e sistemit shoqėror. Ashtu siē do tė luftonim fukarallėkun nė rang umeti. Kjo, nėse do e jepnim ashtu siē kėrkon dhe porosit vetė Zoti i madhėruar.

Nė fund, paqja e Zotit qoftė mbi ju!

 

 

  Dërgo Merre Kthehu
 
   

© copyright www.ikratv-alb.net 2007