Data:09/09/10

 
Untitled Document
Tė duash shokėt e Profetit a.s

Familjet e tė pėrgėzuarve me xhenet

Ky ėshtė njė program qė hedh dritė mbi biografinė e dhjetė tė pėrgėzuarve me xhenet, marrėdhėniet e tyre bashkėshortore, edukimin e fėmijėve dhe mėnyrėn e tė sjellurit me tė tjerėt.

Emisioni: 1

Tema e emisionit: Tė duash shokėt e Profetit a.s, pjesė e besimit

Prezantues: Prof. Xhasim El-Mutawa

Kjo ėshtė tema e parė mbi jetėn dhe edukimin e tė pėrgėzuarve me xhenet.

Nė kėto tema, ne nuk do tė trajtojmė jetėshkrimin e kėtyre figurave, por do tė pėrpiqemi tė depėrtojmė brenda familjeve tė tyre. Ne do tė hyjmė brenda shtėpive tė tyre, duke studiuar lidhjet e tyre me bashkėshortet dhe edukimin e fėmijėve.

Qė nė fillim, duam tė bėjmė me dije se edhe pse nė kėto tema jemi pėrqendruar tek dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet, ne do tė trajtojmė dhe figura tė tjera nga brezi i sahabėve.

Dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet janė: Ebu Bekri, Umer ibnul Hattabi, Uthman ibnu Affani, Ali ibnu Ebi Talibi, Ebu Ubejde ibnu Amir ibnu Xherrah, Abdurrahman ibnu Auf, Sad ibnu Ebi Vekkas, Zubejr ibnu Avam, Talha ibnu Ubejdilah dhe Seid ibnu Zejd.

Gjithashtu, ne do i qasemi dhe familjeve tė atyre qė Profeti a.s i pėrgėzoi me xhenet si Hasani dhe Husejni, Ummu Sulejm, Harithe etj... por qė nuk bėjnė pjesė tek tė dhjetėt e mėsipėrm. Njė beduin, edhe pse nuk kishte falur asnjė rekat namaz, hyri nė xhenet.

Tė gjithė kėta sahabe, shokė tė Profetit a.s, menduam qė t’i mbledhim nė njė serial temash tė veēanta. Ne do tė pėrpiqemi qė jetėshkrimet e tyre t’i studiojmė nė aspektin shoqėror, edukativ dhe familjar.

Shokėt e Profetit a.s ndėrtuan njė metodologji tė pasur pėr brezat qė erdhėn mė vonė. Vetė Profeti a.s i pėrshkruan ata me fjalėt:”Shokėt e mi janė si yjet nė qiell. Me cilindo qė tė orientoheni, do tė udhėzoheni.”

Tė gjithė ne e lusim Zotin – sidomos nė kohėt kur pranohen lutjet - qė tė na bėjė nga banorėt e xhenetit. Thotė Profeti Muhamed a.s:”Kush ia kėrkon Zotit tre herė xhenetin, e ka merrituar atė.”

Kurse nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:”Kush kėrkon mbrojtje nga zjarri tre herė, zjarri do i thotė Zotit:”O Zot! Mos e fut kėtė njeri tek unė!”

Ėshtė diēka tėrheqėse qė tė njihesh me jetėshkrimin dhe marrėdhėniet e dhjetė tė pėrgėzuarve me xhenet, me familjet e tyre.

Dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet

Kėta tė dhjetė i pėrmend Profeti a.s nė njė hadith tė transmetuar nga Seid ibnu Zejd, i cili e ka dėgjuar Profetin a.s tė thotė:”Dhjetė persona janė nė xhenet: Ebu Bekri ėshtė nė xhenet, Umeri ėshtė nė xhenet, Uthmani ėshtė nė xhenet, Aliu ėshtė nė xhenet, Talha ėshtė nė xhenet, Zubejri ėshtė nė xhenet, Abdurrahman ibnu Aufi ėshtė nė xhenet, Sad ibnu Malik ėshtė nė xhenet, Ebu Ubejde ibnu Amir ibnul Xherrah ėshtė nė xhenet.” Kėtu, transmetuesi i hadithit Seid ibnu Zejdi heshtėn pėr njė moment. Tė pranishmit e pyetėn:”Kush ėshtė i dhjeti?” Ai u tha:”Seid ibnu Zejdi” pėr veten e tij.  Mė pas u tha:”Njė moment i tyre me tė dėrguarin e Zotit, ku u pluhurosej fytyra, ėshtė mė i dobishėm se e gjithė jeta juaj e mbushur me vepra tė mira, edhe sikur tė jetonit sa Nuhu a.s.”

Ėshtė ky hadith, baza nga e cila do tė flasim mbi dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet.

Nė hadithin e mėsipėm, vihet re dhe modestia e Seid ibnu Zejdit, njė nga tė pėrgėzuarit me xhenet dhe transmetuesi i kėtij hadithi. Kur erdhi radha pėr tė pėrmendur emrin e tij mes dhjetė tė pėrgėzuarve me xhenet, ai heshti dhe nuk u pėrgjigj derisa e pyetėn.

Numri i sahabėve kur vdiq Profeti a.s.

Shumė jetėshkrues dhe kronikas, kanė pėrmendur qė numri i sahabėve nė kohėn qė vdiq Profeti a.s arrinte nė njėqind mijė. Ndėrkohė qė tė tjerė e ēojnė kėtė numėr nė njėqind e katėrmbėdhjetė mijė.

Kush konsiderohet sahabij

Sahabij konsiderohet ai qė ka jetuar nė kohėn e Profetit a.s dhe ka arritur ta shohė atė. Nėse ka qenė bashkėkohės me Profetin a.s por nuk e ka parė, ai nuk konsiderohet sahabij. Sahabij, quhet ai qė e ka parė Profetin a.s dhe ka besuar nė mesazhin e tij. Disa dijetarė vendosin dhe njė kusht tjetėr, qė tė ketė arritur moshėn e pubertetit kur e ka parė Profetin a.s.

Tė gjithė ne e duam xhenetin dhe i frikėsohemi zjarrit, prandaj falemi, agjėrojmė dhe adhurojmė Zotin.

Me kėtė rast, Umer ibnul Hattabi thotė:”Sikur tė mos ishte islami, do tė bėja hile qė nuk i njohin arabėt.”

Kjo do tė thotė qė nėse Umeri nuk do tė ishte musliman qė i frikėsohet Zotit, do tė vepronte gjėra tė tmerrshme. Ėshtė islami dhe besimi nė Zot, ai qė na mbron dhe orienton drejt mė tė mirės.

Xheneti ėshtė ėndrra e ēdo muslimani

Xheneti ėshtė ėndrra e secilit prej nesh qė jetojmė nė kėtė botė. Sa herė qė na ndodh tė shohim njė palmė tė gjatė dhe tė bukur, shprehim habi dhe ēudi mbi bukurinė e saj. Nėse kjo ndodh me palmat dhe krijesat e kėsaj bote, ē’mund tė themi me ato tė xhenetit? Profeti a.s na mėson se si t’i shtojmė palmat nė vendin tonė nė xhenet. Ai thotė:”Kush thotė njė herė subhanallah, i ėshtė mbjellė njė palmė nė xhenet me trung floriri.”

Ne shohim njė palmė tė kėsaj bote dhe habitemi nga lartėsia dhe hijeshia e saj, po njė palmė qė ka trung floriri, si mund tė jetė?

Gjithashtu, kushdo qė thotė elhamdulilah, i mbillet njė palmė nė xhenet. Prandaj thuaj dhe ti o vėlla dhe o motėr nė kėto ēaste “elhamdulilah” dhe tė jesh i sigurtė qė tė ėshtė mbjellė njė palmė nė xhenet. E njėjta gjė ėshtė dhe pėr Allahu ekber.

Kushdo qė lexon suren Ihlas, do i ndėrtohet njė shtėpi nė xhenet. Kėshtu, njė projekt qė pėrbėhet nga njė shtėpi e rrethuar me palma xheneti, nuk tė harxhon veēse disa minuta, duke pėrmendur Zotin e madhėruar.

Qėllimi ynė me kėto tema, ėshtė qė dashuria pėr sahabėt tė na shtohet. Ndėrkohė qė flasim mbi dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet, i konsiderojmė ata si njė shkollė nga e cila vetėm mėsohet dhe nxihet dije.

Rreth brezit tė sahabėve, Profeti a.s thotė:”Brezi mė i mirė ėshtė brezi im, pastaj ata qė i pasojnė, pastaj ata qė i pasojnė.” Lidhur me sahabet, dijetarėt muslimanė pohojnė:”Ēdo e mirė rrjedh prej tyre.”

Kjo nuk do tė thotė – siē mendojnė disa ftues – qė brezat e fundit janė brezi i sė keqes, degjenerimit dhe korrupsionit. Ne jemi pėrgėzues dhe nuk pėrgėzojmė pa baza. Vetė Profeti a.s thotė:”Shembulli i umetit tim ėshtė si shembulli i shiut, tė cilit nuk i dihen dobitė, i ka nė fillim apo nė fund.”

Nėse ne jemi nga brezat e fundit tė kėtij umeti, shpresa dhe e mira vazhdojnė tė ekzistojnė. Nėse e mira ekzistonte nė brezin e parė tė kėtij umeti, atėherė ata janė shokėt e Profetit a.s. Edhe pse jemi tė bindur qė sahabėt janė brezi mė i mirė qė ka ekzistuar mbi tokė, kjo nuk do tė thotė qė ne i pėrkasim brezit mė tė keq. Profeti a.s, ashtu siē lėvdoi brezin e tyre, na ka lėvduar dhe neve.

Tė mendosh siē mendojnė shumė njerėz, se brezi qė ishte para nesh ka qenė mė i mirė, ėshtė gabim. Diēka e tillė do tė ndikonte negativisht dhe do e rrėnonte moralin e tė rinjve. Ata do tė bindeshin edhe pse pa fakte, qė janė brezi mė negativ.

Profeti a.s – siē e pėrmendėm dhe mė sipėr – ashtu siē ka lavdėruar brezat e parė, ka lavdėruar dhe brezat e vonshėm. Nė njė hadith, ai thotė:”Do tė vijė njė kohė, kur tė zbatosh normat islame do tė jetė si tė mbash prushin nė dorė.” Dhe diēka e tillė pa dyshim qė ėshtė njė lavd pėr atė brez qė do e pėrjetojnė njė kohė tė tillė.

Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s na quan si tė dashurit e tij.

Padyshim qė feja dobėsohet, sa mė shumė qė largohemi nga brezi i sahabėve. Por gjithashtu, nė brezat e fundit do tė pėrhapet drejtėsia dhe do tė vijė njė udhėheqės i drejtė, i cili do tė sundojė botėn me drejtėsi.

Ne nuk duhet t’a pranojmė atė qė thuhet shpesh herė qė umeti i muslimanėve po devijon drejt humbjes dhe se e mira nuk ekziston sot. Kėtė e argumentojnė me krizat qė po pėrjeton umeti nė Palestinė, Irak, Afganistan etj...

Diēka e tillė ėshtė e padrejtė, pasi ne si muslimanė jemi tė urdhėruar qė ashtu siē shohim anėn e errėt tė medaljes, tė shohim dhe anėn e saj tė ndritur. Unė besoj dhe jam i bindur qė umeti i Muhamedit a.s ka shumė anė tė ndritshme dhe e mira nė kėtė umet do tė vazhdojė deri Ditėn e Kijametit. Kėto konkluzione i nxjerrim nga shkolla e profetit Muhamed a.s dhe nga shkolla qė themeluan shokėt e tij mė vonė.

Ēdo tė mirė qė dimė dhe e veprojmė sot, regjistrohet nė regjistrat e veprave tė mira tė atij brezi tė nderuar dhe fisnik. Nėse dikush do na bėnte njė favor apo nder, ne nuk do ia harronim sa tė ishim gjallė. Kėshtu, ne nuk duhet tė harrojmė nderin dhe favorin mė tė madh tė shokėve tė Profetit a.s.

Pėr tė vėrtetuar vlerat e tyre, do tė mjaftonte lėvdata e vetė Zotit tė madhėruar nė Kuran ku thotėSa u pėrket besimtarėve tė parė, prej muhaxhirėve dhe ensarėve, Allahu ėshtė i kėnaqur me ata dhe me tė gjithė tė tjerėt qė i pasuan me vendosmėri e pėrkushtim nė besim; edhe ata janė tė kėnaqur me Atė. Allahu ka pėrgatitur pėr ata kopshte nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe ku do tė jetojnė pėrgjithmonė. Kjo ėshtė fitorja madhėshtore!” (Teube: 100)

Vetė Zoti i madhėruar e publikon dashurinė e Tij pėr kėtė brez, prandaj dashuria pėr ta ėshtė detyrė dhe obligim.

Mundėsitė pėr tė studiuar dhe njohur mė mirė jetėshkrimet e tyre sot ėshtė shtuar me pėrhapjen e mediave vizive dhe tė shkruara. Nė ēdo kohė dhe nė mėnyrė tepėr tė shpejtė, secili prej nesh mundet tė gjejė informacionin e duhur pėr secilin prej tyre.

Interneti na ofron mundėsinė mė tė mirė pėr tė marrė informacionin e duhur dhe nė ēdo kohė. Njė nga miqtė e mi, mė tregon se shkarkon tema dhe informacione tė ndryshme mbi sahabėt nga interneti dhe i vendos ato nė celularin e tij. Gjatė rrugės pėr nė punė ose gjatė kthimit pėr nė shtėpi, i dėgjon predikimet dhe ligjėratat e ndryshme.

Dallimi mes historisė dhe jetėshkrimit (sire) tė Profetit a.s.

Ndryshimi dhe dallimi mes historisė dhe jetėshkrimit tė Profetit a.s konsiston nė:

Nėse nė histori mund tė ndodhin gabime, ato nuk janė model dhe shembull pėr t’u ndjekur. Kurse jetėshkrimi i Profetit a.s. (sire) ėshtė pjesė e zbulesės hyjnore dhe ėshtė e njėllojtė me thėniet e tij. Jetėshkrimi i Profetit a.s ėshtė pjesė e pandarė nga tradita e Profetit a.s, suneti. Kur duam t’a pėrkufizojmė traditėn profetike, themi:”Ēdo gjė e transmetuar nga Profeti a.s, ku pėrfshihen thėniet, veprat dhe miratimet.” Kėshtu, jetėshkrimi i Profetit a.s ėshtė pjesė e traditės sė tij, ndėrkohė qė historia jo.

Ne nuk e mohojmė qė pėrfitojmė dhe mėsojmė nga historia, por ajo mund tė korrigjohet. Ndėrkohė qė ndėrhyrjet pėr tė korrigjuar traditėn profetike janė tė papranueshme.

Obligimet tona kundrejt sahabėve

Njė nga detyrat mė kryesore ndaj kėtij brezi tė lavdishėm, ėshtė dashuria dhe ndjekja e shembullit tė tyre.

Ideja e tė pasurit njė model dhe shembull, ėshtė njė filozofi e ndėrtuar dhe themeluar nga vetė Profeti a.s. Ndėrkohė qė ai i mėsonte rregullat e fesė dhe obligimet njė beduini, Profeti a.s tha:”Faluni siē mė keni parė mua tė falem.”

Me kėtė, Profeti a.s deshi tė na ndėrgjegjėsojė qė ai ėshtė modeli dhe shembulli ynė mė i mirė. Ndėrkohė qė edhe katėr halifet e drejtė dhe tė gjithė sahabėt e tjerė, janė modeli ynė. Ata, edhe pse janė njerėz si ne, janė shembulli dhe modeli ynė mė i mirė.

Umeti ynė ėshtė njė nga umetet mė tė pasur pėrsa i pėrket modeleve tė mirė. Umeti dhe feja qė ka nxjerrė figura dhe liderė mė tė shumtė dhe madhėshtorė, ėshtė feja dhe umeti islam. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė para njė fakti tė tillė, tė vazhdojmė tė importojmė ide dhe vlera nga perėndimit. Ajo qė kėrkohet prej nesh ėshtė qė kėto vlera t’i kėrkojmė nė jetėshkrimet e sahabėve, t’i studiojmė dhe t’i bėjmė tė njohura pėr publikun. Studimi i jetėshkrimit tė dhjetė tė pėrgėzuarve me xhenet, ėshtė njė hap nė kėtė drejtim.

E lusim Zotin qė tė na bėjė tė ndjekim udhėn e tė pėrgėzuarve me xhenet.

Paqja e Zotit qoftė mbi ju!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Autori: Prof. Xhasim El-Mutawa
  Dërgo Merre Kthehu
 
   

© copyright www.ikratv-alb.net 2007