Ebu Dher El-gifari Zoti qoftė i kėnaqur me tė,
ėshtė nga shokėt e Profetit a.s. Ai na prezanton me zuhdin e vėrtetė nė kėtė
botė dhe jo siē e kanė keqkuptuar shumė njerėz sot.
Thotė Ebu Dher El-gifari:"Zuhdi i vėrtetė ėshtė
kur tė besosh se ajo qė ke depozituar tek Zoti, tė jetė mė e sigurtė dhe mė e
dashur se ajo qė ke nė duart e tua."
Kjo do tė thotė qė muslimani tė arrijė njė
nivel tė lartė sigurie dhe bindjeje nė premtimin e Zotit.
Thotė Abdul Kadir El-kilanij, duke kėshilluar
njė nga nxėnėsit e tij:"O biri im! Mos jetė proekupimi yt ēfarė tė veshėsh,
me ēfarė tė ushqehesh, ku tė banosh dhe me kė tė martohesh. Proekupimi qė ia
vlen tė shqetėsohesh, ėshtė ajo qė ėshtė nė duart e Zotit tė madhėruar."
Ėshtė diēka e bukur kur njeriu ulet nėn hijen e
njė peme, shėtit nė njė kopėsht dhe lulishte tė bukur, ushqehet me fruta dhe
perime tė freskėta etj Por kėnaqėsia mė e madhe, ėshtė kur kėtė e bėn duke
menduar kopėshtet, frutat dhe kėnaqėsitė e xhenetit. Kėshtu, ai e lidh zemrėn
akoma mė shumė me Zotin dhe shpėrblimin e Tij.
Ebu Dheri na mėson qė ajo qė ėshtė nė duart e
Zotit, tė jetė mė e dashur pėr ne se ajo qė kemi nė duart tona. Kurse Abdul
Kadir na mėson qė proekupimi ynė mė i madh tė jetė lidhja me Zotin e madhėruar.
Kėshtu e kuptonin jetėn e kėsaj bote dijetarėt
e parė. Ata nuk i nxisnin njerėzit t'a urrenin kėtė botė dhe se ajo ėshtė njė
botė e fėlliqtė.
Koncepti i tyre pėr jetėn e kėsaj bote ishte:
Jeto nė kėtė botė, si njė i huaj ose njė kalimtar.
Profeti Muhamed a.s e pėrshkruan besimtarin nė
jetėn e kėsaj bote si njė udhėtar qė ėshtė ulur nė hijen e njė peme, pushon dhe
mė pas ngrihet dhe vazhdon rrugėn.
E gjithė jeta e kėsaj bote ėshtė thjesht njė
rrugė, mbi tėcilėn njeriu jeton dhjetėra
vite, tė cilat nė fund i duken sa njė ēast.
Jeta mbi tokė ecėn dhe kalon shumė shpejt. Pėr
kėtė, Profeti a.s na kėshillon qė nė kėtė botė, tė jetojmė si tė huaj ose
kalimtarė tė njė rruge.
A i keni parė si sillen tė huajt kur vijnė
nė vendet tona? Ata nuk sulmojnė dhe nuk sillen agresivisht me asnjė, janė tė
qetė, nuk kanė shumė kėrkesa, por edhe nėse kėrkon diēka, kėtė e bėn nė kohėn
dhe vendin e duhur etj
Po ēfarė do tė thotė kalimtar? Kush
konsiderohet kalimtar?
Kalimtar, ėshtė dikush qė ka njė objektiv
dhe qė ėshtė nisur pėr t'a arritur.
Ebu Bekri, ishte njeriu mė i pasur ndėr
fisin kurejsh. I tillė ishte dhe Uthman ibnu Affani dhe Abdurrahman ibnu Auf.
A e dini pėrse i pėrmenda emrat e tyre....?
Unė i pėrmenda emrat e tyre, pasi ata janė
edukuar nga vetė i dėrguari i Zotit a.s. Ata ishin tė pasur dhe i kishin dėgjuar
hadithet e mėsipėrme direkt nga goja e Profetit a.s. Megjithatė, nuk i kuptuan
kėto hadithe si distancim nga tė mirat e kėsaj bote, pasuria dhe pushteti.
Ebu Bekri, para se tė bėhet Halife i muslimanėve,
ishte njė ndėr tregėtarėt mė tė susksesshėm dhe mė tė pasur nė Meke. Ai merrej
me shit-blerjen e pėlhurave dhe kėtė e bėnte nė tė gjithė Gadishullin Arabik.
Kur mori postin e halifes dhe e vazhdonte tregėtinė,
shokėt e tij u mblodhėn dhe i thanė:"O Prijėsi i besimtarėve! Ose tė mbash
Kalifatin, ose tregėtinė."
Ebu Bekri i pyeti:"Po si do tė jetoj unė
dhe familja ime?"
Umeri i tha:"Do tė caktojmė njė rrogė tė
mjaftueshme pėr ty dhe familjen nga Shtėpia e Zekatit."
Pasi i caktuan njė rrogė, Ebu Bekri e la tregėtinė,
tė cilėn e vazhduan fėmijėt e tij. Mė vonė ai kėrkoi qė t'ia shtonin rrogėn
pasi nuk i mjaftonte. E kush e beson se Ebu Bekri ka kėrkuar qė t'i shtohet
rroga?
Kam dėgjuar njė predikues ditėn e xhuma, i cili
e nėnēmonte dhe zhvlerėsonte dynjanė pa kufi. Unė e pyeta se pėrse duhej tė
mbante njė hytbe, tė mbushur me sharje dhe nėnēmim pėr dynjanė.
Ai u pėrgjigj:"Dua qė njerėzit tė ndjekin
dispozitat e Kuranit dhe sunetit."
Unė e pyeta:"Kurani dhe suneti janė gjėrat
mė tė respektuara pėr mua dhe tė gjithė ne, por janė ata tė dy qė na urdhėrojnė
gjėra tė kundėrta me ato qė na the ti. Kurani dhe suneti na urdhėrojnė qė kėtė
botė t'a trajtojmė nė mėnyrėn e duhur. Ne duhet t'a stimulojmė biznesin, derisa
fėmijėt tanė tė bėhen biznesmenėt mė tė mėdhenj nė tė gjithė botėn. Ne duhet
t'a stimulojmė prodhimin, derisa fėmijėt e tu dhe tė mitė tė jenė prodhuesit
dhe industrialistėt mė tė mėdhenj nė botė."
Nėse do e konceptonim siē duhet jetėn e kėsaj
bote, umeti ynė do tė jetonte nė luks dhe tė mira materiale, duke mos i pasur kėto
fatkeqėsi dhe sprova qė kemi sot.
Njė ditė, njė burrė vajti tek imam Hasen
El-basrij dhe i tha:"O imam! Komshiu im nuk e han bakllavėn."
Imam Haseni e pyeti:"E pėrse nuk e han
bakllavėn?"
Burri iu pėrgjigj:"Ai thotė:"Ngaqė
nuk arrij dot t'a falenderoj Zotin siē duhet pėr kėtė mirėsi!"
Imam Hasen i tha:"Paske komshi njė
injorant. Po pėr ujin qė e pin ēdo ditė, a e falenderon siē duhet Zotin?!"
Mirėsitė e Zotit qė na ka dhėnė, janė tė shumta
dhe pambarim. Thotė Zoti nė Kuranin fisnik rreth kėtij fakti:"Edhe nėse
pėrpiqeni ti numėroni dhuntitė e Allahut, nuk do tė mund ti numėroni
dot." (Ibrahim, 34)
Zoti i madhėruar, para se t'a zbresė Ademin a.s
nė tokė, e trajnoi pėr sfidat me tė cilat do tė pėrballej nė tokė. Nė kėtė
trajnim, Ademi a.s u mėsua me fitoren dhe humbjen, krenarinė dhe pikėllimin. Ai
mėsoi dialogun me gruan dhe si tė shkėmbejė me tė mendime. Ai i hyri njė beteje
mes tij, tė shoqes dhe armikut tė njeriut, shejtanit.
Pasi Ademi a.s hyri nė kėtė trajnim, Zoti e
zbriti atė dhe tė shoqen nė tokė, pikėrisht nė planetin ku jetojmė ne sot.
Shohim qė Ademi a.s nuk ishte krijuar pėr nė
xhenet, por pėr nė tokė. Atėherė, pėrse u krijua nė xhenet, pėrse ndodhi
historia e pemės?
E gjithė kjo, ishte njė parapregatitje pėr
Ademin a.s, se si tė sillej dhe si t'a trajtonte dynjanė.
Jeta e kėsaj bote, ėshtė e bukur dhe tėrheqėse,
por si duhet t'a trajtojmė atė?
Ne kemi nevojė tė mėsohemi pėr kėtė.
Njė ditė, njė nėnė mė tha:"Kam njė
vajzė njė vjeēe e gjysmė dhe dua t'a edukoj me vlerat dhe normat morale mė tė
larta. Ēfarė mė kėshilloni tė bėj?"
Unė e pyeta:"A dėshiron t'i numėrosh tė
gjithė moralet njė e nga njė, apo dėshiron qė kėtė ēėshtje t'a diskutojmė mė
shtruar?"
Ajo pyeti:"E si mund t'a bėjmė kėtė?"
Unė i thashė:"A e ke tė mundur t'a
imagjinosh dhe t'a shohėsh vajzėn tėnde njėzet vjeēe?"
Ajo pyeti:"Si t'a bėj kėtė?"
Unė i thashė:"Ēfarė dėshiron qė tė bėhet
vajza jote?"
Ajo u pėrgjigj:"E dua tė agjėrojė, tė
falet, tė mėsojė Kuranin dhe tė kėnaqė Zotin."
Unė i thashė:"Atėherė ti kėrkon qė tė
fitosh kėnaqėsinė e Zotit, por duhet tė pyesėsh: Cila ėshtė ajo gjė qė mė ēon
drejt kėnaqėsisė sė Zotit? Kėshtu, para se tė flasim mbi detajet, duhet tė biem
dakord mbi pikat e pėrgjithshme."
Me fjalėt:"Kjo botė ėshtė e ėmbėl, e
hijshme dhe Zoti u ka caktuar mėkėmbės tė tij nė tokė", Profeti a.s
sikur na kėshillon tė jemi largpamės dhe tė mėsojmė si t'a trajtojmė kėtė botė.
Ndėrkohė qė shohim fermat e palmave tė gjata
dhe tė hijshme, tė vjen ndėrmend Abdurrahman ibnu Auf, njė nga mė tė pasurit e
muslimanėve.
Njė ditė, ndėrkohė qė po lexoja Kuran, mė lindi
njė pyetje: Kurani me gjithė historitė e tij domethėnėse, a bėjnė thirrje qė
njeriu tė pasurohet, t'a nėnshtrojė kėtė planet me tė mirat e tij materiale,
apo bėjnė thirrje pėr fukarallėk dhe lypje? Nė fakt, unė zbulova diēka
interesante, duke u pėrpjekur t'i pėrgjigjem pyetjes sė mėsipėrme. Nė Kuran, pėrmendet
Dhul Karnejni i cili sundonte tokėn nė kohėn e tij. Duke qenė se ishte mbret,
padyshim qė ishte dhe i pasur dhe komandant i madh.
Sė dyti, profeti Daud a.s, merrej me pėrpunimin
e hekurit. Ai ishte mbret dhe sundimtar i fuqishėm.
Sė treti, Sulejmani a.s ishte mbret dhe
sundonte tė gjithė botėn. Sė katėrti, profeti Musa a.s u rrit nė shtėpinė e
Faraonit, mbretit tė Egjyptit. Sė pesti, profeti Isa a.s, i kėrkoi Zoti tė jetė
i privilegjuar.
Vallė si duhet t'i kuptojmė kėto tekste tė
Kuranit famėlartė?
Sigurisht, qė nga kėto tekste kuptojmė madhėshtinė,
fuqinė, pushtetin dhe pasurinė. Njeriu duhet tė japė kontributin e tij nė ndėrtimin
e jetės mbi tokė, nė shtimin e prodhimit, nė pėrmirėsimin e jetėsės dhe tė
shtojė diēka tė tepėrt, por jo tė jetė vetė i tepėrt.
Tė gjithė kėto vlera dhe tema qė cekėm, mund tė
ngrenė njė pyetje tjetėr: Pėrse profeti Muhamed a.s jetoi i varfėr?
Njė herė, Profeti a.s doli nė kohėn e drekės,
ku u takua me Ebu Bekrin dhe Umerin. Ai i pyeti
se ēfarė i kishte nxjerrė nė atė vapė.
Ata u pėrgjigjėn:"Uria."
Profeti a.s u tha:"Edhe mua uria mė
ka nxjerrė."
Tregon gruaja e Profetit a.s, Aisheja:"Kalonin
muaj njėri pas tjetrit dhe nė shtėpinė tonė, nuk ndizej zjarri." Dmth nuk
gatuhej ushqim nė shtėpinė e Profetit a.s.
Nė shumė transmetime tė tjerė, tregohen
vuajtjet, uria dhe fukarallėku i Profetit a.s.
Atėherė, pėrse jetoi i varfėr profeti Muhamed
a.s?
Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetje, theme:
Fukarallėku nė tė cilin jetoi Profeti a.s, ishte i zgjedhur nga vetė ai. Dmth,
ai e zgjodhi vetė njė jetė tė tillė. Nėse do tė dėshironte njė jetė luksi,
ashtu do tė kishte jetuar. Meleku i kėrkoi disa herė tė zgjedhė mes jetės sė
luksit si njė mbret dhe jetės si fukara, kurse Profeti a.s nė ēdo herė zgjidhte
jetėn me vuajtje dhe probleme.
Pasi pėrmendėm hadithet qė tregonin jetesėn
e vuajtur tė Profetit a.s, lind njė pyetje tjetėr: A ekzistojnė hadithe, ku
Profeti a.s i nxit muslimanėt tė fitojnė pasuri?
Pėrgjigja ėshtė, po. Thotė Profeti a.s nė
njė hadith:"Zoti e don njė njeri tė devotshėm dhe tė pasur."
Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:"Dora
qė jep, ėshtė mė e mirė se dora qė merr."
Nė kėtė mėnyrė, Profeti a.s na mėson dhe na
jep udhėzimet e duhura si t'a trajtojmė kėtė botė me tė mirat e saj.
Gjatė jetės sė tij mbi tokė, njeriu kalon nė
pesė stacione:
Stacioni i parė, ėshtė koha kur ai ėshtė
krijuar sa njė atom.
Stacioni i dytė, ėshtė
jeta e tij nė barkun e nėnės.
Stacioni i tretė, ėshtė
jeta e tij nė kėtė botė.
Stacioni i katėrt, ėshtė
jeta e tij nė varr.
Stacioni i pestė, ėshtė
Ditėn e Kijametit.
E lusim Zotin e madhėruar
qė tė gjithė ne tė jemi nė xhenetin mė tė lartė, atė Firdeus.