Data:09/09/10

 
Untitled Document
Katėr vitet e para tė profecisė

Katėr vitet e para tė profecisė. 

 

 

Pasi Ebu Bekri e kuptoi qė Profeti (a.s) kėrkon njerėzit mė tė dalluar dhe mė tė suksesshėm, gjatė javės sė parė pasi kishte pranuar Islamin, ai sjell gjashtė nga ata qė Profeti (a.s) i pėrgėzon me xhenet mė pas. Ata ishin: Uthman ibnu Affani, Talha ibnu Ubejdilah, Zubejr ibnul Avam, Abdurrahman ibnu Auf, Sad ibnu Ebi Vekkas dhe Ebu Ubejde ibnul Xherrah. Tė gjithė kėta tė gjashtė, ishin tė suksesshėm. Uthman ibnu Affani ishte tregtar shumė i pasur dhe nėse do tė flisnim me gjuhėn e sotme, ishte milioner. Abdurrahman ibnu Auf ishte nga tregėtarėt mė tė aftė dhe tė suksesshėm. Kurse Talha ibnu Ubejdila dhe Zubejr ibnu Avam, ishin tė dy nga pesėmbėdhjetė vjeē, por ishin burra dhe tė pjekur. Kėto ishin ndjekėsit e parė tė Profetit (a.s) dhe me kėto filloi thirrjen e tij.

Njohuritė e Ebu Bekrit rreth Islamit nė kėtė kohė ishin shumė tė pakta. Nga Kurani nuk ishin shpallur veēse katėr sure. Megjithatė, ai ftonte tė tjerėt nė Islam.

Sot ne e kemi Kuranin tė plotė dhe kemi shumė njohuri tė tjera mbi fenė, por ajo qė na dallon me Ebu Bekrin nuk janė dijet, por dashuria dhe pasioni pėr kėtė fe. Ai tregoi devocion tė thellė pėr kėtė fe qė nė fillim, megjithė dijet e pakta. Nė javėn e parė ai solli gjashtė tė rinj, kurse ne kemi me vite qė jemi nė fe dhe ēfarė kemi bėrė? Sa tė rinj kemi bėrė pėr vete dhe sa i kemi sjellė nė xhami?

Fizikisht ai ishte shumė i dobėt, saqė dhe sytė i kishte tė ngulura thellė nė ballė, por besimin e kishte shumė tė fortė. Thotė Profeti (a.s) rreth besimit tė tij:”Sikur tė vendosej besimi i gjithė umetit nė njė anė tė peshores dhe besimi i Ebu Bekrit nė anėn tjetėr, do tė rėndonte ai i Ebu Bekrit”.

 

Nė gjashtė muajt e parė numri i muslimanėve arriti nė dyzet e pesė. Nė mesin e tyre ishte Hadixheja 60 vjeēare, Sumeje 55 vjeē dhe ishte Ali ibnu Ebi Talib dhjetė vjeē. Mosha e mesme dhe shumica e tyre ishin tė rinj nga njėzet e pesė deri tridhjetė vjeē. Nga kėta 28 ishin burra dhe 17 gra, gjė qė tregon mbi rėndėsinė e rolit tė gruas.

Prej tyre, 34 ishin pasanikė dhe njėmbėdhjetė tė tjerėt ishin tė varfėr. Kėshtu shumica ishin tė pasur dhe jo sikur thuhet qė shumica e pasuesve tė Profetit (a.s) ishin tė varfėr.

Tė gjithė kėta vinin nga gjashtėmbėdhjetė fise tė ndryshėm. Ishin kėto tė 45-tė tė cilėt e mbajtėn Islamin nė supet e tyre dhe na e transmetuan neve sot. Mirėsia me tė cilėn na ka nderuar Zoti, ėshtė transmetuar prej tyre.

Nėse feja jonė sot akuzohet si fe e dhunės dhe terrorit dhe kėtė imazh duam ta ndėrrojmė patjetėr pasi nuk ėshtė imazhi i Islamit, ajo qė duhet tė bėjmė ėshtė qė tė depėrtojmė brenda nė shoqėri. Tė bėjmė atė qė bėri vetė Profeti (a.s). Ne duhet qė tė mirėn ta pėrhapim nė ēdo cep. Le te kemi dhe ne shoqata qė kujdesen pėr fėmijėt, le tė themelojmė banka gjaku pėr tė sėmurėt, le tė hapim shkolla ku mėsohet morali qė ka humbur kohėt e fundit, le tė punojmė pėr shoqėrinė nė vend qė tė mendojmė dhe punojmė vetėm pėr vete.

Nuk do tė kemi zhvillim, derisa nė ēdo qoshe dhe tek ēdo person, tė ngjallim frymėn e dėshirės pėr t’u zhvilluar dhe punuar.

Njė vajzė tregon:” Kam mėsuar gjashtė gjuhė tė huaja, me qėllim qė historinė e Profetit (a.s) t’ia pėrcjell gjithė botės. Me kėtė shpresoj qė tė arrij standartin e atyre qė i zgjidhte Profeti (a.s).”

Ashtu siē i zgjodhi mė tė mirėt nė Meke, Profeti (a.s) do tė bėjė njė zgjedhje tjetėr, me tė njėjtat kritere nė botėn tjetėr. Nuk mjafton qė thjesht tė lutesh, qė Zoti tė tė bėjė nga shoqėruesit e Profetit (a.s) nė xhenet. Nėse nuk punon sipas asaj qė ke mėsuar dhe nuk je me edukatė dhe moral, dije se nuk mund tė jesh nė shoqėrinė e Profetit (a.s) nė xhenet.

Edhe vetė familja e Profetit (a.s) tė gjithė ishin muslimanė. Familja e Profetit (a.s) nė kėtė kohė pėrbėhej nga dhjetė persona, Profeti (a.s) me Hadixhen, katėr vajzat, dy shėrbėtore, Aliu r.a dhe Zejd ibnu Harithe dhe tė gjithė kishin pranuar Islamin. Me kėtė, tė gjithė ishin nga tė parėt qė kishin pranuar Islamin.

Sad ibnu Ebi Vekkas thotė:”Ka qenė njė kohė kur unė isha ¼ e Islamit”, kjo pėr shkak se ishte njeriu i katėrt qė kishte pranuar Islamin.

Esh’ath ibnu Kajs njė tregtar, vjen nė Meke gjatė kohės sė haxhit pėr qėllime tregtie dhe takohet me Abasin, xhaxhanė e Profetit (a.s). Gjatė kohės qė po blinin dhe shisnin me Abasin nė Mina, ai shikon dikė qė del nga njė ēadėr (Profetin (a.s), shikon nga dielli (pėr tė parė kohėn e namazit) dhe fillon duke bėrė lėvizje tė ēuditshme (falej). Mė pas shikon njė djalė tė ri (Aliu) qė u vendos nė krahė tė tij dhe falej si ai. Po ashtu dhe njė grua (Hadixheja) falej pas tyre. Esh’ath ibnu Kajs i habitur e pyeti Abasin:”Ēfarė po bėjnė ata o Abas?”

Abasi ia ktheu:”Po falen”.

Pas pak ai i pa teksa ranė nė ruku dhe sexhde dhe pėrsėri e pyeti Abasin:”O Abas, ēfarė po bėjnė dhe kush ėshtė ai?”

Abasi iu pėrgjigj:”Ai ėshtė djali i vėllaut tim, kurse fėmija ėshtė djali i vėllaut tjetėr dhe gruaja ėshtė bashkėshortja e tij”. Abasi nė kėtė kohė nuk ishte musliman dhe i thotė:”Ai pretendon se ėshtė profet dhe thotė qė do tė vijė njė kohė qė pasuritė e Kisras (mbretit tė persėve) dhe Ēezarit (romak) do tė jenė nė dorė tė tij”.

Esh’athi qėndroi pėr pak kohė duke i parė i habitur. Abasi e pyeti:”A dėshiron qė t’i them dhe tė bisedosh me tė?”

“Na lėr qė tė merremi me tregėtinė tone!” – ia kthen Esh’athi. Kėshtu e la dhe vazhdoi tregėtinė.

Njėzet vjet mė vonė, Esh’ath ibnu Kajsi pranoi Islamin. Ditėn qė Profeti (a.s) hyri me ushtri nė Meke, ai vjen drejt tij me lotė nė sy dhe i thotė:”Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr veē Allahut dhe se ti o Muhamed je i dėrguari i Tij”.

Profeti (a.s) i tha:”Mos qaj, pasi Islami i fshin tė gjitha qė ke vepruar mė pare

Por ai ia ktheu:”Nuk qaj pėr kėtė, por e kisha rastin tė jem nga muslimanėt e parė dhe nuk tė dėgjova” dhe vazhdoi tė pėrsėrisė:”Ah sikur ta kisha bėrė, ah sikur ta kisha bėrė.”

Dhe ti o vėlla, nėse tė vjen rasti qė tė adhurosh Zotin, tė rregullosh gjendjen e vendit tėnd dhe tė njerėzve pėrreth, kurrė mos ia lejo vetes ta humbasėsh kėtė rast.

 

Kėshtu nė kėto tre vite, numri i muslimanėve ishte shtuar afro dyqind tė tillė. Kurejshėt gjatė kėsaj kohe nuk ndjenin gjė, pasi plani i Profetit (a.s) ishte qė tė depėrtonte nė fise ku do tė zgjidhte njerėzit mė tė mirė dhe tė suksesshėm, duke u shmangur nga ēdo pėrplasje me ta. Etapa e parė e planit tė Profetit (a.s) kishte qenė e suksesshme dhe tani do tė kalonte nė etapėn e dytė, ku do tė ftonte tė tjerėt hapurazi.

Nga cilėsitė mė tė shquara tė Profetit (a.s) ishte iniciativa. Gjithmonė ai kishte iniciativėn pėr ta filluar diēka. Kėshtu kundėrshtarėt e tij ishin thjesht reagues. Ai ndėrmerrte iniciativėn dhe ai caktonte kohėn, pasi kishte planifikuar mė parė. Megjithėse deri atėherė ishin mėsuar me njė ritėm tė caktuar, asnjėri nga muslimanėt nuk e kundėrshtoi kalimin nga etapa e parė nė atė tė dytėn, ku do tė flisnin rreth Islamit hapurazi.

Jo si shumė muslimanė sot, qė u vjen turp tė flasin rreth fesė sė tyre. Kurrė mos tė tė vijė zor dhe turp ngaqė je nė rrugė tė vėrtetė.

Nė kėtė kohė Profetit (a.s) i shpallen dy ajete tė reja:

I pari: “Shpalle atė me tė cilėn je urdhėruar dhe largohu nga politeistėt”. (Hixhr 94)

I dyti:”Dhe kėshillo farefisin tėnd mė tė afėrt”. (Shuara 214)

Kėshtu filloi Profeti (a.s) me njerėzit e tij mė tė afėrt. Pėr kėtė ai i ftoi tė gjithė pėr darkė. Nė kėtė darkė merrnin pjesė familja e Abdul Mutalibit dhe disa nga Benu Hashim. Tė gjithė ishin 45 veta, burra dhe gra. Pasi hėngrėn, akoma pa e marrė fjalėn Profeti (a.s), ndėrhyri Ebu Lehebi, xhaxhai i tij dhe i tha:”Dėgjo o Muhamed, para se tė flasėsh! Dije qė ne nuk u bėjmė dot ballė tė gjithė arabėve. Nėse ti do tė vazhdosh tė qėndrosh nė atė rrugė qė je, tė gjithė arabėt dhe kurejshėt do tė kthehen kundėr teje dhe njerėzve tė tu. Deri sot nuk kam dėgjuar nga arabėt qė dikush prej tyre, i ka sjellė popullit tė tij diēka mė tė keqe se ajo qė ti po i sjell popullit tėnd”.

Mė pas ai u drejtua nga tė pranishmit e tjerė dhe u tha:”Merreni pėr dore dhe mbylljani kėtė gojė, para se tė ktheheni nė armiq tė gjithė arabėve!”

Profeti (a.s) heshti dhe mė pas u tha tė pranishmėve:”Nėse keni pėrfunduar tė ngrėnit dhe dėshironi tė largoheni, jeni tė lirė”.

Ai qė ia tha kėto fjalė ishte xhaxhai i tij, dhe kur tė kundėrshton njė i afėrm ėshtė mė e rėndė. Megjithatė Profeti (a.s) nuk e kundėrshtoi, pasi nuk dėshironte qė thirrjen Islame, t’a fillojė me zėnka me xhaxhanė e tij para tė gjithė familjes. Megjithė fjalėt e rėnda qė i tha xhaxhai i tij, Profeti (a.s) nuk e kundėrshtoi, pasi Islami nuk fton pėr grindje dhe zėnka.

Ebu Lehebi ishte xhaxhai i Profetit (a.s) dhe e donte atė shumė, saqė kur lindi Profeti (a.s), ai therri dele dhe organizoi ceremoninė e lindjes. Jo vetėm kaq, por nga dashuria qė kishte pėr tė, ai kishte fejuar dhe dy djemtė e tij me dy vajzat tė Profetit (a.s).

Shkaku pėr tė cilin ai e kundėrshtonte Profetin (a.s) ishte se kishte hallin e tregėtisė dhe pasurisė. Ai e kuptonte se njė mesazh i tillė, do i kthente kurejshėt nė armiq tė tyre. Kjo pasi fjala “Nuk ka zot tjetėr veē Allahut” do tė thoshte qė tė hiqen gjithė idhujt sipėr Qabes. Nėse do tė ndodhte kjo, fiset qė kishin idhujt nė Qabe nuk do i lejonin mė tė tregtonin tė lirė, gjė e cila do tė shkaktonte kolaps ekonomik nė Meke.

Kėshtu, mbledhja e parė me familjen e tij dėshtoi. Kjo me qėllim qė tė mėsojė Profeti (a.s) se rruga e tij e pranon dhe dėshtimin, por nuk pranon qė tė mbetet nė dėshtim. Pėr kėtė Profeti (a.s) i mblodhi pėrsėri dhe kėtė radhė ftoi vetėm tridhjetė veta, mes tyre dhe Ebu Lehebin.

Kėtė herė Profeti (a.s) nuk priti sa tė flasė Ebu Lehebi, por filloi vetė i pari dhe tha:”Falenderoj Zotin. E falenderoj Atė, kėrkoj ndihmė prej Tij, Atė e besoj dhe Atij i mbėshtetem. Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr veē Allahut qė ėshtė i pashok”.

Mė pas u drejtua drejt tyre dhe u tha:”Pėr Zotin, nėse do i gėnjeja tė gjithė njerėzit, ju nuk do tė mund t’ju gėnjeja. Nėse do i mashtroja tė gjithė njerėzit, ju nuk do tė mund t’ju mashtroja. Betohem nė Zotin, qė nuk ka zot tjetėr veē Tij, unė jam i dėrguari i Zotit pėr tek ju veēanėrisht dhe pėr tek tė gjithė njerėzit e tjerė nė pėrgjithėsi. Pėr Zotin, do ju vijė vdekja ashtu siē u vjen gjumi, do tė ringjalleni ashtu siē zgjoheni, do ju kėrkohet llogari pėr atė qė veproni dhe do jetė ose xhenet i pėrjetshėm, ose zjarr i pėrjetshėm. O Beni Hashim, shpėtojeni veten tuaj nga zjarri. O Benu Abdul Mutalib, shpėtojeni veten tuaj nga zjarri. O Abas, xhaxhai i Profetit, shpėtoje veten nga zjarri. O Safijje, halla e Profetit, shpėtoje veten tėnde nga zjarri. O Fatime vajza e Muhamedit, shpėtoje veten nga zjarri, pasi unė nuk kam nė dorė gjė”.

Mė pas pa nga vajza e tij Fatimeja, tė cilės i thotė:”O Fatime vajza e Muhamedit, mė kėrko ē’tė duash nga pasuria ime, por unė nuk kam nė dorė gjė nga Zoti”.

Xhaxhai i tij Abasi dhe Hamza, ulėn kokat dhe heshtėn. Ai qė foli ishte kryetari i familjes, xhaxhai qė e rriti Profetin (a.s) nė familjen e tij Ebu Talibi. Ai foli pėr tė ēuar nė vend porosinė e gjyshit tė Profetit (a.s) Abdul Mutalibit i cili para se tė vdesė i tha:”Po t’a lė amanet fėmijėn tim”. Ebu Talibi nuk ishte musliman, por e ruante porosinė e babait tė tij, pėr tu kujdesur pėr Muhamedin (a.s).

Kėshtu ai ēohet dhe i thotė:”Vazhdoje rrugėn me tė cilėn je obliguar, se unė do tė vazhdoj tė tė mbroj sa tė jem gjallė”.

Ebu Lehebi foli dhe tha:”Kjo ėshtė shenjė e keqe. Pengojeni para se tė marrė nė qafė  dhe tė tjerė”.

Ebu Talibi ia ktheu:”Do i mbahem fjalės time dhe pėr Zotin do e mbroj sa tė jem gjallė”. Tė pranishmit heshtėn dhe lėvizėn kokat.

Me kėtė Profeti (a.s) fitoi mbrojtjen e xhaxhait tė tij dhe tė rrethit familjar.

Mė pas Profeti (a.s) i pyeti:”Kush prej jush beson nė atė qė mė ėshtė shpallur”?

Hamzai dhe Abasi, kthyen kokat anansh, kurse Ebu Talibi tha:”Unė do vazhdoj nė fenė e Abdul Mutalibit”. Burrat dhe gratė e pranishėm, heshtėn dhe nuk folėn. Kurse Ebu Lehebi sigurisht qė refuzoi. I vetmi qė besoi nė mes tė gjithėve, ishte njė djalosh trembėdhjetė vjeēar, Ali ibnu Ebi Talibi. Ai ngriti dorėn dhe tha:”Unė tė ndjek pas nė atė qė tė ėshtė shpallur dhe do tė eci me ty nė kėtė rrugė”.

Tė gjithė filluan tė qeshin me tė madhe, pėr shkak tė moshės sė vogėl. Por Profeti (a.s) u ēua, i zgjati dorėn dhe i tha:”Vendose dorėn tėnde sipėr dorės sime”. Tė gjithė heshtėn kur panė kėtė. Aliu u ēua dhe ai dhe i shtrėngoi dorėn Profetit (a.s). Dorėn tjetėr Profeti (a.s) e pėrplasi sipėr dorės sė Aliut.

 

Hapit tjetėr qė do tė ndėrmerte Profeti (a.s) pasi siguroi ndihmėn e xhaxhait tė tij, ishte se tė njėjtat fjalė do ua thoshte dhe popullatės sė Mekes. Pėr kėtė ai do tė ngjitej mbi kodrėn Safa, kodra mė e lartė nė Meke.

Pasi u ngjit mbi kodėr, filloi tė thėrrasė sipas fiseve tė Mekes:” O Benu Abdulmenaf, o benu Abdul Mutalib, o benu Adij, o benu Fihr etj…” Tė gjithė filluan tė grumbullohen rreth tij. Ata qė nuk kishin mundėsi tė shkonin, dėrgonin njė pėrfaqėsues. Nė kulmin e sigurisė dhe besimit nė vetvete, pasi u mblodhėn u tha:”Nėse do u thoja qė pas kėsaj kodre ėshtė njė ushtri qė kėrkon t’ju sulmojė, a do mė besonit?”

Ata iu pėrgjigjėn:”Nuk kemi provuar prej teje gėnjeshtėr kurrė”. Atėherė u thotė:” Unė jam i dėrguari i Zotit tek ju dhe u paralajmėroj njė ndėshkim tė dhimbshėm (nėse nuk besoni)”.

Asnjėri prej tė pranishmėve nuk foli. I vetmi qė foli ishte Ebu Lehebi, xhaxhai i tij, qė i tha:”T’u thafshin duart, a pėr kėtė na paske mbledhur”?

I pari qė e zhgėnjeu Profetin (a.s) ishte xhaxhai i tij. Prandaj mos u mėrzit nėse zhgėnjimi dhe e keqja tė vijnė nga shoku, apo njeriu i afėrt.

Megjithatė Profeti (a.s) nuk i tha gjė, pasi ishte xhaxhai i tij dhe tė keqes nuk i pėrgjigjej me tė keqe.

Pasi tha fjalėt e tij, Profeti (a.s) zbriti nga kodra. Nė ato ēaste atij iu shpall sureja “Mesed” e cila zbriti posaēėrisht pėr Ebu Lehebin.

“Iu thafshin duart Ebu Lehebit, qė i janė tharė. Atij nuk i bėri dobi pasuria dhe ajo qė fitoi. Ai do tė hyjė nė zjarr me flakė.” (Mesed 1-3)

Nga armiqtė e Profetit (a.s), qė Zoti i pėrmend nė Kuran ėshtė vetėm Ebu Lehebi, megjithėse Ebu Xhehli ėshtė ai qė e ka lėnduar Profetin (a.s) mė shumė se kushdo tjetėr. Megjithatė emri i tij nuk pėrmendet. Kjo pasi Ebu Lehebi me sjelljet e tij, ėshtė ai qė i nxiti tė tjerėt qė t’a lėndonin dhe fyenin. Derisa filloi ai, tė gjithė mbanin njė qėndrim asnjanės. Pėr kėtė Zoti e ka pėrmendur emrin e tij nė Kuran.

Prandaj ruhu o vėlla dhe o motėr qė tė mos jesh ti i pari qė vepron diēka tė keqe dhe qė ua mėson tė tjerėve.

Thotė Profeti (a.s):”Kush lė si traditė njė vepėr tė keqe, ai do tė ketė gjynahet e saj dhe gjynahet e atyre qė do e veprojnė atė deri nė ditėn e Kiametit.”

Kushdo qė e fyen Profetin (a.s) deri nė ditėn e Kiametit, gjynahet i shkojnė dhe Ebu Lehebit, pasi ai ishte i pari qė e nisi diēka tė tillė.

Ndėshkimin tė cilin e pėrmend Zoti nė Kuran pėr Ebu Lehebin, ėshtė pėr shkak se ai e dinte qė Profeti (a.s) thotė tė vėrtetėn, por ai vendosi tė vėrtetėn nė njė anė dhe interesin nė anėn tjetėr dhe zgjodhi interesin personal.

Kurrė mos prano qė tė zgjedhėsh interesin, kur tė vėrtetėn e sheh qartė para syve.

Qė nga kėto caste, Profeti (a.s) do tė fillonte tė ftojė njerėzit kudo qė t’i shihte. Herė ecte nė rrugė dhe u thoshte:”Thoni nuk ka zot tjetėr veē Allahut tė shpėtoni”. Herė tė tjera u thoshte:”Thoni nuk ka zot tjetėr veē Allahut tė hyni nė xhenet”. Herė tė tjera u thoshte:” Thoni nuk ka zot tjetėr veē Allahut, tė bėheni tė parėt e arabėve dhe t’ju nėnshtrohen tė huajt”.

Po tė shohim, Profeti (a.s) me kėto fjalė i pėrgėzonte dhe nuk i frikėsonte me ndėshkimin e Zotit dhe xhehnemin. Herė u premtonte shpėtim, herė xhenetin dhe herė tė tjera poste dhe lavdi nė kėtė botė. Gjithēka qė kėrkoni e keni nė mesazhin me tė cilin jam ngarkuar.

Numri i banorėve tė Mekes nė kėtė kohė ishte afėrsisht 25.000 – 30.000 banorė. Kurse numri i muslimanėve kishte arritur nė dyqind. Megjithė numrin e pakėt, kėta dyqind muslimanė e tronditėn dhe shkundėn shoqėrinė nė Meke. Kjo pasi ishin dyqind tė cilėt jetonin dhe kishin depėrtuar nė damarėt e shoqėrisė. Ata ishin njerėz me moral tė lartė dhe tė suksesshėm nė jetė, ishin njerėz tė integruar nė shoqėri.

Nė pak rreshta dua tė theksoj rėndėsinė e integrimit brenda shoqėrisė. Njė baba tregon qė djali i tij ėshtė fetar. Ēdo natė kur shkon tė flejė na pėrshėndet me:”Esselamu alejkum” ne i themi :”Ve alejkum selam” dhe i themi gjtihashtu “natėn e mirė.” Por ai nuk na pėrgjigjet me “natėn e mirė”.

Ne sot kemi nevojė qė t’ju flasim njerėzve me gjuhėn qė e kuptojnė. Qė t’u flasėsh tė tjerėve rreth fesė, duhet qė nė radhė tė parė tė integrohesh bashkė me ta.

Profeti (a.s) nė Meke u fliste jobesimtaėve rreth fesė dhe u fliste me gjuhė tė cilėn e kuptonin. Sigurisht qė ai i vizitonte dhe u uronte festat e tyre. Ishte kjo mėnyrė komunikimi e cila pati ndikim tek ata tė cilėt pranonin Islamin.

Kurejshėt e kuptuan qė Profeti (a.s) me kėtė propagandė do tė kishte ndikim negativ nė interesat e tyre personale dhe mund tė shkaktonte armiqėsi mes fiseve. Atėherė filluan ta luftonin nė forma tė ndryshme. Fillimisht filluan tė hedhin dyshime nė ato qė thotė. Kėshtu herė i thonin magjistar, herė i ēmendur, herė fallxhor etj…

Njė herė u mblodhėn kurejshėt dhe me ta dhe Velid ibnul Mugire, pėr tė diskutuar rreth Profetit (a.s). Velidi i pyeti:” Ēfarė nofke i keni vėnė me qėllim qė tė tjerėt mos i shkojnė pas?”

Ata i thanė:”I thėrrasim i ēmendur.”

Ai u tha:”Nuk mund t’a thėrrasim i ēmendur pasi tė gjithė e dimė qė nuk ėshtė i tillė.” Dikush tjetėr tha:”Magjistar.”

Velidi ua ktheu pėrsėri:”Ne tė gjithė e dimė si janė magjistarėt dhe i kemi parė. Ai nuk ėshtė prej tyre.”

U ngrit njė tjetėr dhe tha:”bejtexhi (poet).”

Velidi i tha:”Ne tė gjithė e dimė se si janė bejtexhinjtė, fjalėt qė thotė ai nuk mund tė jenė bejte (vargje).” 

Dikush tjetėr tha: ”Ta quajmė fallxhor.”

Por pėrsėri Velidi e kundėrshtoi. Dikush tjetėr pyeti:”Po ēfarė ta quajmė atėherė?” Velidi ia ktheu:”Pėr Zotin fjalėt e tij kanė ėmbėlsi dhe ai vetė ėshtė i mbushur me hijeshi. Ai ėshtė frytdhėnės dhe gjithmonė lartėsohet dhe asgjė nuk lartėsohet mbi tė.”

Tė tjerėt, tė habitur nga kjo e pyetėn:”Mos e ke besuar dhe ti o Velid me kėto qė po thua?!”

“Kurrė – ua ktheu – si qenka e mundur qė t’i shpallet atij dhe tė lihem unė, qė jam nga paria e kurejshėve?! I thėrrisni “magjistar, qė ndan burrin nga gruaja dhe babanė nga fėmija.”

 

Vetė Kurani e pėrmend Velid ibnu Mugiren se si mendohej rreth nofkave qė do i vinte Profetit (a.s). Thotė Zoti nė Kuran:”Mė lėr Mua dhe atė qė e kam krijuar tė vetėm. Atij qė i kam dhėnė pasuri tė shumta. Dhe fėmijėt e tij (Unė ia kam dhėnė). Dhe ia bėra jetėn tė lehtė. Ai lakmon qė Unė t’ia shtoj. Por jo, pasi ai ishte kokėfortė ndaj fakteve Tona. Unė do ta ndėshkoj me njė dėnim tė rėndė. Vėrtet qė ai mendote dhe thurrte. U shkatėrroftė ashtu siē thurrte. Dhe njė herė u shkatėrroftė siē thurrte. Mė pas mendoi. Pastaj u vrenjt dhe u inatos. Pastaj u kthye me mendjemadhėsi. Pastaj tha: Kjo s’ėshtė veēse magji nga ato tė vjetrat. Kėto nuk janvė veēse fjalė njeriu. Por Unė do e hedh nė zjarr.” (Muddethir 11-26)

 

Kurse xhaxhai i tij Ebu Lehebi, sa herė qė Profeti (a.s) takohej me dikė dhe i fliste rreth Islamit, ai u thoshte:”Mos e besoni, ai ėshtė i ēmendur. Ai ėshtė djali i vėllaut tim dhe e njoh mire.”

Njerėzit thonin: ”Xhaxhai i tij e njeh mė mirė se ne.” dhe largoheshin.

Njė mekas me emrin Nadr ibnul Harith u thotė njė ditė kurejshėve:”Mė dėrgoni nė vendet perse, me qėllim qė tė mėsoj histori dhe tregime si ato qė tregon Muhamedi”. Kėshtu shkoi dhe qėndroi atje njė vit, me qėllim qė kur tė kthehej tė luftonte Profetin (a.s). Pasi u kthye, sa herė qė Profeti (a.s) u tregonte njerėzve diēka nga Kurani, ai u thoshte:”Mos e dėgjoni atė, ejani t’ju tregoj unė histori mė tė bukura se tė Muhamedit” dhe fillonte tė tregojė pėrralla nga Persia.

Mė shumė se kaq, ata e akuzuan dhe pėr agjent tė njė vendi tjetėr. Kėtė e pėrmend dhe Kurani ku thotė:”Ata tė cilėt nuk besuan thanė: Ky nuk ėshtė veēse njė trillim i tij, pėr tė cilin e kanė ndihmuar dhe njerėz tė tjerė. Kėshtu ata bėjnė shtrembėrime dhe shpifje. Dhe thanė janė legjenda tė tė parėve tė cilat i ka shkruar por qė dikush ia dikton nė mėngjes e darkė” (Furkan 4-5)

Tė gjitha kėto qė ia thonin, megjithatė Profeti (a.s) nuk ua kthente, por vazhdonte tė punojė natė e ditė. Gjatė natės falte namaz nate, kurse ditėn ishte nė kulmin e aktivitetit pėr pėrcjelljen e mesazhit hyjnor.

Kur e shihte Hadixheja duke u falur natėn i thoshte:”A nuk flen o i dėrguar i Zotit?” Kurse ai ia kthente:” Ka ikur koha e gjumit o Hadixhe.”

Kur dėgjonin nė Kuran fjalėn “ Rrahman” (Mėshirues) ata thonin:” Ky Rahmani, ėshtė nga njė vend tjetėr dhe ėshtėai ia mėson kėto qė thotė.” Kėtė e pėrmend dhe vetė Zoti nė Kuran:”Ne nuk do e besojmė Rahmanin kurrė”.

Edhe Zoti e kėshillonte nė Kuran Profetin (a.s) me fjalėt:”Sikur t’i dėshiron tė shkatėrrosh veten nga pikėllimi pas tyre, nėse nuk besojnė nė kėtė fjalė (Kuranin)”. (Kehf 6)

Megjithė dyshimet dhe propagandėn e madhe kundėr Profetit (a.s), numri i pasuesve tė tij vetėm rritej. Kjo pasi e drejta dhe e vėrteta ėshtė mė e fortė dhe do tė triumfojė.

Sido qė tė shohėsh ryshfete dhe korrupsion, sido qė tė shohėsh moral tė ulėt, sido qė t’i shohėsh njerėzit larg Zotit, dije se e vėrteta do tė triumfojė. Kjo ėshtė njėlloj sikur nėse gjithė njerėzit nė tokė tė merrnin fshesa dhe me ta tė dėshironin tė pluhurosin qiellin. Vallė a do mund ta pluhurosin? Ajo qė do tė pluhurosin ėshtė vetja e tyre, pasi qielli do tė vazhdojė i pastėr.

 

Mėsimet e nxjerra nga sa u pėrmend.

 

1 – Jeto pėr tė vėrtetėn duke ndjekur gjurmėt e tė dashurit Muhamed.

2 – Zgjidh atė qė ėshtė e drejtė dhe mos zgjidh interesat e tua personale.

3 – Koha e gjumit ka ikur dhe ka ardhur koha e punės.

4 – Intergrimi nė shoqėri dhe ftesa e tyre.

 

 

  Dërgo Merre Kthehu
 
   

© copyright www.ikratv-alb.net 2007