Pas vrasjes sė Uthman ibnu Affanit [radijall-llahu anhu],
guvernatori i Shamit, Muavije ibnu Ebi Sufjani [radijall-llahu anhu], mendonte
tė hakmerrej kundėr atyre qė vranė Uthmanin. Ata patjetėr qė duhej tė vriteshin,
gjė qė e konfirmon edhe vetė Kurani, ku thotė: E kush mbytet pa tė drejtė(pa faj), kujdestarit tė tij Ne i kemi dhėnė tė drejtė(tė kėrkojė
drejtėsinė), e ai tė mos e kalojė
kufirin nė mbytje derisa ai ėshtė i ndihmuar(prej Zotit).(El-Isra: 33)
Kurse Ali ibnu Ebi Talibi [radijall-llahu anhu] mendonte
se diēka e tillė ishte e rrezikshme nė atė periudhė qė po kalonte umeti.
Rebelėt qė vranė Uthmanin [radijall-llahu anhu] ishin tė pėrhapur gjithandej
dhe po tė fillonte pėrndjekja dhe vrasja e tyre, kjo mund tė ēonte nė anarki
dhe luftra tė pafundme mes muslimanėve. Aliu [radijall-llahu anhu] mendonte se
vetėm pasi tė qetėsohej situata, tė ndėrmerrej hapi pėr ndėshkimin e vrasėsve
tė Uthmanit [radijall-llahu anhu]. Kurse Muavija [radijall-llahu anhu]
insistonte nė mendimin e tij. Ai kurrė nuk pretendoi qė tė bėhej Halife, madje
thoshte pėr Aliun: Nuk shoh mė tė pėrshtatshėm se Aliu pėr postin e
Halifes.
Me mendimin e Muavije ibnu Ebi Sufjanit ishin edhe Zubejri
me Talhan. Aisheja [radijall-llahu anha] mendonte se Aliu[radijall-llahu anhu] duhej ndihmuar me forca qė tė
luftonte rebelėt.
Duket qartė se tė gjithė ishin dakord mbi ndėshkimin e
vrasėsve dhe rebelėve qė ēuan nė vrasjen e Halifes sė muslimanėve, Uthman ibnu
Affanit [radijall-llahu anhu]. Mosmarrėveshjet kishin tė bėnin vetėm me kohėn
kur duhej tė ndodhė diēka e tillė.
Ėshtė e rėndėsishme qė ta pėrforcojmė edhe njė herė idenė
se sahabet kėrkonin tė vėrtetėn dhe tė drejtėn dhe asnjėri nuk luftonte pėr
interesat e tij personale. Asnjėherė mos i beso ata qė mendojnė se, pėr
shembull, Muavije ibnu Ebi Sufjani kėrkonte tė bėhej Halife nė vend tė Aliut,
Aisheja e urrente Aliun, ndėrsa Zubejri dhe Talha kėrkonin ta shkarkojnė Aliun
etj... Tė gjitha kėto pretendime janė boshe dhe tė pavėrteta.
Tė thuash se sahabet hynė nė konflikt me njėri-tjetrin pėr
ēėshtje posti, ėshtė diēka shumė e rrezikshme. Kjo nėnkupton se profeti
Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk i kishte edukuar mirė shokėt e
tij. Ėshtė pikėrisht kjo, ajo qė duan tė arrijnė dhe pėrhapin ata qė flasin mbi
kėtė fitne dhe qė hedhin akuza mbi sahabet. Kėshtu, shohim se kėto akuza
drejtohen nė mėnyrė indirekte nė profecinė e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem]. Prandaj kurrė mos u pėrpiq tė zbulosh kush kishte tė drejtė nė kėtė
konflikt mes sahabesh.
Armiqtė e Islamit duan qė me anė tė kėsaj fitneje tė
pėrhapin idenė se Islami i vėrtetė ishte vetėm gjatė njėzet viteve tė fundit. E
gjithė pjesa tjetėr ėshtė konflikte tė brendshme, vrasje dhe komplote.
Nėse njė shpifje dhe akuzė e tillė do tė ishte e vėrtetė,
si mund tė vazhdonte Islami tė lulėzojė dhe tė sundojė pėr njė mijė e treqind
vite mė vonė?
Ajo qė ndodhi ishte se kėtė mosmarrėveshje mes
muslimanėve, e shfrytėzuan armiqtė e tyre, e zmadhuan dhe bėnė qė tė shpėrthejė
njė konflikt mes muslimanėve.
Kjo fitne qė ndodhi gjatė katėr viteve, ishte njė mėsim i
mirė pėr umetin musliman. Ajo i ndėrgjegjėsoi muslimanėt pėr armiqtė dhe
komplotistėt kundėr tyre.
Ne nuk dyshojmė aspak nė sinqeritetin e shokėve tė
Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Tė gjithė u pėrpoqėn pėr tė mirėn
dhe tė gjithė kishin dalė nga shkolla edukative e tė Dėrguarit tė Zotit.
Njė pikė tjetėr e rėndėsishme ėshtė se shokėt e Profetit
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka lavdėruar vetė Zoti nė Kuran. Njė qė
flet mbi sahabet, ai sė pari akuzon edukimin e Profetit [sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem] dhe vetė Kuranin Famėlartė.
Nė lidhje me atė qė ndodhi mes shokėve tė profetit
Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], thotė Ibnu Tejmije: Sipas
Kuranit, traditės profetike dhe konsensusit tė dijetarėve tė parė muslimanė,
tė dy kampet muslimane qė luftuan njėri-tjetrin ishin nė tė drejtė dhe qė
kėrkonin tė vėrtetėn. Kjo, edhe pse Ali ibnu Ebi Talibi dhe pasuesit e tij
ishin mė pranė tė vėrtetės.
Dashuria mes muslimanėve edhe nė konflikte
Ne nuk do tė flasim pėr konfliktin dhe fitnen, por do tė
flasim mbi dashurinė dhe respektin reciprok qė ekzistonte nė zemrat e tyre. A e
dini se gjatė betejės mes Aliut [radijall-llahu anhu] dhe ushtrive tė tjera, ai
lutej ēdo ditė: O Zot rregulloje gjendjen mes nesh! O Zot, na i mbush zemrat
tona me dashuri pėr njėri-tjetrin!
Kur dikush e pyeti Aliun [radijall-llahu anhu] mbi
kundėrshtarėt e tij: A janė idhujtarė? - Ai u pėrgjigj: Jo! Nga idhujtaria
janė distancuar. Kur e pyetėn pėrsėri: A hipokritė janė? - Ai u tha: Jo!
Hipokritėt nuk e pėrmendin Zotin veēse pak. Kurse kėta e pėrkujtojnė shumė Zotin.
Burri e pyeti: Po atėherė, ēfarė qenkan? Aliu iu pėrgjigj: Ata janė
vėllezėrit tanė, qė po sillen padrejtėsisht me ne. Unė e lus Zotin qė ne dhe
ata tė jemi ashtu siē Ai thotė: Ne
kemi hequr prej zemrave tė tyre ēfarėdo urrejtje, e ata nė mbėshtetėse
qėndrojnė ballė pėr ballė njėri-tjetrit duke qenė tė vėllazėruar.
(El-Hixhr: 47)
Pasi pėrfundoi beteja Xhemel dhe tė vrarėt nga tė dy
kampet ndodheshin nė fushėn e betejės, Aliu u tha pėrkrahėsve tė tij: Rreshtohuni
me mua tju falim namazin e xhenazes! Tė pranishmit e pyetėn tė habitur:
Kujt?! Aliu u tha: Tė vrarėve nga tė dy kampet!
Tregojnė bashkėkohėsit: Tė dyja ushtritė falėn namazin e
tė vrarėve nga tė dy kampet dhe tė gjithė u varrosėn bashkė.
Njė e veēantė tjetėr ėshtė se tė dyja ushtritė i gjeti
Bajrami pėrpallė njėra-tjetrės dhe tė dy kampet falėn namazin e bajramit bashkė
dhe imam ishte Aliu [radijall-llahu anhu].
Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kishte thėnė
pėr Ammar ibnu Jasirin: Ammarin do e vrasė ushtria agresore. Nė kėtė konflikt, Ammari ishte rreshtuar nė
krahun e Aliut. Me tu vrarė ai, gjysma e ushtrisė sė kundėrshtarėve tė Aliut,
u bashkua me ushtrinė e Aliut.
Nė kėtė konflikt, Zubejr ibnu Avami ishte kundėr Aliut.
Zubejri ishte nga tė pėrgėzuarit me xhennet dhe njė nga shokėt e dashur tė
Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Me Zubejrin ishte rreshtuar edhe
Talha me Aishen. Para betejės, Zubejri dhe Aliu ranė dakord qė nuk do tė ketė
luftė. Ajo qė ndodhi, ėshtė se atė natė, Abdull-llah ibnu Sebe pėrgatiti
njerėzit e tij dhe i ndau nė dy pjesė. Gjysma do tė sulmonte ushtrinė e
Zubejrit dhe duke vrarė njerėzit do tė thėrrisnin: Ne jemi ushtria e Aliut.
Kurse gjysma tjetėr do tė sulmonte ushtrinė e Aliut dhe, teksa vrisnin njerėz,
do tė thėrrisnin: Ne jemi ushtria e Zubejrit.
Kėshtu, filloi lufta. Gjatė kėsaj kohe, Aliu kėrkoi
Zubejrin dhe tė dy u takuan. Aliu i tha: Pash Zotin, o Zubejr! A e kujton atė
ditė kur unė dhe ti ishim nė malin e Uhudit dhe Profeti [sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem] tė tha: O Zubejr! A e do Aliun? Ti i
the: Po, o i Dėrguar i Zotit! E dua Aliun. Pastaj Profeti [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] tė tha: O Zubejr! Ti do e luftosh padrejtėsisht Aliun.
Zubejri ia ktheu: Pėr Zotin, o Ali, mė duket sikur i dėgjoj pėr herė tė parė
kėto fjalė. I paskam harruar ato qė mė tha Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem]. Pėr Zotin, tani mu kujtuan dhe nėse do mė ishin kujtuar mė parė, nuk
do tė isha nė kėtė vend. Pėr Zotin, nuk do tė tė luftoj qė nga kjo ditė kurrė.
Menjėherė Zubejri e la fushėn e betejės dhe u kthye. Ēifutėt u frikėsuan se me
largimin e Zubejrit do tė pėrfundonte ky konflikt dhe i vunė pas njė prej tyre.
Gjatė rrugės, Zubejri ishte mbėshtetur nėn hijen e njė peme dhe po flinte.
Ēifuti iu afrua dhe e vrau. Namazin nuk ia fali veēse shėrbėtori i tij. Ai u
varros aty ku u vra dhe askush nuk e di varrin e tij.
Burri qė e vrau, u kthye tek Aliu me shpatėn e pėrgjakur
me gjakun e Zubejrit. Me kėtė dėshironte qė ta gėzojė Aliun. Kur e pa Aliu
shpatėn e Zubejrit me gjakun e tij, qau dhe tha: Kjo shpatė ka mbajtur larg
shumė halle nga i Dėrguari i Zotit. Unė e kam dėgjuar tė Dėrguarin e Zotit tė
thotė: Pėrgėzojeni vrasėsin e Zubejrit me zjarrin e xhehenemit. E
veēantė ėshtė se vrasėsin e Zubejrit nuk e vranė. Madje, vetė djali i Zubejrit,
Abdull-llah ibnu Zubejri, nuk pranoi ta vrasė, pasi u bė Halife. Ai tha: Nuk
ia vlen tė vritet njė njeri i tillė. Lėreni ta marrė ndėshkimin e plotė Ditėn e
Kijametit.
Vrasja e Talha ibnu Ubejdull-llahut [radijall-llahu anhu]
Talha vdiq i vrarė nė betejėn Xhemel. Teksa luftonte, ai
mori njė goditje fatale dhe u shtri i mbuluar nga gjaku pėrtokė. Nė atė ēast,
pranė tij vjen njė ushtar, tė cilin e pyet: Nga cili kamp je ti? Ai i thotė:
Nga kampi i Prijėsit tė Besimtarėve, Ali ibnu Ebi Talibit. Talha i tha:
Zgjate dorėn tė tė jap besėn pėr Aliun.
Kėshtu Talha i dha besėn dhe i tha: Kėtė dėrgoja Aliut!
Kur ia tregoi kėtė gjė Aliut, ai tha: I Dėrguari i Zotit ka thėnė tė vėrtetėn!
I Dėrguari i Zotit ka thėnė tė vėrtetėn! - Si ėshtė puna? - e pyeti ushtari
i habitur. Aliu i tha: E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Zotit tė thotė: Zoti
nuk pranon qė Talha tė vdesė dhe tė hyjė nė xhennet, veēse duke dhėnė
besėn.
Pas betejės, Aliu e gjeti Talhan tė vdekur dhe tė mbuluar
nė gjak. Ai e mori nė krahė dhe e shtrėngoi fort duke qarė. Duke i pastruar
fytyrėn nga dheu dhe gjaku, Aliu i thoshte: Sa tė vėshtirė e kam tė tė shoh nė
kėtė gjendje, o babai i Muhammedit! O Zot! Unė tė lutem qė mua dhe vėllanė tim,
Talhan, tė mė bėsh si ata qė i ke pėrshkruar nė Kuran: Ne kemi hequr prej zemrave tė tyre ēfarėdo urrejtje, e ata nė mbėshtetėse
qėndrojnė ballė pėr ballė njėri-tjetrit duke qenė tė vėllazėruar.
(El-Hixhr: 47) Mė pas tha: O Zot! Unė tė ankohem ty pėr vdekjen e vėllait tim,
Talhas. Pėr Zotin! Do tė doja qė tė kisha vdekur para njėzet viteve mė parė dhe
tė mos e shihja kėtė.
Djali i Aliut, Hasani, erdhi dhe filloi ti japė zemėr
babait tė tij. Aliu e pėrqafoi fort dhe duke qarė i tha: Pėr Zotin, o Hasan,
do tė doja tė kisha vdekur dhe tė mos e shihja Zubejrin dhe Talhan tė vrarė.
Gjatė betejės, Aisheja qėndronte mbi devenė e saj. Madje,
kjo betejė e mori emrin Xhemel (deveja), pėr shkak tė devesė sė Aishes, e cila
qėndronte nė mes gjatė luftės. E veēantė ishte se tė dy kampet e mbronin devenė
ku ndodhej Aisheja. Ajo ishte nėna e tė gjithėve. Kur lufta u ndez mė shumė,
Aliu i tha njėrit nga luftėtarėve: O Kauka! Therre devenė ku ėshtė Aisheja dhe
largoje atė me ndenjėsen larg betejės, ngaqė kam frikė se mos rrėzohet nga
deveja.
Pasi pėrfundoi beteja Aliu e lejoi Aishen tė udhėtojė pėr
nė Medine. Veē kėsaj, ai dėrgoi dhe fėmijėt e tij ta shoqėrojnė dhe ta mbrojnė
gjatė udhėtimit. Vetė Aliu e shoqėroi disa milje, saqė shumė njerėz i thanė se
e kishte tepruar, por Aliu ua ktheu: Si tė mos e nderoj, kur ajo ėshtė
bashkėshortja e Profetit tonė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr?! Ėshtė ajo nė
kraharorin e tė cilės vdiq Profeti ynė dhe ėshtė vajza e mikut mė tė dashur tė
Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ajo ėshtė nėna ime, para se tė
jetė nėna juaj.
Kalifati i Aliut [radijall-llahu anhu] dhe arritjet e tij
Ėshtė pėr tė tėrhequr vėrejtjen se vitet qė Ali ibnu Ebi
Talibi [radijall-llahu anhu] kaloi si Halife i muslimanėve, ishin tė mbushur me
konflite dhe trazira. Por kjo nuk do tė thotė se ai nuk pati arritje dhe
suksese. Si tė gjithė Halifet e parakaluar, edhe Ali ibnu Ebi Talibi
[radijall-llahu anhu] ka arritjet dhe sukseset e tij.
Drejtėsia e Ali ibnu Ebi Talibit [radijall-llahu anhu]
Njė herė atij i kishte humbur mburoja me tė cilėn mbrohej
nė luftra. Teksa lėvizte nė tregun e qytetit, ai sheh mburojėn e tij nė duart e
njė ēifuti, i cili kėrkonte ta shesė. Me ta parė, Aliu i tha: Kjo ėshtė
mburoja ime. Ēifuti ia ktheu: Nė fakt ėshtė mburoja ime. Aliu i thotė: Pėr
Zotin, ėshtė mburoja ime dhe me kėtė mburojė e kam mbrojtur tė Dėrguarin e
Zotit nė luftra. Tė dy vajtėn tek gjykatėsi Shurejh dhe i treguan si qėndron
puna. Me tė arritur Halifeja i muslimanėve dhe njė person i njė feje tjetėr tek
gjykatės Shurejh, ai u tha: O Ali ibnu Ebi Talib (dhe jo, o Prijėsi i
muslimanėve) pranė tė akuzuarit! Pasi folėn tė dy, gjykatėsi e pyeti Aliun: A
ke fakte qė kjo mburojė ėshtė e jotja, o Ali? Aliu i tha: Nuk kam. -
Atėherė mburoja i takon atij qė e ka, o Ali. - i tha Shurejhu. Aliu nuk foli,
kurse ēifuti ndėrhyri dhe tha: Pėr Zotin, njė gjykim tė tillė nuk e jep kush
mbi tokė. Ky ėshtė gjykim i profetėve tė Zotit. Unė dėshmoj se kjo mburojė
ėshtė e Aliut dhe gjithashtu dėshmoj se nuk ka zot tjetėr veē njė Zoti suprem
dhe se Muhammedi ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij. Atėherė Aliu i tha: Unė ta
dhuroj ty kėtė mburojė, meqė pranove Islamin.
Zuhdi i tij
Njė ditė ai qėndroi nė treg dhe me shpatėn nė dorė thirri:
Kush e blen kėtė shpatė nga unė? Pėr Zotin, ėshtė shpata me tė cilėn kam
mbrojtur tė Dėrguarin e Zotit nė luftra. Pėr Zotin, nėse nuk doja tė blej rroba
me tė ardhurat e saj, nuk do e shisja.
Shpeshherė kur hipte nė gomarin e tij dhe i varte kėmbėt,
thoshte: Unė jam ai qė i kam shpėrfillur tė mirat e kėsaj bote.
Aliu [radijall-llahu anhu] dhe gramatika arabe
Ai njihet si i pari qė hodhi themelet e gramatikės sė
gjuhės arabe. Duke ditur se shumė tė huaj pranonin Islamin dhe fillonin tė
mėsonin arabishten, kjo e fundit filloi tė ndikohej nga huazime dhe dialekte tė
shumta. Duke parė kėtė fenomen, Aliu [radijall-llahu anhu] thirri Ebul Esved
Duvelij dhe i tha: Dua tė mė shkruash njė libėr ku tė hedhėsh rregullat e
gjuhės. Mė pas i tha: O Ebul Esved, fshije ashtu siē e bėre mė parė, fshije
kėshtu (nahv). Vetė fjala gramatikė nė arabisht, nahv, e mori emrin nga
fjalėt e Aliut drejtuar Ebul Esvedit.
Katėr vite tė lodhshme Kalifat
Pasi kaluan katėr vite nga Kalifati i tij, Aliu
[radijall-llahu anhu] e ndiente veten tė lodhur nga kėto konflikte dhe trazira.
Edhe pas katėr vitesh, banorėt e Shamit nuk e pranuan ta njohin pushtetin e
tij. Gjithashtu, atė e zhgėnjyen dhe banorėt e Irakut, tė cilėve u kėrkoi
ndihmė mė parė. I lodhur dhe i dėrmuar nga kėto zhvillime, Aliu lutej: O Zot!
Mėshiromė mua dhe mėshiroji ata! O Zot mė qetėso! O Zot mė qetėso!
Atij filluan ti kujtoheshin fjalėt qė Profeti
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte thėnė mė parė. I kujtoheshin fjalėt
e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: O Ali! Ai qė tė do ty, mė do
dhe mua. Ai qė tė urren ty mė ka urryer dhe mua. Unė shoh se nuk do tė vdesėsh,
derisa kjo mjekėr tė skuqet me gjakun e kėsaj qafe (dhe bėri me shenjė pėr
mjekrėn dhe qafėn e Aliut). Nga kėto fjalė, ai e kuptonte se do tė vritej sė
afėrmi.
Njė herė tjetėr, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] i kishte thėnė: O Ali! Pas meje, ti do tė lodhesh shumė. Aliu
e kishte pyetur asokohe: A do tė sprovohem edhe nė fenė time, o i Dėrguari i
Zotit? Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte thėnė: Feja jote
do tė jetė e paprekshme. - Atėherė nuk e kam problem. - ishte pėrgjigjur
Aliu.
Njė herė tjetėr, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] i kishte thėnė Aliut: O Ali! A e di kush ėshtė njeriu mė i vuajtur
nė kėtė botė? Aliu i ishte pėrgjigjur: Njeriu mė i vuajtur nė kėtė botė
ėshtė ai qė therri devenė e profetit Salih, o i Dėrguari i Zotit. Profeti
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte thėnė: Ai ėshtė nga njerėzit e
parė, por a e di kush ėshtė mė i vuajturi nga njerėzit e fundit? Aliu i
pėrgjigjet: Zoti dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė mirė. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i
thotė: Ėshtė ai qė do tė tė vrasė ty.
Para se tė vdesė, Aliu [radijall-llahu anhu] sėmuret. Tė
afėrmit i thanė qė ta dėrgonin nė Medine, pasi klima ishte mė e mirė se nė
Kufe. Por Aliu u tha: Mos u shqetėsoni se nuk do tė vdes nga kjo sėmundje! Nuk
do tė vdes, vetėm kur tė skuqet mjekra me gjakun e qafės.
Duke ndjerė vdekjen qė i afrohej, Aliu [radijall-llahu
anhu] filloi tė recitojė shpesh vargjet e poetit:
Tregohu i vendosur para vdekjes, se ajo po tė vjen.
Kurrė mos u frikėso prej saj, kur rrugėn drejt teje gjen!
Njė ditė pa qė rojet e shoqėronin kudo. Kur i pyeti pėrse
e bėnin kėtė, i thanė: Duam tė tė mbrojmė. Ai i pyeti: A mė mbroni nga
banorėt e tokės apo tė qiellit? Ata i thanė: Nga banorėt e tokės. Aliu u
tha: Asgjė nuk ndodh nė tokė, pa urdhėrat e banorėve tė qiellit. Unė kam dy
melekė qė mė mbrojnė. Kur tė vijė caktimi i Zotit, edhe ata do tė mė braktisin.
Kėshtu qė nuk ka nevojė tė mė mbroni ju.
Vrasja e Ali ibnu Ebi Talibit [radijall-llahu anhu]
Gjatė kėsaj kohe, tre veta nga Havarixhėt, kishin rėnė
dakord qė tė vrasin tre njerėzit mė tė rėndėsishėm tė muslimanėve: Ali ibnu Ebi
Talibin, Amr ibnu Asin dhe Muavije ibnu Ebi Sufjanin. Pėr kėtė, ata kishin rėnė
dakord qė ti vrisnin mė datė 17 Ramazan. E veēantė ėshtė se 17 Ramazani ėshtė
dita kur muslimanėt fituan ndaj idhujtarėve nė Bedr. Nė kėtė ditė, Aliu mbronte
Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga sulmet dhe shigjetat e
idhujtarėve.
Abdurrahman ibnu Mulxhim kėrkoi qė tė kryejė vrasjen e
Aliut. Ai u strehua nė Kufe qė nga fillimi i Ramazanit dhe pasi mprehu mirė
shpatėn e tij e leu edhe me helm.
Me tė arritur nė Kufe, ai u takua me njė grua nga
Havarixhėt, e cila ishte shumė e bukur. Qė herėn e parė qė e takoi, i tha: Dua
tė martohem me ty. - Me njė kusht i tha ajo tė vrasėsh Aliun. Kėshtu, u
martuan me kėtė kusht.
Nja javė para se tė vritej, duke e ndierė afrimin e
vdekjes, Aliu filloi tė ēelė iftar njė natė tek Hasani, njė natė tjetėr tek
Husejni dhe njė natė tek Abdull-llah ibnu Xhaferi. Nė iftar ai hante vetėm tre
kafshata tė vetme dhe asgjė tjetėr. Kur e pyesnin mbi shkakun, ai u thoshte:
Mė pėlqen qė tė dal barkbosh para Zotit.
Natėn e shtatėmbėdhjetė tė Ramazanit, Aliu u zgjua herėt
pėr tė falur namaz nate. Teksa pėrgatitej pėr tė dalė qė tė falė sabahun,
filluan gjelat tė kėndojnė pa pushim. Gratė u pėrpoqėn ti qetėsojnė dhe ti
pushojnė, por Aliu u tha: I lini tė qetė, pasi po mė vajtojnė mua!
Kur doli nė rrugė pėr tė vajtur nė xhami, ia preu rrugėn
Abdull-llah ibnu Mulxhim, i cili filloi ta godasė me shpatė nė shumė vende. Njė
nga kėto goditje i erdhi dhe nė kokė pranė qafės. Prej saj i shpėrtheu gjaku, i
cili i mbuloi mjekrėn. Kur pa kėtė, Aliu buzėqeshi dhe tha: Tė vėrtetėn ka
thėnė i Dėrguari i Zotit.
Aliun [radijall-llahu anhu] e dėrguan nė shtėpi tė
plagosur pėr vdekje dhe pas pak ēastesh i sollėn tė lidhur edhe Abull-llah ibnu
Mulxhimin. Me ta parė, Aliu i tha: Ēfarė tė shtyu tė veprosh nė atė mėnyrė?
Abdull-llahu ia ktheu: A e di? Ka dyzet net qė e mpreh shpatėn me tė cilėn tė
qėllova dhe e kam lutur Zotin qė me tė tė vras njeriun mė tė keq. Aliu i tha:
Ti do tė jesh ai qė do tė vritesh me atė shpatė. Mė pas, pa nga fėmijėt e tij
dhe u tha: Silluni mirė me tė! Nėse unė do tė jetoj, ose do tė vritet ose do
tė falet. Nėse unė vdes vriteni, por mos ia gjymtoni trupin! Mos vrisni askėnd
tjetėr veē tij, pasi Zoti nuk i do agresorėt!
Edhe pse i plagosur rėndė, Aliu [radijall-llahu anhu] u
rezistoi pėr dy ditė plagėve tė marra.
Gjatė kėtyre dy ditėve, ai nuk thoshte asnjė fjalė tjetėr
veē: La ilahe il-lall-llah. Pas dy ditėsh, ai ndėrroi jetė. Ata qė e lanė, e
qefinosėn i falėn xhenazen dhe e varrosėn ishin Hasani dhe Husejni. Ai u varros
nė qytetin Kufe nė njė vend qė nuk njihet edhe sot. Varrin e tij e mbajtėn tė
fshehtė, pasi kishin frikė se mos Havarixhėt do e nxirrnin nga varri.
Postin e Halifes pas tij e mori djali i tij, Hasani. Ai
qėndroi nė kėtė post pėr gjashtė muaj. Pas gjashtė muajve ai ia la kėtė post
Muavije ibnu Ebi Sufjanit, duke mos dashur gjakderdhje tė tjera. Kjo ishte njė
profeci qė realizohej pėr Hasanin. Vetė Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] kishte thėnė pėr tė, kur e kishte parė njė ditė: Djali im (pėr
Hasanin) ėshtė i nderuar. Zoti do e bėjė shkak qė dy grupe muslimanėsh tė
pajtohen.
Shohim se periudha e Kalifatit ishte tridhjetė vite qė nga
Kalifati i Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu]. Me kėtė, u vėrtetua njė hadith i
Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qė kishte thėnė mė parė:
Kalifati do tė jetė pėr tridhjetė vite. Mė pas do tė jetė mbretėri e
trashėguar.
E lusim Zotin e Madhėrishėm tė na bashkojė nė xhennet me
Ali ibnu Ebi Talibin [radijall-llahu anhu] dhe tė gjithė shokėt e tjerė tė
profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].